UKSHIN HOTI NË LUFTË QË NJË POPULL I NDARË TË RRESHTOHET

UKSHIN HOTI NË LUFTË QË NJË POPULL I NDARË TË RRESHTOHET
UKSHIN HOTI NË LUFTË QË NJË POPULL I NDARË TË RRESHTOHET

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 18 June 2024 - 10:55

Shkruan: Akademik Prof. dr Hakif Bajrami

NË RRUGËN E PROGRESIT DHE BASHKIMIT

Të shkruajsh dhe të gjykoish drejtë për prof Ukshin Hotin nuk mundet askush të japi ndonjë vlersim objektiv pa u analizuar çdo gjë që ka shkruar, çdo dokuemnet që ka mbetur në arkiva, sepse për një kohë të gjatë e ka drejtuar Dikasterin e Punëve të Jashtëme të Kosovës, sepsepastaj ka bërë punë arsimoro shkencore, ka bërë burg, ka drejtuar revista të mendimit politik dhe ka qenë drejtues i një partie politike. Para se gjithash, Ukshin Hoti mbetët shkollë dhe institucion që mednon, fet dhe vepron me një strategji të mirfillët shekncore politike, e mbi të gjitha mendimtar filozofik i çështjës kombëtare.

Me këtë profesori, politikani, filozofi dhe diplomati Ukshin Hoti në shkrimet etij të para I nxjerr në shesh të gjitha komplotet antishqiptare nepër simpoziume, jo vetëm jugosllave, por edhe evropiane nga viti 1876 e deri në dund të shekullit XX-të. Në këtë rreshtim Porf Ukshini ngritet fuqishëm kundër padrejtësive dhe servilizmit, çyçarisë, apatisë, dhe më së tepërmi kundër urrejtjës dhe shovinizmit. E ngjeshur kështu filizofia politike e Ukshin Hotit nuk mbetet e plasuar në premisat e kabineteve akademike, nuk mbetet politikë e estradave dhe profkave patetike, e poltronëve dhe superpoltronëve, por është dhe premton të mbetet METAFORË e ndrërgjegjës dhe moralit të një populli, liria e të cilit ka korniza dhe çmim, popull që lufton për t` u çliruar nga prangat e burgut kolektiv, për t` i ngjeshur pastaj armët, që ato pranga, me fuqinë e armës t` i bëjë cope e grimë. Prandaj, nuk është e rastësishëme klithma e kushtrimore e Ukshin Hotit kur thot: “Bëje ose vdis”. E ky qëndrim tregon se rruga shqiptare për faktorizim, nuk mund të bëhet pa sigurim të aleatëve, të cilët nuk do të kalkulojnë me lirinë dhe të drejtën tonë për bashkim kombëtar. E vërteta, ato fuqi që na nevoitën në rrugën e bashkimit, ishin dikur super fuqi që na coptuan dhe na lanë anash në të drejtën tonë që u dëshmuam para çdo okupatori edhe me fuqinë e armët. Tash shtrohet pyetja sipas filozofisë së Ukshin Hotit: A duhet miqët tanë të sotëm t` i korigjojnë fajet që i kanë bërë ndaj neve në: Vjenë më 1814, në Berlin më 1878, në Londër më 1913, në Versaj më 1919, në Paris më 1946, në Rambuje më 1999. E vërteta, ky vlerësim nuk do të thot se Kosova u çlirua me mjete paqesore, pra nuk do të thot se as bashkimi kombëtar nuk do të ndodhë me mjete paqesore. Së këndejmi, me politikën kombëtare të bashkimit, automatikisht ne sot jemi në luftë të pashpallur me ato shtete që pushojnë në të kaluarën siç janë Rusia dhe satelitët e saj konfliktuoz, në rend të parë peshon tragjikisht Serbia, e cia më 1999 u plasua buzë etutanazisë si kufomë e gjallë.

