Lexoni edhe:
Veriu i Kosovës, çelësi kryesor i ruajtjes së stabilitetit dhe integritetit territorial e kushtetues të shtetit
Shkruan: ANALISTI- Dardan Grapci
Pas skandalit me trafik droge që u zbulua nga një televizion rumun, e ky dushohet se është e involvuara edhe një pjesë e kabinetit të Qeverisë Rama , Sia raporton Romania TV, Kosova menjëherë duhet të merr masa urgjente për shtimin sigurisë dhe kontrollit në dogana, edhe me rritjen e numrit të doganierve në pikat kufitare me shqiperine, sepse kjo drogë mundë të hyj edhe në Kosovë. Prandaj tash është koha që edhe partite opozitare në Shqipëri menjëherë të mobilizohen duke i bërë thirrje popullit që ta rrëzojnë sa me shpejtë këtë qeveri dhe pastaj të kërkojnë edhe ndihmën nga FBI dhe DEA për ti hetuar politikanët të cilët janë të përfshirë në këtë skandal si dhe të hetohet edhe ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë, Florian Coldea dhe Marina Pandarof. Të gjithë të dyshuarit duhet të arrestohen pa pik mëshire, sepse vetëm me arrestimet e këtyre politikanëve dhe agjentëve sekret të Rumanis, do të zbardhet e vërteta e plotë për dyhsimet e përfshirjes së qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama.
-Ato fakte që janë zbuluar nga televizioni rumun nuk do të duhej provuar të heshten dhe harrohen për asnjë cmim sepse skandali i radhës i trafikut ndërkombëtar të drogës që u zbulua nna mediet në Rumani, pas asaj aferës së lidhjes së spiunazhit McGonigalo, dhe i cili e implikon në lidhje direkt dhe Kryeministrin Edi Rama, është vetëm edhe një tjetër argument plus pse duhet akoma më shumë të mobilizohet opozita në Shqipëri, por edhe institucionet e pavarura të drejtësisë me mbështetje ndërkombëtare, për ti dhënë fund kapjes kriminale të shtetit nga regjimi mafioz i narko dilerit Edi Rama. Pra, Skandali tjetër vjen nga Rumania ku e e dashura e këshilltarit të Ramës bënë - festa me kokainë në Tiranë, ku rezultojnë t filmuar politikanë e biznesmenë në orgji. Hetimi i një skandali të madh ku është përfshirë ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë, Florian Coldea, po nxjerr në dritë dhe episode të frikshme që lidhet me Shqipërinë.
Ai rezulton se është këshilltar i jashtëm i kryeministrit Edi Rama, për sigurinë, por dyshohet i lidhur me një rrjet ndërkombëtar kokaine. Romania TV, një televizion informativ 24 orësh, raporton se Florian Coldea duke shfrytëzuar afrimitetin me disa politikanë të rëndësishëm në Shqipëri, ka ndihmuar të dashurën e tij Marina Pandarof, të bëhej pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës. Kokaina sillej nga Meksika, direkt nga karteli Sinaloa në Shqipëri në sasi të mëdha dhe më pas arrinte në Bukuresht në një rrugë sekrete. Referuar raportimit, bëhet fjalë për "M Netvork" ose "Rrjeti M" që shpërndante kokainë për personat e kategorisë VIP në kryeqytetin shqiptar. Klientët e të dashurës së Florian Coldeas, thuhet se ishin biznesmenë me ndikim të madh në Shqipëri, politikanë të nivelit të lartë, gjeneralë dhe persona me shumë para që qëndrojnë pranë politikanëve. Marina Pandarof cilësohet nga mediet në Rumani si "bjondia fatale", për shkak se partneri i saj Florian Coldea, ish-shefi i Shërbimit Sekret të Rumanisë ishte i dashuruar pas saj dhe e kishte vënë në krye të linjës së trafikut të kokainës, që thuhet se vinte direkt nga Sinaloa në Shqipëri e më pas në Bukuresht. Skandali shkon edhe më tej.
Coldea cilësohet si një personazh djallëzor që ka filmuar dhe regjistruar çdo festë dhe orgji që është zhvilluar në Tiranë, me eskorta e kokainë, ku të pranishëm kanë qenë biznesmenë të mëdhenj e politikanë të lartë vendas. Siç raporton Romania Tv, këto pamje janë përdorur për shantazh nga ish-shefi i Shërbimit Sekret. Në kushtet kur posedonte pamje dhe provave të ndryshme sa më komprometuese, ai hapte "dosjet e tij të shantazhit" dhe bënte kontrata "konsulence" me biznesmenë e politikanë që kishin marrë pjesë në orgji. "Florian Coldea është parë në restorante dhe hotele në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë takimeve me politikanë, biznesmenë apo persona të tjerë kontrovers. Në vitin 2020, në shtypin shqiptar doli një artikull për praninë e tij atje. Gjenerali Coldea u takua me politikanët më të lartë të Partisë Socialiste dhe qeverisë në mars 2020 në Tiranë", thotë televizioni rumun. Artikulli thotë se ish-shefi Shërbimit Sekret të Rumanisë ka ardhur disa herë në Shqipëri dhe kur pa terrenin, bëri atë që dinte më mirë.
Ai u infiltrua thellë në nëntokën e mafias në Shqipëri, bëri një sërë lidhjesh të rrezikshme nga mjedise të ndryshme, mes krimit dhe politikës. Megjithatë, shkrimi nuk përmend se cilët janë biznesmenët dhe politikanët e lartë me të cilët Florian Coldea kishte bërë marrëveshje, ose kishte përfshirë në dosjet e tij të shantazhit. Prat ë gjitha këto raportime janë edhe një argument plus të cilin duhet ta ketë opozita në dorë, për ti alarmuar dhe mobilizuar edhe qytetarët që së pakut me votë demokratike ta rrënojnë piramidën kriminale të mafiozit Edi Rama, por njëkohësisht ti bëhet thirrje edhe drejtësisë kombëtare e ndërkombëtare, që të merren me hetimin e thellë të këtij raportimi të skandalit, dhe të nxirren në shesh të gjitha figurat nga Shqipëria, kuptohet oborrtar të klanit Rama, dhe të njëjtit të nxirren para drejtësisë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".