Kosova në javën vendimtare të pritjes së lirimit nga masat e turpshme të BE-së dhe hapja e Urës mbi lumin Ibër

Kosova në javën vendimtare të pritjes së lirimit nga masat e turpshme të BE-së dhe hapja e Urës mbi lumin Ibër
Kosova në javën vendimtare të pritjes së lirimit nga masat e turpshme të BE-së dhe hapja e Urës mbi lumin Ibër

Naim Miftari

  • 19 June 2024 - 07:58

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Nëse Bashkimi Evropian nuk i heqë këtë javë masat e padrejta ndaj shtetit të Kosovës, shteti jonë duhet ta hapë menjëherë Urën mbi Ibër nëse ka nevojë edhe me forcë, por nëse BE i largon masat e padrejta ndaj Kosovës atëherë vendi i jon duhet të pres edhe disa orë maksimumi, për konsultime dhe koordinim, dhe prapë ta hapi urën e turpit francez, urën e turpit evropian, e turpit ndërkombëtar, Urën e krimit ndaj Shqiptarëve autokton mbi lumin Ibër në mes qytetit të Mitrovicës!

-Shumë njerëz nga ta, ka edhe persona shumë të afërm të mijë që kanë pritur kot me dekada që unë ta ngrehi flamurin e bardh të dorëzohem para presionit, para etiketave të ulëta, para rreziqeve edhe për jetë , para padrejtësisë, para hajnave, para krimit të organizuar politik, dhe sidomos para profiterëve të luftës, por ata nuk e kuptonin dhe nuk e dinin se vet jeta e jonë e shumë plagë që morra në beteja të ndryshme, më mësuan të keqen, më mësuan që plagët e mija ti shëroj vetë por që kurrë të mos ndalem, kurrë mos të dorëzohem para asgjëje, pa marr përsysh koston! Kur është interesi i shtetit të Kosovës kështu duhet të sillet në vendimmarrje edhe kjo Qeveri e Kosovës tani nuk jemi shtet i pa varur dhe sovran.

Dhe kurrë s’ka qenë me rëndësi për neve luftëtarët a është para nesh, para meje, si kundërshtar i joni një individ, apo edhe një mafi, apo një shtet, një president, një ministër, një gjeneral, një vrasës apo një multi milioner i korrupsionit dhe i krimit të organizuar. Nuk e dinin të ngratit se mua sa më shumë të më behet padrejtësi dhe presion i çfarëdo llojit qoftë, mua vetëm më forcon dhe më bënë shumë ma të vendosur dhe ma hakmarrës! Pra Konsistenca për shtetin duhet të jetë model i rezistencës së fuqishme edhe në luftë edhe në paqe. Nga qershori i vitit 1999 gjer më sot, 2024 kurrë në veriun e Mitrovicës nuk kanë qenë pengesa kryesore për sundimin e ligjit qytetarët serb të manipuluar dhe monitoruar nga Beogradi, por pengesë kryesore kanë qenë forcat franceze të sigurisë dhe vet bashkësia ndërkombëtare që Kosovën e kanë llogaritur si një leckë Amerikane në Evropë dhe si një shtet të dështuar ku politikanët vendas s’munden të bëjnë shtet ligjor kurrë, pasi janë edhe vetë të zhytur në krim të organizuar dhe janë të korruptuar deri në kocka! Prandaj këtu është nyja e të gjitha problemeve me Kosovën dhe rreth Kosovës. Tash shtrohen disa pyetje që do të duke dikush të jap përgjigje: Çka dot ndodhte me kryeministrin e Kosovës, me Albin Kurtin: 1 Nëse Albin Kurti do ta kishte babanë e vetë spiun me dekada të tëra në shërbim të komandirave të Milicisë serbe, sidomos të Ilija Trajkavicit.!

2. Nëse Albin Kurti do ta kishte vëllaun e vetë bashkëpunëtor aktiv të UDB-së dhe KOS-it serb dhe do të spiunonte me rend nga Adem Jashari deri te Zahir Pajaziti, dhe pothuajse të gjithë komandantët tjerë të luftës të UÇK- së !

3. Nëse Albin Kurti do të ishte vet një kukull e shërbimit sekret francez, aleat shekullor i Serbisë dhe personalisht nëpunës i dhëndrit Serb Denjear Arnaudit, ku do të merrte pjesë aktive në pastrimin e veriut të Kosovës nga qytetarët Shqiptar me 2,3,4 shkurt, në masakrën në Mitrovicën e veriut!

4. Nëse Albin Kurti do të shndërronte pas luftës në heronj e në Thesar e bashkëpunëtorë të gjithë ish pjesëtarët shqiptar të UDB-së serbe, nëse do ta vidhte tërë pasurinë e Kosovës sikurse gjatë luftës fondin e luftës Vendlindja thërret .!

5. Nëse Albin Kurti do të takohej publikisht dhe shpesh herë edhe fshehtas me Aleksandër Vuçin e Ivica Daçicin me Ricard Grenellin, Palmerin, Boltonin...ku pos përqafimeve e puthjeve me Daçiqin, Vuçiqin dhe foljeve në vesh dot bënte plane edhe për ta ndarë Kosovën tër veriun e Kosovës donte të ja jepte Serbisë!

6. Nëse Albin Kurti do ta sillte për ta shpëtuar vetveten gjykatën Speciale kundër UÇK dhe do ta sillte Asociacioni serb, Republikën Serbe në Kosovë, nëse do ta nënshkruante vullnetarisht që FSK- së ti ndalohej të mos dilte më kurrë në “dhuratën e Rankoviçit” në veriun e Kosovës.!

7. Nëse Albin Kurti do ta shpërbënte dhe ta dërgonte në shtëpi UÇK-në dhe të gjithë ushtarët, do ti dorëzonte armët e lara me gjak tonin me 1999 me nënshkrimin e K90 demobilizimin e UÇK-së dhe pas luftës do ta shkatërronte. Pastaj ekonomin, shëndetësinë, arsimin, drejtësinë, minierat, fabrikat, lumejt, liqenet, fushat,malet....!

8. Nëse Albin Kurti pos vëllavrasjes do ta mbillte në Kosovë edhe urrejtjen fetare deri te dërgimi i qindra të rinjve shqiptarë që u vranë në luftërat fetare Islamike, si në Irak dhe Siri!

9. Nëse Albin Kurti do ta lejonte dhe ta formonte në bashkëpunim të ngushtë me Ivica Daçiqin në Kosovë Listën Serbe, do ti lejonte Rojet e Urave, kriminelët e luftës të Serbisë të futeshin në Polici,FSK,AKI të Kosovës, si Veselinovici, Radojçiqi, Ivanoviqi, Rakiqi e Simiqi, që ta sundojnë veriun e Kosovës dhe të vrasin shqiptar sa herë të ju teket atye!

10. Nëse Albin Kurti do të kërkonte ta ndante Kosovën me Serbinë ,nëse përmes Open Ballkan do ta fuste prapë Kosovën nën Serbi, nëse do të kërkonte ti falte të gjitha ,krimet, vrasjet, dhunimet, masakrimet, plaçkitjet, gjenocidit e pastrit etnik që e bënë forcat Serbe kundër Shqiptarëve të Kosovës!

Edhe poti kishte Albin Kurti edhe 9 jeta tjera (sikurse Macet ) sot nuk dot ishte gjallë kurrë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".