Lexoni edhe:
Pandeli Majko shpallet 'Qytetar Nderi' në këtë vend të Kosovës
Shkruan:ANALISTI-Skënder Mulliqi
Qeveria e Albin Kurtit me të gjitha forcat është duke kundërshtuar një Asociacion të tillë me kompetenca ekzektive , që po insiston BE përmes emisarëve special, Lajçak dhe Borrel, por kur asgjë mangu nuk i la as amerikani Eskobar, duke kërkuar me ngulm nga pala e jonë implemtimin e tij, e që është zhbërje e shtetësisë të Kosovës. Vendit tonë ju vunë masat shumë të padrejta ekonomike , kurse Serbisë, ju servua në vend të shkopit të fortë për mos kooperim më BE-në ,dhe me eskalim permanent të situatës në veri nga Vuçiqi, me ndihmën e Putinit, që me luftë ta bëjnë faktike ndarjen e Kovës mbi baza etnike, që bie ndesh katërçipërisht më planin e Ahtisarit , kur vetë faktori ndërkombëtar, është proklamuar për një Kosovë multi etnike. Pikërisht këtë gjë e tha edhe Dale Pfeiffer, ish drejtori i USAID-it në Kosovë, duke deklaruar se Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe , nuk është zgjidhje, dhe sipas tij, nëse bëhet nuk duhet të këtë kompetenca ekzekuitive. Roli i Asociacionit vuri në dukje Pfeiffer, duhet të mbetet kulturor.
Pandeli Majko shpallet 'Qytetar Nderi' në këtë vend të KosovësLexoni edhe:
Zgjedhjet e reja ne BE, ku lavjerrësi ka lëvizur djathtas në pjesën më të mirë të Evropës, ndoshta do të ngjallin shpresat së do të këtë ndryshim ndaj kursit politikë në maratonën e bisedimeve Kosovë-Serbi, ku kjo strukturë evropiane nuk arriti të ballansojë procesin ,madje kohët e fundit doli hapur karshi interesave të Serbisë të Vuçiqit, që ishte befasi e madhe pas ndihmës në luftën për çlirimin e Kosovës .E favorizuan dhe e faktorizuan një regjim më klikën e krimineleve të luftës në pushtet, e që nuk justifikohet për çfarëdo interesi, apo nga frika prej Putinit dhe Vuçiqit të cilët po kërkojnë më ngulm luftë . Disa janë skeptik në fitoren e të djathtës në Evropë, duke aluduar në procesin e migrimeve , por kjo nuk është çështje kapitale sa është ruajtja e stabilitetit në Evropë dhe në Ballkan, që seriozisht po rrezikohen nga Rusia dhe Serbia.
Mendoj, së e djathta do të jetë më e fuqishme duke i bërë pandam regresionit brutal e racist të Putinit dhe Vuçiqit për realizimin e ideve megalomane fashiste mbi baza etnike të “botës ruse” dhe të “botës serbe”.Unë e bëra këtu një hyrje edhe për faktin së Serbia, është duke e pa si rast jetik fitoren eventuale të Putinit në luftën në Ukrainë . Me Marrëveshjen e Dejtonit, ku u arrit paqja në Bosnje e Hercegovinë, prej tre entiteteve, boshnjakëve, kroatëve dhe serbëve, e kjo e fundit arriti më luftë nga Millosheviqi ta ketë Republika Srpska , e cila që shumë vite nga Millorad Dodik po kërkon shkëputje nga BH-ja. Vashingtoni zyrtar pas Kuvendit të mbajtur gjithëserb, bëri të ditur së nuk do të këtë shkëputje,të Repubkika Serpska, e cila në një aventurë të tillë do të zhbëhej. Në Kosovë, Vuçiqit ju shtuan apetitet për ndarje të Kosovës, sidomos pas marrëveshjeve shumë të dëmshme të Brukselit të firmosura nga Thaçi dhe Mustafa në vitet 2013 dhe 2015. Qeveria e Albin Kurtit më të gjitha forcat është duke kundërshtar një Asociacion të tillë më kompetenca ekzekutive , që po insiston BE përmes emisarëve special, Lajçak dhe Borrel, por asgjë mangu nuk i la as amerikani Eskobar, duke kërkuar më ngulm nga pala e jonë implementimin e tij, e që është zhbërje e shtetësisë të Kosovës. Vendit tonë ju vunë masat shumë të padrejta ekonomike , kurse Serbisë, ju servua në vend të shkopit të fortë për mos kooperim më BE-në ,dhe më eskalim permanent të