Kjo dote thot se prof Ukshini u drejtohet shqiptarëve jo me filozofi, por me përkushtim: E BËNI REPUBLIKËN E KOSOVËS TË PAVARUR,e bërëni Shqipërinë vetëm me themelimin e Forcave të armatosura, pra dilni në fushin e mejdanit për me vdekë për lir, jo me u strukur në pozicione pasive dhe politikë boshe që nuk lëvizë nga vendi.E uji që nuk lëvizë, nuk është i pijëshëm.

Në filozofinë sociale dhe politike të Prof Ukshin Hotit të gjithë qytetarët duhet t` i shquaj vëndosmëria ku ata kanë mundësi: të mendojnë, të flasin dhe të veprojnë të lirë. Në filozofinë diplomatike Ukshini gjurmon, në filozofinë ekonomike akuzon pse jemi kaq të varfur, ndërsa në filozofinë e historisë shpërthen si vullkani, dhe iakuzon të gjithë okupatorët, pa dallim. Mbi të gjitha, Ukshini mbetët trim në vepër sepse vepra e tij, nuk i frigohej apo nënshtrohej askujt.

E kundërta, në shkrimet e prof Ukshinit, politika e okupatorëve mbetet konstante, sepse ajo nuk guxon të pushojë nga friga se prangat popullit do i rrëshasin nga dora duke e bekuar paqesoren. Parndaj në këtë mësim aftësohet se qytetri të mendojë se me paqe do të fitojë pa e ditur se do të mbetët popull: irendit dytë. I cili nuk ka nevojë të mednojë e të flasi. Pra është i privuar që të veprojë ashtu si i ka ligjet dhe normat robëruesi, pra nuk ia prishë fare pozitën dhe rahatin pushtuesit. E pra, Ukshin Hoti është në luftë jetësore për zhveshjen e shoqërisë sëkastave, klaneve, koroporacioneve dhe rrogozëve të tyre, është në luftë të tërë me këtë “paqeruajës”. Pra sipas Prof Ukshin Hotit robërinë mundta shporrë çdo popull nëse nuk i frigohet çmimit lirisë dhe sakrificës për te, sepse LIRIA UNIVERZALE, duhet të shndërrohet në vlerë të shtuar globale, pa iu friguar burgut, plimbit dhe mizorive që ushtrojnë okupatorët. Lidhur me këtë, duke e lexuar shumicën e studimeve të Hotit, kuptohet se: Globalizmi nuk arrihet pa mençuri, pa arsimim, pa forcimin horizontal të koncernëve eknomik, por që gjithëmonë duhet pasur në mendje që ato koncerne të globalizmit ndrydhin se ndrydhin, sërish të varfurit dhe të robëruarit, që në të njetën kohë, kombi i robëruar duhet ta shporrë FRIGËN dhe INFERIORITETIN, dhe mu këtu shqiptarët duhet të SFIDOHEN se çdo gjë që i rrezikon në Ballkan, nuk mundën ma të konsiderohen se kjo Siudhesë ishte dhe mbetet një “FUQI BARUTI”, për interes të paqës siç ka theksuar Eduard Grei më 1913, sepse këtu plaga shqiptare ende kullon padrejtësi, prandaj shqiptarizmit i duhen miqë për t` u çliruar nga e kaluara shekullore, duke planifikuar liri dhe drejtësi nacionale dhe ekonomike. Parndaj, në emër të “çtësisë”, shqiptarët mëson Prof Ukshin HotiNUK duhet ta shtrijnë ma QAFEN dhe të pajtohert me çdo gjë që vejn nga lartë-poshtë, pozitë kjo që ia imponuan gjashtë Fuqitë Evropiane nepër kongrese e konferenca “paqësore”.

