Masat ndëshkuese kundër Kosovës janë turpi i Evropës, ato duhet të pezullohen sa më shpejtë dhe të harrohen

Masat ndëshkuese kundër Kosovës janë turpi i Evropës, ato duhet të pezullohen sa më shpejtë dhe të harrohen
Masat ndëshkuese kundër Kosovës janë turpi i Evropës, ato duhet të pezullohen sa më shpejtë dhe të harrohen

Gani Qarri

  • 19 June 2024 - 07:43

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Parë realisht dhe marrë parasysh ritmin e shpejt të përmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian është vonuar shumë për heqjen e masave ndaj Kosovës, gjë që është dashur të ndodhte që kur u mbajt referendumi, për shkarkimin dhe zgjedhjet e kryetarëve të ri komunal në veri, apo edhe para zgjedhjeve në vendet e BE-së, ndaj i detyruar nga kërkesat e vazhdueshme edhe nga disa vende të fuqishme të BE-së si Gjermania, por edhe presioni i vazhdueshëm nga Qeveria e Kosovës, Borrel tanimë është i detyruar ta dërgojë përfundimisht raportin e tij, bashkë me të cilin, ç`është e drejta, do duhej tu kërkonte publikisht ndjesë, shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, për dëmin që na është shkaktuar, me vendosjen e njëanshme të masave të padrejta dhe mbajtjen e tyre në fuqi, kaq gjatë, kur dihet botërisht se Kosova, ka kohë që i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe plotësuar kërkesat në plotëni të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar!

-Konsistenca e Qeverisë për zbatimin e plotë të rendit dhe ligjit në veri të vendit, sikurse edhe në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim rajoni dhe etnie, ka bërë që situata edhe në veri të vendit tonë, pas më tepër se dy dekadave sallamdie të kriminelëve serb dhe bashkë-ortakëve të tyre shqipfolës deri në kryesi të partive politike dhe nivelet më të larta të ish qeverive të inkriminuara, të stabilizohet tërësisht, pavarësisht sfidave, reagimeve dhe intrigave të herë pas hershme shqetësuese me të cilat është ballafaquar në vijimësi Qeveria e vendit, nga disa diplomat ndërkombëtar, të njohur për qëndrimet e tyre pro-serbe dhe anti-Kosovë!

Fakti se me veprimet e super-qëlluara, të Qeverisë së Kosovës si ndalimi i organizatave terroriste serbe dhe dëbimi i kriminelëve serb nga Kosova, veprime me të cilat tash e një vit, Qeveria aktuale ka vendosur definitivisht sovranitetin e plotë në veri të vendit, kthyer jetën normale, arritur progres në akceptimin nga minoritarët serb të institucioneve të shtetit të Kosovës dhe respektimin e rendit e të ligjit, duke konvertuar atje edhe tabelat ilegale serbe të automjeteve në ato kosovare dhe vazhduar aktualisht me ndërrimin e patentë shoferëve dhe dokumenteve personale, nga ilegale serbe, në dokumente legale të Republikës së Kosovës, e cila ka mbajtur njëkohësisht me të gjitha këto të arritura madhore edhe referendumin dhe organizuar zgjedhjet e lira, për votimin e kryetarëve të rinj, në veri, ashtu siç edhe ishte kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, Qeveria aktuale përveçse ka vulosur përjetësisht, sovranitetin e plotë në veri të vendit, i`a ka futur të dy këmbët në një këpucë edhe Josep Borellit, që në raportin e tij, të rekomandojë doemos, heqjen e masave të një anshme të vendosura, para një viti, krejt padrejtësisht ndaj Kosovës!

Parë realisht dhe marrë parasysh ritmin e shpejt të përmbushjes së kërkesave të tyre nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian është vonuar shumë për heqjen e masave ndaj Kosovës, gjë që është dashur të ndodhte që kur u mbajt referendumi, për shkarkimin dhe zgjedhjet e kryetarëve të ri komunal në veri, apo edhe para zgjedhjeve në vendet e BE-së, ndaj i detyruar nga kërkesat e vazhdueshme edhe nga disa vende të fuqishme të BE-së si Gjermania, por edhe presioni i vazhdueshëm nga Qeveria e Kosovës, Borrel tanimë është i detyruar ta dërgojë përfundimisht raportin e tij, bashkë me të cilin, ç`është e drejta, do duhej tu kërkonte publikisht ndjesë, shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, për dëmin që na është shkaktuar, me vendosjen e njëanshme të masave të padrejta dhe mbajtjen e tyre në fuqi, kaq gjatë, kur dihet botërisht se Kosova, ka kohë që i ka përmbushur të gjitha obligimet dhe plotësuar kërkesat në plotëni të BE-së dhe faktorit ndërkombëtar!