situatës në veri nga Vuçiqi, më ndihmën e Putinit, që me luftë ta bëjnë faktike ndarjen e Kosovës mbi baza etnike, që bie ndesh këtëcipërishtë më planin e Ahtisarit , kur vetë faktori ndërkombëtar,është proklamuar për një Kosovë multietnike. Pikërishtë këtë gjë e tha edhe Dale Pfeiffer, ish drejtori i USAID-it në Kosovë, duke deklaruar se Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe , nuk është zgjidhje, dhe sipas tij, nëse bëhet nuk duhet të këtë kompetenca ekzekuitive. Roli i Asociacionit vuri në dukje Pfeiffer, duhet të mbetet kulturor. Ky është elaborimi më korrekt që i është bërë temës tashmë irituese të Asociacionit nga ndërkombëtarët. E kamë thënë shumë më herë , që e tha edhe ish drejtori i USAID-it, së Kosova e ka Asociacionin dhe së në kuadër të këtij duhet të jetë edhe asociacioni i minoritetit serb, dhe i të gjitha minoriteteve në Kosovë. Çka do të ndodhte më Kosovën e pavarur shtrohet pyetja logjike, nëse të gjitha minoritetet kërkojnë asociacion të veçantë, që natyrisht ka edhe kompetenca të veçanta? Sigurisht së do të kishim një zhbërje totale të shprehem ashtu të shtetit të Kosovës. Formimi i një Asociacioni të veçantë vetëm për minoritetin serb, kjo nuk përkon më logjikën e ruajtjes të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
Edhe pyetja tjetër. Pse Vuçiqi po këmbëngulë në Asociacionin që na lanë si patate të nxehtë Thaçi dhe Mustafa, të implementohet? Sigurisht që jo ta këtë kontrollin Prishtina Zyrtare , por Beogradi zyrtar siç e ka potencuar edhe ish drejtori i USAID-it. Ky implementim do të ishte nxitje për luftë jo vetëm midis shqiptarëve dhe serbeve, por edhe do kishte implikim lufte në mbarë rajonin, duke i ditur së sa të theksuara janë sot problemet etnike në Ballkan. Minoriteti serb i cili po instrumentalizohet nga politika destruktive e fashiste të Beogradit, duhet të integrohet në shtetin e Kosovës, duke pranuar realitetin e pakthyeshëm të krijuar pas vitit 1999, kur ju dha fund luftës në ish-Jugosllav. Në këtë elaborim ish shefi i USAID-it, kritikoi më të drejtë partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, duke thënë se po i bëjnë favore Serbisë . Krahas kësaj, Pfeiffer vuri në dukje se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk janë në interesin e Kosovës dhe se duhet të pyesin pse po e bëjnë këtë, duke nënvizuar që një asociacion i tillë do të ishte direkt ndikimin politike , të Beogradit zyrtar. Unë them , por që edhe ndërkombëtaret e dinë mirë, se një asociacion i tillë më kompetenca ekzekutive , është fillimi dhe fundi i shtetit sovran të Kosovës, që është e pa pa pranueshme për shqiptarët. Një asociacion çfarç e ka propozuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti , sikur ai për serbet në Kroaci, është i pranueshëm. Nuk duhet lejuar asnjë lloj tjetër asociacioni i cili bi ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës. Se a do të këtë BE-ja një qëndrim më të unifikuar pas zgjedhjeve , do të tregojë koha. Unë mendojë që do të kemi një qasje më ndryshe më të ballansuar, dhe pa hile siç pamë deri më tash nga BE-ja. Një propozim për ndërmjetës në bisedime e kemi sllovenin Pahor, e për emërime të tjera do të presim. Një shumicë e BE-së më të djathtën në krye , shpresohet së nuk do të lejon aventurat e rrezikshme të Vuçiqit dhe grupit të kriminelëve të luftës, për të realizuar idenë “ të gjithë serbët në një shtet”, siç u morën vesh klerofashistet më instruksionet e Putinit, në Kuvendin Gjithë serb të zhvilluar ditë me parë në Beograd.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".