Lexoni edhe:
BE po gabon me angazhimin shtesë të Lajçak në dialogun
Shkruan: ANALISTI - Arsim Aziri
Insistimi i pa ndërprerë i institucioneve të Republikës së Kosovës, madje edhe i spektrit politik pozitë dhe opozitë, për pezullimin e masave të pa drejta kundër Kosovës të shpaluara vitin e kaluar nga BE. Me vendim arbitrar të përfaqësuesit të lartë të bllokut për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Josep Borrell, detyroi atë që ta korrigjon vendimin e gabuar dhe ti jep të drejtë Qeverisë së Kosovës për masat të cilat në veriun e vendit i ka zbatuar.
-Më në fund edhe kontroversi Borrel u detyrua që ta pranon progresin e arritur në fushën e sundimit të ligjit në komunat e veriut të Kosovës, duke legjitimuar kështu të gjitha veprimet e qeverisë dhe institucioneve të shtetit, nëpërmes raportit të tij me rekomandime pozitive, për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, masa të pa drejta të cilat u vendosën për shkak të eskalimit të situatës dhe provokimit nga forcat paramilitare dhe grupet e organizuara terroriste serbe të cilat sulmuan jo vetëm policinë legale të Kosovës, qytetarët e pa fajshëm gazetarët, por sulmuan edhe policinë e EULEX-it dhe forcat e KFOR-it. Ajo që ndodhi më pastaj ishte një reagim jo korrekt dhe i pa pritur nga Josip Borell. Për të qenë skandali në kulm, për këto akte kriminale ngarkohet me përgjegjësi shteti i Kosovës si nxitës e akteve destabolizuese.
BE po gabon me angazhimin shtesë të Lajçak në dialogunLexoni edhe:
Mirëpo kaloi një vit i plotë dhe lidershipi qeverisës i shtetit të Kosovës nuk hezitoi për të vazhduar hap pas hapi, cep më cep në shtetin tonë, për ta shtritë të plotë ligjin dhe kushtetutë, forcuar sovranitetin dhe mbrojtur integritetin e shtetit, kuptohet duke bashkërenduar veprimet edhe me aleatët ndërkombëtar, prandaj këtë realitet detyrohet të bartë dhe pranon në raportin e tij për Kosovën edhe Josip Borell. “Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova drejt përmbushjes së kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i rekomandon Këshillit që të marrë qëndrimin e heqjes së masave ndaj Kosovës, në të njëjtën kohë duke respektuar prerogativat institucionalë”, citohet të ketë theksuar Borell në kapitullin kryesor të raportit analitik me rekomandimin për pezullimin e masave kufizuese e ndëshkuese ndaj Kosovës. Në rekomandimin e tij, Borrell ka shkruar se “vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politikë dhe do të kontribuonte në kontekstin e balancuar në të cilin dialogu Prishtinë-Beograd, që lehtësohet nga BE-ja, mund të ecë përpara. Nga Kosova pritet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë të uljes së tensioneve të evitojë veprimet e pakoordinuara, thuhet në raportin e Borrellit.
Në këtë raport, Borrell ka përmendur në mënyrë specifike kërkesat që i ishin bërë Kosovës vitin e kaluar, të cilat lidhen me veprimet e njësive speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të shtetit – të banuar me shumicë serbe – si dhe me ushtrimin e funksioneve nga ana e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri. Në raport, Borrell ka shkruar se BE-ja do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet në veri të Kosovës si dhe veprimet e Kosovës dhe Serbisë, të cilat, sipas tij, nuk duhet të krijojnë tensione të reja. Sado që është një konstatim i publikuar me vonesë, rekomandimi pozitiv në favorin e Kosovë në mënyrë të drejtpërdrejtë legjitimon dhe vërtetën si të drejta të gjitha veprimet të cilat shteti i ka marr në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, për të pamundësuar atje operimin e bandave kriminale të telekomanduara nga Serbia, të cilat kishin projekt të mirë hartuar dhe parapërgatitur për sule befasuese terroriste, por që në momentin kritik u zbuluan neutralizuan dhe pamundësua verimi i tyre i planifikuar që nuk do të kursente as viktimizimin e serbëve lokal për të arritur qëllimin e tyre pushtues e destabilizues kriminal.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".