Lexoni edhe:
Improvizim i vazhdimit të dialogut, edhe takimi vijues Kurti - Vuçiq nuk do të sjell asgjë të re, i dizajnuar për të dështuar
Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani
Më në fund ky farë Borrelli e pa se ishin masat ndëshkuese të padrejta, në fakt jo se nuk e dinin këta por vendit tonë ia bënin me hile dhe e përkëdhelshin Serbinë fashite.
Masat ndëshkuese që i vuri Bashkimi Evropian Republikës së Kosovës, jo vetëm që ishin të padrejta por mund ta quajmë edhe turpi më i madh që ka ndodhur. Kosovën e sulmuan bandat vrastare ,terroriste dhe kriminale serbe, por gjithmonë të dirigjuara nga foleja gjakësore kriminale që ka adresën në Beograd, duke sulmuan integritetin e vendit dhe vranë njerëz të pafajshëm dhe kjo Evropë kurvë hezitonte ta dënonte Serbinë fashiste, por i vuri barrë në shpinë Kosovës. Më në fund ky farë Borrelli e pa se ishin masat ndëshkuese të padrejta, në fakt jo se nuk e dinin këta por vendit tonë ia bënin me hile dhe e përkëdhelshin Serbinë fashite. Borelli dhe jo vetëm ky por e panë e tëre bota se këto banda kriminale terroriste ishin ata që i sulmuan edhe pjesëtarët e EULEXIT,gazetarët dhe qytetarët e pafajshëm, dhe pa fije turpi i vunë masa Kosovës dhe nuk e fajësonin dhe dënonin Serbinë ashpër, as bandat kriminale serbe që ishin organizuar dhe stërvitur një kohë të gjatë me plane luftarake.
Pra, vetëm të mendojmë me gjakftohtësi kështu: U sulmua integriteti i Republikës së Kosovës që është i pranuar më tepër se nga gjysma e Botës, u sulmuan qytetar të pafajshëm dhe e vranë një polic, e sulmuan pjesëtarët e EULEXIT, u sulmuan pjesëtarët e KFOR-it dhe si ka mundësi të vihen masa ndëshkues ndaj Republikës së Kosovës dhe të thotë dikush që nuk janë vepra të turpshme dhe që tolerohen nga Bashkimi Evropian dhe nuk dënohet Serbia kriminale por ne akoma flasim dhe pyesim se kur do hiqen masat ndëshkuese pikërisht nga bashkimi evropian.
Turp i shekulli apo jo. Borelli dhe në përgjithësi Bashkimi Evropian duhet ta kenë të qartë se serbët e Kosovës që jetojnë aty, ata bëjnë trazira dhe tensione dhe assesi qytetarët shqiptar që jenë me shekuj në ata trojet e tyre den baba den. Dhe një gjë është shumë me rëndësi se në asnjë vend të botës nuk kanë më shumë të drejta minoritetet siç kanë serbët në Kosovë. Prandaj edhe një ditë që shkon më tutje me këto masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian është e tepërt dhe e turpshme.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".