Lexoni edhe:
Prokuroria Speciale veç në letër, e dizajnuar për ta dështuar luftimin e krimit të organizuar
Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi
Në Bruksel nuk pritet ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneks marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Krimineli i luftës Vuçiq do të mbështetet në kërkesën e Asociacionit dhe në diskriminime gjoja të serbëve në veri. Kosova do të kërkoj zbatimin adekuat të Marrëveshjes pa i dhënë prioritet themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Natyrisht se do të kërkoj edhe përgjegjësi për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023.
-Takimi Kurti -Vuçiq në Bruksel më 26 Qershor është vetëm një takim i karakterit formal. Kjo për faktin se qëndrimet e Beogradit kundruall Kosovës janë edhe më ultra nacionaliste se më herët, në kohën e Millosheviçit. Beogradi ka deklaruar shumë herë, sidomos pas zgjedhjeve në Serbisë dhe të ndërtimit të Qeverisë, së kurrë nuk do të ketë njohje faktike dhe as juridike të Kosovës. Nga Qeveria serbe dëgjohen mendime se Kosova është serbe dhe se Kosova është Krahinë jugore e Serbisë. Këtë e ka të sanksionuar edhe me Kushtetutë. Në Qeverinë serbe u futën njerëz tipik terrorist.
Ka edhe spiun të Rusisë. Vetëm në kohën e Millosheviqit kishte qeveritare të njëjtë nacional-shovinist, si tash nën udhëheqjen e kriminelit të luftës Vuçiq. Në Bruksel nuk pritet ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneks marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023. Krimineli i luftës Vuçiq do të mbështetet në kërkesën e Asociacionit dhe në diskriminime gjoja të serbëve në veri. Kosova do të kërkoj zbatimin adekuat të Marrëveshjes pa i dhënë prioritet themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Natyrisht se do të kërkoj edhe përgjegjësi për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023. Edhe tash Kosova duhet të theksoje se Asociacion me kompetenca legjislative dhe ekzekutive kurrë nuk do të ketë. Asociacioni duhet të ketë karakter të shoqatës dhe të veproj në kuadër të konsumimit të çështjeve nga fusha e kulturës. Duke i ditur këto është me rëndësi fakti se çka e shtyri Kurtin nga Kosova dhe vrasësin Vuçiq nga Serbia në këtë takim në Bruksel. Nuk shihen fare faktet që e ndikuan takimin e 26 Qershorit 2024.
Ndoshta mjetet financiare që BE i ka ndarë për shtetet e Ballkanit Perëndimor! Ndërmjetësuesi serbomadh Lajçak ishte në Kosovë dhe në Serbi. Në Prishtinë u fol për Urën e Ibrit dhe në Beograd për Marrëveshjet e vitit 2013/23. Ka diçka të re në dialog të Kosovës me BE dhe me Serbinë nuk dihet! Nga Brukseli thuhet se do ketë takim. Nuk u dhanë temat dhe as forma e takimit. A do të takohet Kurti me kriminelin Vuçiq apo a do të këtë takime të veçanta? Sidokudo takimi është parimisht i kohës. Nuk shpresohet se do të ketë përparim. Serbia kërkon ripushtimin e Kosovës. E Kosova është shtet sovran dhe çdo sulmi nga Serbia do t'i përgjigjet në formën e njëjtë të sulmit. Kurrë nuk mundë të pranon ripushtimin. Qëndrimet janë shumë larg. Nuk pritet asgjë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".