Këtë rreshtim Ukshin Hoti nuk është i gatëshëm ta pranojë kurrë, me asnjë çmim, sepse e kishte para syve shembullin e Ymer Prizrenit (1878), shembullin e Hasan Prishtinës (1910-1912 e tutje), shembullin e Bajram Currit (1919-1925), shembullin e Nazim Gafurrit, shembullin e Emin Durakut, shembullin e Shaban Polluzhës (1945), shembullin e Adem Demaçit (1958-1999), të cilët kurrë nuk iu përkulën inferioritetit, para askujt.Porofesor Ukshin Hoti tërër luftën shqiptare nga Rilindja Kombëtare e deri sa jetoi e peshonte me një kërkesë: Duhet kontribuar aq sa kërkon organizmi ushqim, në mënyrë që ta ushqejmë historinë me energji përmanente, gjithnjë për ta çliruar nga friga, por me guxim të futemi në askione, dhe vetëm atëherë do të mësojmë se nuk jemi inferior në luftën tonë të drejtë.

Me këtë rreshtim Ukshin Hoti, nuk është vetëm mësimi i URTË vetëm për popullin e tij, por nga kjo shkollë nxjerrë konkluzën se politikën dhe eknominë sidomos në Evropë e ka mbajtur gjallë dhe shumë herë të bashkuar, vetëm pasuria, sepse askush nuk do pajtim të njëanshëm në varfëri, e pasurinë që e kanë grumbulluar okupatorët, kuptohet se nuk shporret pa fuqinë e armës.Askush, mësonte Ukshin Hoti nuk ta falë larine dhe pavarsinë në tavolinë. Pranda, ata të partive që shiqojnë nga bregu se lirinë do ta falë okupatori, janë ose të marrë, ose të shitur në hien e vet, së cilës nuk i besojnë, sepse si të tillë kanë frigë nga dyshimi se nuk do të fitojnë asgjë.

Ukshin Hoti me shkrimet e tij edhe sot mbetet politikani më pargamtik, sepse në fund të shekullit kaluar e pati shtruar qëndrimin parimor jetësor a do të HYJMË në shekullin XXI si të eksplotuar dhe të kemi nevojë për tutor që të klithim para tyre: “na ndihmoni”, për t`u bërë pastaj plotron të tyre. Ç` është e vërteta, shqiptarët sot janë popull politik, por në asnjë instancë nuk janë të kursyer nga INJORANCA, dhe mu për këtë, kemi kaq liri sa që askush nuk po pyet: pse kemi “TEPËR Liri” diku diku, edhe naka përfshirë anrakia, korrupsioni dhe voluntarizmi se: “problemet tona lokale”, kurrë nuk do na i zgjidhinadministratorët e Evropës dhe Amerikës. Ndërsa, ne vrapojmë që për një çerek shekulli të avnsohemi në kapiatlist “modern”, por që të jetojmë si tipologji të tipit atristokratik, tregon se kemi nevojë për dituri të reja. Ne duhet fuqishëm të rreshtohemi ashtu si ka mësuar edhe Adem Demaçi më 1964, në Prograin e tij (LRBSH), pra na duhet rreshtimi kah Perendimi si buka e gojës. Për ndryshe do të jemi edhe më të varfur, edhe më të shtypur dhe do të shkojmë drejtë zhbërjës.

Në publikimet e botuara dhe të pabotuara të Prof Ukshin Hotit, mësohet se shqiptarët me kohë kërkuan një shtet modern evropian, një parlament ligjdhënës, një shkollë kombëtare evropiane, një akademi kombëtare, një kryeqytet si: Manastirin, Shkupin apo Elbasanin, një shtypshkronjë dhe një informatikë të lirë dhe të pavarur nga robëria e kalneve dhe trafeve shtetërore. Madje, Ukshini u drejtohet partive politike që ndajnë dhe furnizojnë dhunë padrejtësish, në emër të “emnacipimit” demokratik, e që një orë e më pare të rreshtohen në filozofinë demokratike, në emitues dhe humanizim të jetës jetuar, e nëse e do nevoja dhe e don, edhe në istikame gjithnjë me armë në dorë, jo për ta grabitur lirinë e tjetrit, por për ta siguruar bashkimin dhe jetën në bashkësinë gjithë shqiptare, në një shtet të përbashkët.

