Për tri vite në mandat, Qeveria dëshmoi vizionin mbrojtjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit kushtetues

Për tri vite në mandat, Qeveria dëshmoi vizionin mbrojtjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit kushtetues
Për tri vite në mandat, Qeveria dëshmoi vizionin mbrojtjen e plotë të sovranitetit dhe integritetit kushtetues

Gani Qarri

  • 21 June 2024 - 07:47

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Qeveria Kurti vulosi edhe ndërkombëtarisht vendosjen e përjetshme të sovranitetit shtetëror të Kosovës si dhe pas më tepër se dy dekadash anarkie, kriminalo-politike, realizoi me sukses të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese të institucioneve të Republikës tonë të dashur edhe në veri, të vulosura tanimë edhe përmes raportit të Përfaqësuesit më të lartë zyrtar për Politikë të Jashtme të BE-së Josep Borell, me rekomandimin pozitiv, për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

-Qysh në fillim të tekstit, duhet uruar fort dhe pafundësisht qytetarët dhe Qeverinë e vërtet të Republikës së Kosovës, e cila duke mos bërë kompromise me kriminelët serb, ndaluar organizatat terroriste dhe dëbuar pjesëtarët e tyre në Serbi, rivendosi me sukses shembullor sovranitetin e plotë, shtriu shtetësinë e Kosovës tërësisht në veri, si dhe detyroi përfundimisht edhe ndëshkuesin e njëanshëm të Kosovës njeriun më kontrovers politik të BE-së, Josepp Borrel, që medoemos ta legjitimoi progresin e arritur në rivendosjen e rendit e të ligjit në komunat e veriut të Kosovës edhe me raport zyrtar të BE-së.

Akt historik ky që, nga gjenerata shqiptarësh do të mbahet mend gjatë dhe çmohen e vlerësohen lartë e më lartë, me të cilin, Qeveria Kurti vulosi edhe ndërkombëtarisht vendosjen e përjetshme të sovranitetit shtetëror të Kosovës si dhe pas më tepër se dy dekadash anarkie,kriminalo-politike, realizoi me sukses të gjitha veprimet ligjore e kushtetuese të institucioneve të Republikës tonë të dashur edhe në veri, të vulosura tanimë edhe përmes raportit të Përfaqësuesit më të lartë zyrtar për Politikë të Jashtme të BE-së Josep Borell, me rekomandimin pozitiv, për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Masa të njëanshme, të cilat u vendosën krejt padrejtësisht nga treshja pro-serbe Borell, Eskobar dhe Lajçak, për shkak të provokimit të situatës nga Serbia fashiste në veri të vendit tonë me forcat kriminale e paramilitare të Serbisë dhe grupet e organizuara terroriste serbe të cilat me dirigjimin e Vuçiqit dhe BIA-s serbe të udhëhequr nga krimineli rusofil Aleksandër Vulin, kryen sulmet më barbare, të nxitura dhe inskenuara në mënyrën më të egër të mundshme, kundër Policisë legale të shtetit të Kosovës, njësive të EULEX-it dhe ushtarëve të KFOR-it, duke lënë mbi 93 ushtar të forcave paqeruajtëse të plagosur aq rëndë, sa disa prej tyre, pas këtyre sulmeve barbare, u detyruan ti amputonin edhe gjymtyrët e trupit.

Dhe sikur mos të mjaftonin të gjitha këto, për të arritur kulmin skandali në fjalë, për krejt këto akte kriminale dhe nxitjen e këtyre akteve të rrezikshme destabilizuese nga Aleksandër Vuçiq dhe Serbia fashiste, nuk u fajësuan kriminelët e vërtetë serb as nxitësja e tyre-Serbia shoviniste, por për turpin e BE-së, ngarkua me përgjegjësi, pala më e pafajshme-shteti i Kosovës, madje Kosova, nga po kjo BE, u vendos njëanshëm dhe krejt padrejtësisht edhe nën masa ndëshkuese! Andaj pas një viti ndëshkimi të njëanshëm dhe krejtësisht të padrejtë ,“Duke marrë parasysh hapat që ka ndërmarrë Kosova në përmbushjen e kërkesave të BE-së të shprehura në deklaratën e 3 qershorit të vitit 2023, përfaqësuesi i lartë i BE-së, plakushi Josep Borell, pas kritikave të ashpra nga disa vende të Bashkimit Evropian, dhe në respektim të prerogativave institucionalë”, përfundimisht i rekomandon Këshillit të BE-së, heqjen e masave ndëshkuese, të vendosura krejt padrejtësisht dhe në mënyrë të njëanshme, nga BE ndaj Republikës së Kosovës.

Në rekomandimin e tij Borrell thekson se “vendimi nga ana e Këshillit do të ishte sinjal politikë dhe do të kontribuonte në balancimin e dialogut Kosovë-Serbi, që lehtësohet nga BE-ja, në mënyrë që ai të mund të ecë përpara, ndërsa Kosova pritet që ta shfrytëzojë këtë mundësi për të vepruar në mënyrë të uljes së tensioneve, të evitojë veprimet e pakoordinuara. Borrell ka përmendur edhe kërkesat që i ishin bërë Kosovës vitin e kaluar, lidhur me policinë speciale të Republikës së Kosovës, si dhe ushtrimin e funksioneve në zyrat e tyre, të kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri, duke shkruar se BE-ja do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet si dhe veprimet e Kosovës dhe të Serbisë, që të mos krijohen tensione të reja. Ndërsa sa i takon datës së heqjes së masave, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, heqja e masave ndaj Kosovës pritet të jetë në rend dite, me 24 qershor, në takimin e Këshillit për punë të jashtme, që zhvillohet këtë ditë në nivel ministrash në Bruksel, vendim njëmend i arsyeshëm dhe mese i drejtë, të cilin, edhe pse i vonuar, Kosova, pas rivendosjes së Sovranitetit dhe realizimit të objektivave të saj në veri, vërtetë e pret me krenari!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".