Rama dhe Kurti mund të mos pajtohen privatisht, por e kanë obligim të takohen zyrtarisht

Rama dhe Kurti mund të mos pajtohen privatisht, por e kanë obligim të takohen zyrtarisht
Rama dhe Kurti mund të mos pajtohen privatisht, por e kanë obligim të takohen zyrtarisht

Agim Bajrami

  • 15 June 2024 - 17:09

Shkruan: ANALISTI - Agim Bajrami

Interesi shtetëror dhe ai kombëtar jua detyron obligimin, edhe njërit edhe kryeministrit tjerët, si z. Kurti edhe Kryeministrit Rama që të projektojnë, komunikojnë dhe bashkëpunojnë për interesin e përbashkët të bashkëpunimit nacional,rajonal dhe mbi të gjitha kombëtar. I obligon vota qytetarë dhe fryma nacionale- kombëtare mbi të gjitha.

-Mediet e vendit raportuan dhe e bënë madje top lajm informacionin sipas të cilit doli se kryeministri i Republikës së Kosovës nuk e priti në takimin zyrtar, kryeministrin e Republikës së Shqipërisë i cili vizitoj Kosovën, për nder të nënshkrimit të marrëveshjes ushtarake të Kumanovës, në peshor të vitit 1999 , ndërmjet NATO-s dhe ushtrisë së Serbisë , për largimin e Serbisë nga Kosova, dhe hyrjes së forcave paqësore në Kosovë, dhe ndërtimin e Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare e shkatërruar nga Serbia. Nga pozicionet që kanë shtrohet pyetja se kënd e përfaqëson kryeministri i Kosovës në marrëdhënie me shtete tjera e veçmas me Shqipërinë?

Kryeministri i Kosovës mund të mos e takoj kryeministrin e Shqipërisë privatisht kur nuk gjendet në funksionin e kryeministrit por mandati i tij kushtetues dhe interesi i shtetit dhe qytetarëve të Kosovës e kërkojnë nga secili kryeministër ti përmbushin obligimet kushtetuese e ligjore në raport me përfaqësuesit e shteteve tjera e veçmas të Shqipërisë specifike të marrëdhënieve strategjik e kombëtar me Kosovën. Dhe cilat janë obligimet kushtetuese të Kryeministrit të Kosovës,po i theksoj si në vijim. Kompetencat kushtetuese të Kryeministrit të Kosovësjanë :

- përfaqëson dhe udhëheq Qeverinë;

- siguron që të gjitha Ministritë të veprojnë në pajtim me politikat qeveritare;

- siguron zbatimin e ligjeve dhe të politikave të përcaktuara të Qeverisë;

- ndërron anëtarët e Qeverisë pa pëlqimin e Kuvendit;

- kryeson Këshillin e Sigurisë së Kosovës;

- emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës;

- këshillohet me Presidentin e Republikës së Kosovës mbi çështjet e i inteligjencës ;

- së bashku me Presidentin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë;

- këshillohet me Presidentin për zbatimin e politikës së jashtme të vendit;

- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj. Dhe a ka shkelje kushtetuese dhe ligjore kur Kryeministri i Kosovës nuk pret në takime zyrtare për inatet e tija personale zyrtarët e lartë të shtetit tjetër në rastin e tanishëm ,kryeministrin e Shqipërisë...Dhe cilat interesa i përfaqëson kryeministri i Kosovës nga pozita zyrtare e shtetit që përfaqëson?. Interesi shtetëror dhe ai kombëtar jua detyron obligimin, edhe njërit edhe kryeministrit tjerët, si z. Kurti edhe Kryeministrit Rama që të projektojnë, komunikojnë dhe bashkëpunojnë për interesin e përbashkët të bashkëpunimit nacional,rajonal dhe mbi të gjitha kombëtar. I obligon vota qytetarë dhe fryma nacionale- kombëtare mbi të gjitha.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".