Siguria e Kosovës nën ombrellën NATO-s

Siguria e Kosovës nën ombrellën NATO-s
Siguria e Kosovës nën ombrellën NATO-s

Gani Qarri

  • 18 June 2024 - 07:47

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Siç shprehet ish-sekretari britanik i Mbretërisë së Bashkuar z.Robertson, siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndaj NATO përforcoi trupat e saj këtu”, për faktin se, ruajtja e sigurisë në Kosovë do të ketë rëndësi të madhe edhe për të ardhmen, njëjtë siç do këtë rëndësi të veçantë edhe siguria ekonomike për brezin e ri. Kurse sa i përket rrezikut për luftë, Robertson ka thënë se nuk beson që ekziston rreziku i luftës në Ballkan, por duke qenë se Rusia po vijon të ndërhyjë pandërprerë në këtë rajon , ashtu siç po bën edhe në Ukrainë, aktiviteti i Rusisë, ka rrezik për ta trazuar rajonin, andaj dhe është e rëndësishme që Perëndimi të bashkohet dhe të mos lejojë triumfin e Rusisë në Ukrainë.

Ish-sekretari i NATO-s, britaniku Goerge Robertson, këto ditë, është shprehur për media, se siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme për NATO-n, andaj kjo edhe është arsyeja kryesore, se pse pas sulmit terrorist serb, që është zhvilluar në Banjë të Zveçanit vitin e kaluar, ku mbeti i vrarë në pritë, nga terroristët serb, Afrim Bunjaku, polici tani hero i Kosovës, Aleanca Veri-Atlantike ka vendosur të përforcoj trupat e saj në veri të Kosovës. Në anën tjetër, përveç shtimit të trupave të NATO-s, Kosova duhet trajtuar me prioritet të veçantë edhe nga aspekti i sigurisë rajonale, veçanërisht, në këtë periudhë të mobilizimit të gjerë të shteteve për mbrojte nga një zgjerim eventual i luftës përtej kufijve të Ukrainës, për vet faktin se pikërisht çështja e Kosovës në raport me Serbinë, është duke u konsideruar si pika më e rrezikshme neuralgjike e fillimit të një konflikti të ri me përmasa zgjerimi në Ballkan.

Prandaj edhe kanë filluar të shtohen e rirreshtohen numerikisht edhe forcat ushtarake të shteteve anëtarë te NATO-s, në pjesën veriore të vendit, në kuadër të KFOR-it! Siç shprehet edhe ish-sekretari britanik i Mbretërisë së Bashkuar z.Robertson siguria e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme, ndaj NATO përforcoi trupat e saj këtu”, për faktin se, ruajtja e sigurisë në Kosovë do të ketë rëndësi të madhe edhe për të ardhmen, njëjtë siç do këtë rëndësi të veçantë edhe siguria ekonomike për brezin e ri”, është shprehur ai. Kurse sa i përket rrezikut për luftë, Robertson ka thënë se nuk beson që ekziston rreziku i luftës në Ballkan, por duke qenë se Rusia po vijon të ndërhyjë pandërprerë në këtë rajon , ashtu siç po bën edhe në Ukrainë”, ai beson se aktiviteti i Rusisë, ka rrezik për ta trazuar rajonin, andaj dhe është e rëndësishme që Perëndimi të bashkohet dhe të mos lejojë triumfin e Rusisë në Ukrainë. Nisur nga ato sa u thanë nga ish sekretari britanik z. Robertson, mbi zhvillimet dramatike rajonale të sigurisë, është mese i domosdoshëm edhe angazhimin maksimal i institucioneve të shtetit tonë, për rritjen, profesionalizimin dhe modernizimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe të sigurisë, në mënyrë qa së më shpejtë të arrihen edhe standardet e NATOs për ti hapur rrugë të perspektivës së anëtarësimit sa më parë të Kosovës në këtë aleancë kaq të rëndësishme të mbrojtjes dhe sigurisë, në një ombrellë të përbashkët ushtarake dhe gjeopolitike nga më të mëdhatë në botë, siç është NATO!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".