Shqiptarët në të gjitha shkrimet e Prof Ukshin Hotit, ftohën të integrohen reth një FLAMURI, një gjuhe, me një filozofi politike që i gëzon miqët, i tmerron armiqët në të njetën kohë.Kjo filozofi i fton shqiptarët në AKSION, por jo në mobililitet hilegjinjësh dhe shqtypësish të tipit neobajraktarë. Duke u forcuar me urti në këtë fushë, shqiptarët sipas Ukshin Hotit nuk duhet të pranojnë kurrë pozitë inferiore për kombin evet. Së këndejmi, tragjedinë e individit, të grupit dhe të etnisë popullore,Prof Ukshin Hoti nuk e PËRPLASË me ngjyra të “jelekave dhe jataganave” të fiseve, por nxjerr nga populli si ndërgje horizontale që e ka përfshi çdo pore të jetës së tij, që ka peshë ingenioze mbi të gjitha, që ka kualitet jetësor, që ka sinqeritet dhe edukate të sojit të BESËS, e cila i ka përjetuar shekujtë, me parmin e saj etik dhe human.Ja, këtë koncept e projekton Prof Ukshin Hoti jo vetëm për kombin e vet.Pra, pse mos ta themi se armiqët dhe egoistët e luftuan në të gjitha fushat këtë liberator.

Mu për këtë arsye Porf.Ukshin Hoti mbetet filozof I PERSPEKTIVËS dhe diplomat I GRAFISë politike evropiane, sidomos në kthesat emëdha.E nëse intrelegjencia dhe populli shqiptar nuk e meson këtë filozofi, vonesn si trashegim e ka të sigurt. Pra, Porf Ukshin nuk pajtohet kurrë se shqiptarizmi do të pajtohet me status quo. Jo, shqiptari I Ukshin Hotit, njeriu i rendomt tek e fundit pa dallim përkatësie, race e rreligjioni, kulture dhe niveli të pasurisë, është dhe mbetet,“gjymtyrë dinamike, dinamomakinë e trurit dhe diturisë, e kibernetikës dhe makatronikës bashkohore, që do të shpërndajë edhe tek të tjerët: urti e dituri, BESË-kulturë, sepse mjaftë ka marrë e përjetuar shekuj robërie në “pronësi”. Pra, ka ardhur koha, që Shqiptaria të japi atë që mundet, së pari ta çlirojë Kosovën tërësisht nga patkojtë e mikrobergjezisë violente dhe fajdegjive ekliptik, sidomos nga robëria sllave, që sot destabilizon dhe neser nëse vazhdon kështu, do të vejë në pyetje edhe strukturën e çlirimit jo vetëm në Ballkan. Pra mu nga ky rrezik, shqiptarizmi copa-copa, duhet t` i bshkojëZOGJËT e shqipes në një FOLE, nën Flamurin e Gjetgj Kastriotit-Skemnderbeut.Ky ishte dhe mbetet testamneti filozofik i prof Ukshinit.

Prof Ukshinin e njoha për herë të parë në Zagreb më 1975, ku temë boshtë ishte DIASPORA e çdo kombi.Kurse herën tjetër e njoha më thellë në Tetovë më 1991, kur planifikonim BASHKIMIN KOMBËTAR në luftë të armatosur, për të cilën ai ishte shumë i vëndosur dhe koshient se do të paguajmë çdo gjë me gjak, por ai gjak është dhe do të mbetët garancion i lirisë. Pra besa e shpalosur në Polac (Drenicë) të Hasan Prihstinës: Po shkojmë në tubime, ejani të pajtime, do të shkojmë në luftë për bashkim kombëtar, ishte hymni i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; UÇPMB-ës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në të cilat Prof Ukshin Hoti e ka hisën e gjakut dhe shpirtin e pavdekshëm, sepse si ushtar i Adem JASHARIT, është mision dhe vizion shkollor për njerëzimin.

Shkrimi i kushtohet nënave që lindën dhe rritën Adema, për të mbetur leksikon urtie e kala mbrojtëse!

(Kosova Sot Online)