Demokracia liberale me kundër efekt te popujt dhe shtetet me imitim të vlerave demokratike
Agim Bajrami
Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami
Qytetari shqiptar Alfred Behleri i cili ka lind dhe jeton në jugun e Shqipërisë dhe i cili i ushqen ndjenjat e tija të etnisë së minoritetit grek tani gjendet në paraburgim të Shqipërisë, i cili përballet me akuzat e manipulimit me votat e qytetarëve në garën e zgjedhjeve vendore për kandidat për kryebashkiak i Himarit të jugut të Shqipërisë.
Ngjarjen e arrestimit të z.Behleri u politizua nga politika e shtetit fqinj Greqisë duke e ngritë çështjen te Kryeministri i Shqipërisë, me kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të minoritetit grek, duke përfshirë edhe të burgosurin Alfred Behleri. Politikë bërja e Shqipërisë autoriteteve të Greqisë i është përgjigjur, se rasti i qytetarit të Shqipërisë është çështje ligjore dhe si rast nuk duhet të politizohet nga askush, dhe ky rast është i njëjtë me të gjitha rastet tjera e qytetarëve të Shqipërisë që ballafaqohen me ligjin. Greqia ballkanase, edhe pse vend anëtare në BE dhe NATO ,por me mendësi ballkanike, demokracinë e kuptojnë si përcaktim i përkrahjes së etnisë të kulturës mesjetare ,edhe kur personi gjendet në ballafaqim me ligjin caktohet në listën zgjedhore për deputet në parlamentin evropian ,një qytetar shqiptar që e mban një pasaportë grek dhe e parapëlqen të ushqej ndjenjën e minoritetit grek. Por a është kjo vetëdije e mirëfilltë e vlerave demokratike nga politikë bërja greke që një qytetar shqiptar të fut në listat zgjedhore dhe të votohej me numër të konsiderueshëm të votuesve nga ndjesia e viktimës së Alfred Behleri nga përcaktimi i minoritet grek ,dhe pyetja logjike është ,këndë e përfaqëson i burgosuri shqiptar në PE, dhe a do të duhej që një i burgosur të merr rolin e deputetit të parlamentit evropian, edhe nën ' prezumimin juridike 'së secili konsiderohet i pafajshëm derisa mos të ketë një vendim të plotfuqishëm gjyqësor. Por këndë e përfaqëson i burgosuri shqiptar i ndjesisë greke Alfred Behleri,Shqipërinë që është atdheu i tij dhe nuk është anëtare e BE apo Greqinë që mban një pasaportë politik për atë se deklarohet për grek?
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".