KODI I SJELLJES SË DEPUTETËVE IMPONON RREGULLORE TË RE TË KUVENDIT!...

KODI I SJELLJES SË DEPUTETËVE IMPONON RREGULLORE TË RE TË KUVENDIT!...
KODI I SJELLJES SË DEPUTETËVE IMPONON RREGULLORE TË RE TË KUVENDIT!...

Ismail Muçiqi

  • 20 June 2024 - 15:17

Shkruan gazetari: Ismail Muçiqi 

Instituti i Kosovӫs pӫr Drejtӫsi doli me njӫ raport tӫ detajuar tӫ sjelljӫs dhe etikӫs tӫ Deputetӫve tӫ Parlamentit tӫ Kosovӫs. Jemi dӫshmitar se punӫn dhe mirӫvajtjen e Kuvendit tӫ Republikӫs sӫ Kosovës po e pӫrcjellin nӫ vazhdimӫsi problemet mӫ tӫ ndryshme duke filluar nga sjellja e kodit tӫ etikӫs tӫ Deputetӫve deri tek papӫrgjegjӫsia totale ndaj obligimeve qӫ kanӫ Deputetӫt ndaj Institucionit mӫ tӫ lartӫ tӫ Shtetit dhe ndaj votӫs sӫ qytetarӫve. Nӫ vazhdimӫsi puna nӫ organet e Kuvendit, nӫ komisione Parlamentare dhe nӫ séanca ӫshtӫ pӫrcjellӫ nga pӫrdorimi i gjuhӫs jo Parlamentare (gjuhӫ seksiste, raciste, mizogjene, dhe gjuhӫs homofobie).

Opinion ӫshtӫ i gӫrrditur nga mungesa e kulturӫs dhe edukatӫs tӫ njӫ numri tӫ Deputetӫve tӫ cilӫt nӫ vazhdimӫsi ja kanӫ zbehur imazhin Kuvendit tӫ Kosovӫs. Pothuajse nӫ tӫ gjitha legjislaturat Deputetӫt janӫ pӫrplasur nӫ mӫnyrӫn mӫ jo demokratike ndӫrmjet grupeve Parlamentare pӫr qka ka pasur edhe raste tӫ pӫrplasjes fizike ndӫrmjet tyre dhe me kabinetin Qeveritar. Nuk mund ta kalojm sindromin e papjekurisë politike nga lideri partiak deri tek Deputeti i Parlamentit. Mjerisht nӫ vazhdimӫsi nӫ listat e partive politike pӫr Deputetӫ kanӫ hyrӫ individӫt tӫ cilӫt nuk kanӫ as edukatӫ elementare e as nivel arsimorӫ e mos tӫ flasim pӫr pjekuri politike tӫ cilӫt e kanӫ degraduar autoritetin e Parlamentit.

Kjo tregon se skena politike nӫ Kosovӫ e cila i bene Institucionet e Shtetit ӫshtӫ larg realitetit tӫ kohӫs. Nӫ Parlament janӫ bӫrӫ Deputet individӫt tӫ caktuar tӫ cilӫt janӫ pjesӫ e klaneve partiake tӫ grupeve tӫ interesit tӫ cilat e kanӫ monopolin financiarӫ dhe fuqinӫ e vendosjes pӫrmes shӫrbimeve partiake. Koha po tregon se shoqӫria Kosovare ka probleme tӫ ngritjes tӫ vetӫdijӫs pӫr tӫ ndӫrtuar njӫ shtet demokratik ku qmohet dija, vlera dhe rezultatet e punӫs nӫ tӫ gjitha sferat. Nӫ kӫtӫ drejtim kemi defekte tӫ cilat po e mbajnӫ peng progresin duke e keqpërdorur lirinӫ dhe vlerat e demokracisӫ pӫr interesat personale. Andaj ka ardhur koha qӫ Parlamenti i Kosovӫs ta hartoj rregulloren pӫr kodin e sjelljes tӫ Deputetӫve duke i pӫrcaktuar detyrat, obligimet dhe pӫrgjegjӫsitӫ konkrete tӫ Deputetӫve duke i pӫrcaktuar nӫ mӫnyrӫ konkrete edhe masat dhe sanksionet ndaj tӫ gjithӫ atyre qӫ e shkelin kodin e sjelljes.

Eshtӫ e pafalshme qӫ Deputeti i Parlamentit tӫ Kosovӫs i cili thirrӫt nӫ emӫr tӫ votӫs sӫ popullit ti realizojӫ tӫ gjitha benefitet pӫr interesat personale e nӫ anӫn tjetӫr tӫ sillet nӫ mӫnyrӫ tӫ papӫrgjegjӫshme ndaj rregullores dhe ligjeve qӫ kanӫ dalur nga Kushtetuta e Republikӫs pӫr ta ndӫrtuar shtetin duke i respektuar obligimet ndaj votӫs sӫ Elektoratit. Ka ardhur koha qӫ elektorati nӫ Kosovӫ tӫ mendojӫ mirӫ se kujt do ti japӫ votӫn kurdo qӫ do tӫ mbahen zgjedhjet. Mbesim me shpresӫ se mӫ nuk do tӫ ndodh qӫ Deputetӫt paradite tӫ qӫndrojnӫ nӫ bankat e Gjyktave tӫ akuzuar pӫr vepra tӫ ndryshme e pasdite nӫ Institucionet tӫ flasin nӫ emӫr tӫ Institucioneve tӫ Shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".