Miqësia apo armiqësia edhe përmes sportit

Miqësia apo  armiqësia edhe përmes sportit
Miqësia apo  armiqësia edhe përmes sportit

Agim Bajrami

  • 19 June 2024 - 21:26

Shkruan:ANALISTI-Agim Bajrami

Kampionati evropian i futbollit i cili po mbahet në Gjermani po shpërfaq në vete miqësit,armiqësit ,aleancat dhe dashamirësit ndërmjet popujve dhe shteteve. Ashtu , tek kombet siq janë të përcaktuara në.qëndrime e tyre politike, edhe fansat e ekipeve kombëtare edhe në fushën e futbollit po tregojnë simpatit e tyre ndaj ekipit tjetër kundërshtar edhe kur fitoren po e kërkojnë për ekipin e tyre kombëtar.

Fansat shqiptar në Gjermani po tregojnë kulturë miqësore me vendasit dhe forcat e zbatimit të ligjit gjerman duke vallëzuar bashkarisht me zyrtarët policorë gjerman në pritje të fillimit të ndeshjes Shqipëri - Itali ,dhe Shqipëri-Kroaci, madje tifozët e dy ekipeve rrin së bashku dhe këndonë e vallzojnë bashkarisht përmes këngve kombëtare të njëri tjetrit. Respekti ,dahsmirësia shfaqen edhe përmes sportit.Rasti tjetër negativ është kur tifozët serb ndaj ekipit të kombëtares së tyre në pritje të fillimit të ndeshjes me ekipin anglez ishin agresiv ndaj forcave të rendit gjerman,përdornin,fyerje e sharje, dhe shprehnin urrejtjen dhe mllefin ndaj tjerëve. Kjo tregon se deri ku politikëbërja serbe ka arrit te helmoj me urrejtje masën e gjërë ndaj popujve tjerë jo vetëm të fqinjëve të tyre, por edhe atyre gjerman e anglez dhe më gjërë. Për politikën serbe të shtrirë në masën e gjërë ,secili që nuk mendon "si serbët të mendësisë mesjetare dhe nuk është serb është armik i tyre". Dhe Sporti është mënyra më e mirë e zbulimit të vërtetës së formimit të dashamirësisë dhe respektit të masës së gjërë të një populli ndaj populit tjetrit ku përmes sportit shprehet kultura civilizuese e popujve ndërvepruese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".