Si të rregullohet gjendja pensionale dhe sociale në Kosovë?

Si të rregullohet gjendja pensionale dhe sociale në Kosovë?
Si të rregullohet gjendja pensionale dhe sociale në Kosovë?

Muhamet Kelmendi

  • 20 June 2024 - 21:08

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi 

Ka shumë mendime dhe pikëpamje lidhur me mënyrat dhe format se si mund të zgjidhen çështjet sociale në Republikën e Kosovës. Nuk po e analizoj dhe as që është temë çështja e rregullimit të gjendjes për nënat shtatëzëna dhe me fëmijë, pa mbrojtje, për vetë shtresën më të pa mbrojtur, fëmijtë me ose pa prindër, për gjendjen në shëndetësi dhe në arsimim etj. etj. Këtu i kam kapur për temë të diskutimit dhe të analizës dy probleme të veçanta shoqërore e sociale, përkatësisht fushën në çështjen e ndihmës sociale, sikundër dhe vetë sistemin pensional e invalidor, të cilat kanë zënë vend në shoqëri. Nga ato forma të sigurimit që ekzistojnë në botë, këto që tash i kemi në Kosovë, përkatësisht Trusti dhe ndihmat sociale, janë format dhe mënyrat më të këqja nga të gjitha të këqijat e këtij sistemi social.

Janë dy mënyra kryesore të rregullimit të çështjes: 1. Kalimi nga format e ndihmës humanitare të pensionit humanitar tek 2. Rregullimi me ligj i çështjes së tillë të sigurimit social dhe të sistemit pensionalo-invalidore. Duke dashur që kjo të rregullohet duhet ndërmarrë dy punë: 1. Ndalimin me vendim të Kuvendit të Kosovës të Trustit Pensional të Kosovës, i cili nuk ka bazë të sigurimit pensionalo-invalidor, po tet tubimit të mjeteve financiare nga qytetarët e Kosovës, pa e siguruar një pension nga i cili mund të jetohet dhe 2. Rregullimi me ligj i dy çështjeve: a. Sigurimin social dhe b. Sigurimin pensionalo-invaludor mbi bazën e tatimit të sigurimit pensionalo-invalidor e social nga: 1. Punëmarrësi të, 2. Punëdhënësit edhe, 3. Gjenerata ndihmon gjeneratën dhe 4. Nga buxheti i shtetit. Duke e futur këtë sistem, kuptohet se duhet krijuar dy subjekte juridike, të cilat do tye merren me to: 1. Subjektin e sigurimit të punësimit dhe të sigurimit social të qytetarëve deri në punësim dhe 2. Sistemin e sigurimit pensionalo-invalidor mbi bazën që theksova të financimit të pensioneve. Duke i marrë këto forma të sigurimit, jam i sigurtë, se me mjetet e trustit aktual, si dhe të mjeteve të marra nga katër format e pagimit të sigurimit, do të arrijmë në këto nivele të sigurimit. 1. Sigurimi social për kokë do të shkonte deri në 120 Euro. 2. Sigurimi i pleqeyrise nuk do të ishte nën 420 Euro, 3. Sigurimi invalidor nuk do të ishte nën 380 Euro, 4. Sigurimi familjar nuk do të ishte nën 350 Euro. Shumë kush do të quditet dhe do të kundërshtoi se si arrihet kjo? Këndej po permendi, veç mënyrës së theksuar të financimit, edhe dy baza financiare, të cilat veç ekzistojnë: 1. Mjetet e Trustit dhe 2. Mjetet që ndahen nga buxheti për sigurimin social dhe atij të sigurimit pensional. Para kësaj është e domosdoshme të nxirret Ligji mbi të ardhurat minimale nga marrëdhënia e punës, si në sektorin shoqëror, ashtu edhe në atë privat, në Kosovë. Nuk duhet lejuar që të punohet me të ardhura personale prej 250 deri në 300 Euro neto në muaj. Ky është shfrytëzim! Shteti i Kosovës, për të gjithë të punësuarit në Kosovë, pavarësisht vendit, duhet me ligj të garantoj të ardhurat mininale prej neto 550 Eurove në muaj. Këndej dhe mbi këtë bazë ekonomiko-financiare krijohet bazamenti i shtetit social dhe ky shtet i jepë qytetarëve perspektivën e jetës normale dhe dinjitoze.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".