Andaj publikimi i raportit të Borellit, me rekomandimin drejtuar shteteve të BE-së për heqjen e masave të pa drejta ndaj Kosovës, përveç një kthese vendimtare dhe një arsyeje më tepër, për të rivazhduar edhe dialogun me Serbinë, do ti jepte edhe vulën vendimtare angazhimit serioz të Qeverisë së Kosovë në ushtrimin e plotë të sovranitetit, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë në veri të vendit! Veprime të super-qëlluara, me të cilat tash e një vit atje është kthyer, definitivisht jeta normale, është vendosur sovraniteti i plotë dhe arritur progres në bindjen e minoritarve serb, për respektimin e rendit e të ligjit, si dhe institucioneve të shtetit, janë ndaluar organizatat terroriste dhe dëbuar kriminelët serb nga Kosova, janë konvertuar edhe tabelat ilegale të automjeteve nga ato serbe në Kosovare, dhe tani në hapin e radhës, po vazhdon edhe faza e ndërrimit të dokumenteve personale dhe patentë shoferëve të lëshuar nga organet ilegale serbe, në dokumente legale të Republikës së Kosovës, pa harruar këtu se njëkohësisht me të gjitha këto të arritura madhore, në veri është organizuar edhe referendumi dhe mbajtur zgjedhjet e lira, ashtu siç është kërkuar nga BE dhe bashkësia ndërkombëtare, e kanë detyruar edhe Borellin, deshi apo jo, të dal me rekomandim pozitiv, për heqjen e masave të padrejta ndaj Kosovës.

Ndaj habit fakti se edhe përkundër plotësimit të të gjitha kushteve dhe kërkesave, çuditërisht masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian po vazhdojnë të jenë akoma në fuqi, megjithëse nga Qeveria e Kosovës edhe pse ende nuk është e qartë, saktësisht, janë shprehur optimist që masat do të hiqen gjatë kësaj jave, gjë që me gjithë fjalorin konfrontues dhe konfliktuoz të Peter Stanos edhe urojmë të ndodhë. Madje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi para disa ditësh deklaroi se kanë informata që përmbajtja e raportit të Josep Borrellit me aq sa e di unë, do të jetë pozitiv, do të rekomandohet heqja e masave” dhe “Besojmë se do të dërgohet për aprovim në Këshill gjatë javës së ardhshme, është shprehur Bislimi. Por pavarësisht kërkesave të vazhdueshme nga Qeveria e Kosovës, Bashkimi Evropian është vonuar me heqjen e masave ndaj Kosovës, diçka që është pritur të ndodhe para zgjedhjeve të cilat u mbajtën në vendet e BE-së, javën e kaluar, e nëse Borrel ka hezituar ta bëjë publik raportin para zgjedhjeve në BE, tani më ajo situatë është tejkaluar dhe ai duhet ta bëjë këtë pa vonesë, mbase edhe duke kërkuar falje për dëmin e pa drejtë që i është shkaktuar Kosovës, fillimisht me vendosjen e masave e pastaj me mbajtjen për kohë kaq të gjatë në fuqi, sepse realisht Kosova i ka përmbushur obligimet e veta dhe plotësuar kaherë kërkesat e BE-së dhe faktorit ndërkombëtar.

Në fakt, masat e vendosura padrejtësisht, do të duhej të largoheshin nga Bashkimi Evropian, që kur u mbajt referendumi, sipas kërkesës së tyre, për shkarkimin e kryetarëve në komunat e veriut. Nuk ishte faji i Kosovës, pse vet BE, lejoi që Serbia dhe e ashtuquajtura "lista srpska", ti detyrojnë minoritarët serb, ta sabotojnë edhe këtë proces, ndaj dhe do të ishte jashtëzakonisht veprim serioz, që pas zgjedhjeve në BE, të bëhet urgjentisht largimi i masave, që domosdo do ta shtynte edhe Kosovën ta rifitojë sado pak, besimin e lëkundur në BE. Mirëpo duke qenë se vendet e fuqishme të BE-së si Gjermania, mund ta kenë detyruar Borellin të dal me rekomandim për heqjen e menjëhershme të masave të padrejta ndaj Kosovës, apo edhe shkallë-shkallë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, duke qenë personalisht kundër heqjes së tyre, ka reaguar me dozë mjaft të lartë nervoze, ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me rekomandimin e mundshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, madje edhe duke mohuar se ai raport është plotësisht i finalizuar dhe se u është dërguar vendeve anëtarë të BE-së të cilat duhet të deklarohen rreth përmbajtjes dhe të veprojnë në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Josepp Borrell.

Për aq më tepër, Stano-ja duke qenë edhe vet sllovak, i revoltuar nga dështimi i bashkëkombësit të tij pro-serb Mirosllav Lajçak, në dialogun Kosovë-Serbi, dhe parë se përfundimisht edhe masave të njëanshme, tanimë po u vije fundi, shkoi deri atje sa u shpreh me cinizëm të pa lejuar diplomatik, se kjo, na qenka diçka institucionale, vetëm mes Përfaqësuesit e Lartë dhe vendeve anëtare të BE-së të cilat do të jenë të parat që do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen, dhe nuk na duhet dikush nga jashtë që të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret, para se të marrin vendimet e nevojshme, sepse kur kjo do të ndodhë, atëherë do t’i kumtojmë rezultatet. Një deklaratë më tepër se cinike kjo, që lë arsye edhe për spekulime të ndryshme, duke harruar i gjori, se masat e vendosura njëanshëm dhe padrejtësisht, kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me Kosovën dhe rrjedhimisht, përfaqësuesit e saj, kanë të drejtën e plotë, të deklarohen, shprehen me optimizëm, dhe presin me entuziazëm heqjen e tyre, ngase ato edhe ashtu ishin vetëm masa të përkohshme dhe patjetër do të hiqen, deshi apo jo Stano dhe vet Përfaqësuesi i Lart, apo edhe ndonjë nga vendet mos njohëse, anëtare të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".