Lexoni edhe:
Rama dhe Kurti mund të mos pajtohen privatisht, por e kanë obligim të takohen zyrtarisht
Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri
Vetë zbulimi i bazave të reja me armë dhe pajisje ushtarake e policore serbe në veri të Kosovës, si rasti më i freskët i Zubin Potokut por edhe rastet e të premtes së 14 qershorit, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, flasin qartë, për rrezikshmërinë e lartë, të provokimit të ri të situatës, nga grupet kriminale dhe pjesëtarët e organizatave terroriste serbe, për të cilat, ka informata se po ushtrohen dhe stërviten jashtë territorit të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Serinë.
-Gëzon shumë fakti, se siç ka njoftuar vet Policia e Kosovës, aksionet e organeve të rendit dhe sigurisë, në veri po rezultojnë tërësisht me sukses pasi që tanimë edhe popullata lokale e çliruar nga tirania e grupeve kriminale dhe frika prej bandave terroriste serbe, është vetëdijesuar dhe po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës, për hetimin dhe zbulimin e lokacioneve me armatim të fshehur, duke bërë që edhe në operacionet e të enjtes dhe të së premtes, në veri, përsëri të gjendet sasi armatimi dhe municioni e mjete tjera policore e ushtarake.
Por përderisa aksionet e suksesshme të policisë për hetimin dhe zbulimin e lokacioneve me armatim të fshehur po zhvillohen pothuajse në baza ditore dhe po rezultojnë me zbulime të reja të armatimit ilegal të futur ilegalisht brenda territorit të Kosovës nga Serbia, organet e hetuesisë dhe të sigurisë së shtetit të Kosovës, duhet të merren seriozisht edhe me ish refugjat të mëhershëm nga Serbia dhe personat e dyshimtë, cilët për ta mohu suksesin e organeve të sigurisë dhe denigruar para ndërkombëtarëve punën profesionale të Policisë së Kosovës, përhapin propagandën e Serbisë, si Gazmend Muhaxhiri, se gjoja armatimet dhe mjetet tjera ushtarake të kapura në veri, po i vendos vet policia! Andaj duke pasur parasysh se armët e municionet dhe mjetet tjera ushtarako-policore, të kapura falë punës së mirë të institucioneve tona si dhe dhënies së informacioneve nga popullata vendore për lëvizjet e dyshimta dhe strehimin ilegal të individëve nga grupet kriminale serbe, shteti duhet të dëshmoj kujdes të shtuar edhe për luftimin e propagandës armiqësore nga individ dhe grupe shqipfolëse, brenda Kosovës, të cilat duhet të hetohen dhe sanksionohen sipas ligjit ngase njëjtë si grupet kriminale serbe, edhe ata paraqesin rrezik për riorganizim, rigrupim dhe provokim të ri të situatës së sigurisë në veri të Kosovës.
Kështu që, si zbulimi e gjetja e armëve dhe municioneve të deponuara nga kriminelët dhe terroristët serb, duhet të vëzhgohen dhe mbahen nën llupën e organeve të hetuesisë edhe personat, me origjinë refugjatësh të më hershëm, nga Serbia, të cilët bëjnë propagandë të vazhdueshme, njëjtë si Serbia, kundër organeve tona të rendit dhe strukturave të sigurisë së shtetit të Kosovës, se gjoja armatimet dhe mjetet tjera ushtarake të kapura në veri të vendit, janë të vendosura nga vet policia, siç përsërit Gazmend Muhaxhiri, për të satën radhë, me qëllim të denigrimit të Policisë dhe përhapjes së propagandës armiqësore kundër shtetit të Kosovës! Vet zbulimi i bazave të reja me armë dhe pajisje ushtarake e policore serbe në veri të Kosovës, si rasti më i freskët i Zubin Potokut por edhe rastet e të premtes së 14 qershorit, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, flasin qartë, për rrezikshmërinë e lartë, të provokimit të ri të situatës, nga grupet kriminale dhe pjesëtarët e organizatave terroriste serbe, për të cilat, ka informata se po ushtrohen dhe stërviten jashtë territorit të Kosovës, përgjatë vijës kufitare me Serinë. Fakti se edhe gjatë ditës së enjte, Policia e Kosovës në një aksion në Zubin-Potok, ka zbuluar lokacione të reja ku janë gjetur armë, granata dore dhe municione, si dhe pajisje tjera ushtarako policore, me ç`rast Policia e shtetit, ka arritur ti arrestojë edhe personat e dyshuar, të cilët i kanë mbajtur ato armë në shtëpitë e tyre, dëshmojnë se ata janë pjesëtar ilegal të organizatës terroriste të ashtuquajtur "mbrojtja civile".
Si rezultat i angazhimit dhe punës së detajuar të zyrtarëve policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit serb kosovar, janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë M-48, dy fishekë për pushkë gjuetie, katër telefona mobil, një Laptop, një granat dore M-75 prodhim Jugosllav, një Radio lidhje “Baufeng” dhe një Jelek taktik. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit tjetër po ashtu serb kosovar janë gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë me karikator, “Zoraki 917-T”, një Kuti me katër (4) fishekë për pistoletë, një kapelë me emblemë serbe dhe dy emblema me flamur serb”, të zbuluara dhe konfiskuara falë punës profesionale të Policisë së Kosovës. Me këtë rast duhet përsëritur edhe njëherë se gëzon shumë fakti që përkundër propagandës së njerëzve të dyshimtë si Gazmend Muhaxhiri, informacionet e popullatës minoritare lokale për lëvizjet e dyshimta dhe strehimin ilegal të individëve nga grupet kriminale serbe, kanë mundësuar që edhe në operacionin e së premtes, përsëri të gjendet sasi armatimi dhe municioni e mjete tjera policore e ushtarake, kapja me kohë e të cilave pamundëson rrezikun për riorganizim, rigrupim apo dhe provokim të ri të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, veprime këto të ndaluara rreptësisht edhe me ligj, kundër të cilave po vepron sistematikisht dhe me plot sukses Policia e Republikës së Kosovës!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".