Veriu i Kosovës, çelësi kryesor i ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit territorial e kushtetues të shtetit

Veriu i Kosovës, çelësi kryesor  i ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit territorial e kushtetues të shtetit
Veriu i Kosovës, çelësi kryesor  i ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit territorial e kushtetues të shtetit

Blerim Burjani

  • 18 June 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani

Kur jemi te çështja e sigurisë në vend, me theks të veçantë veriun e Kosovës, konsideroj se atje ende ka rrezik potencial për sigurinë .Do theksuar se atje për vite të tëra ka ekzistuar një pushtet paralel, jo vetëm civil dhe kriminal por edhe ushtarak serb, që me elemente të shumta janë përzier në pushtetin vendor dhe kanë funksionuar.

-Pas disa ndërhyrjeve të Policisë Speciale të Kosovës në veri të vendit u konstatua se atje kanë funksionuar të gjitha mekanizmat paraushtarak dhe kriminal. Tash më rrënimi i kësaj strukture ushtarake dhe paraushtarake serbe, të financuar nga Serbia, ka dal plotësisht në sipërfaqe. Kjo bënë me dije se po të kishte ndonjë organizim si ky deri te largimi i strukturave serbe , duket se kanë pasur përgatitje të plotë ushtarake për të hyrë edhe në luftë kundër Kosovës. Kjo u pa me fakte sepse me gjithë këtë sasi armatimi që është zbuluar atje vitin e kaluar, dhe po vazhdon të zbulohet akoma në aksionet e policisë së Kosovës të cilat po realizohen vazhdimisht, nuk shkohet për gjueti por për të bërë luftë.

Pra kjo mbetet akoma çështje dhe situatë shqetësuese. Po them se kjo mbetet shqetësuese nëse veprohet edhe me hapin tjetër, nëse themelohet një asociacion i komunave ku ato struktura kriminale sërish do të riaktivizoheshin në institucionet lokale dhe do të vepronin njëjtë për të marr arsenal ushtarak nga Serbia dhe për të ju kundërvër herëdo kurë Kosovës. Pra këtë e ka të qartë dhe duhet ta ketë parasysh Bashkësia Ndërkombëtare. Rreziku nga një sulm i ri serb është akoma prezent. Tendenca është qa ata ti kenë të gjitha kompetencat, përveç të mos kenë Republikë serbe që është e rrezikshme për integritetin e Kosovës por edhe për sigurinë rajonale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".