Lajçak dhe Eskobar, nuk e drejtuan si duhet procesin e dialogut

Lajçak dhe Eskobar, nuk e drejtuan si duhet procesin e dialogut
Lajçak dhe Eskobar, nuk e drejtuan si duhet procesin e dialogut

Skender Mulliqi

  • 23 June 2024 - 09:00

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

BE-ja dhe Amerika duhet të kenë një qasje shumë më ndryshe të dialogut, më i balansuar, e jo si deri më tash, që u faktorizua Serbia fashiste, e u dënua në anën tjetër për eskalim të situatës Kosova, e cila ende po mbanë mbi supe shumë pa drejtë masat ekonomike, që është premtuar nga BE-ja, se do të hiqen pjesërisht. Borrell , Lajçak dhe Eskobar, nuk e drejtuan si duhet procesin e dialogut, duke i bërë favore klikës të kriminelëve të luftës në pushtetin e Serbisë. Vuçiqi, Nikoliq, Daciq e Vulin, duhet të ndalën në tendencën e realizmit të idesë megallomane dhe brutale që dërgon në një luftë të re rajonin.

 

Emërimi i emisarëve të rinj në bisedime do të ngjallte shpresat për një dialog frytdhënës, i futur tashmë në qorrsokak . Ka mbaruar epoka e fillim shekullit 20-të , të Nikolla Pashiqit dhe Vasa Qubrilloviqit për zhdukjen e qenies shqiptare në Ballkan. Rusia dhe Serbia po paraqiten si rreziku kryesor i fillimit të luftës bërthamore! Pra, bota po rrezikohet nga Lufta e Tretë Botërore, kur po bëhen 105 vite nga përfundimi i luftës së Parë Botërore. Invazioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë nga diktatori Vladimir Putin, bëri që bota perëndimore që nga fillimi ti dalë zot Zelenskit më ndihma ushtarake dhe humanitare. Po nën ndikimin e Rusisë për të qitur në margjina agresionin mbi Ukrainë ndodhi lufta e përgjakshme në Gazë ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, ku të implikuar kemi edhe Iranin.

Diktatori rus Putin këtë luftë e fillojë më motivacion të realizimit të “botës ruse”.Rusia po dëshiron kthimin e Luftës të Ftohtë, të ish Bashkimit Sovjetik, të cilën perandori e përmbysi reformatori, Mihael Gorbaqov. Në anën tjetër kemi Putinin e vogël në Ballkan, presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, I cili më çdo kusht po dëshiron me vazhdua rrugën e lënë gjysmë të Millosheviqit, për Serbi të Madhe, apo të një mini Jugosllavie të ideologut të këtyre ideve shoviniste, babait të kombit , Dobrica Qosiqit. Putin dhe Vuçiqi në Ballkan po kërcënojnë botën më luftë bërthamore. Kuvendi gjithë serb i mbajtur në Beograd ka tendencën imagjinare e brutale për realizimin e idesë “të gjithë serbët në një shtet”, siq ishte edhe moto e këtij tubimi klero-etno fashist. Fitorja në zgjedhjet nacionale të demokratit Joe Bajden e jo të republikanit Donald Tramp, dhe fitorja e të djathtës në Evropë, në zgjedhjet e mbajtura para disa ditësh, japin shpresë që më në fund do të përmbysen ëndrrat rusoserbomëdha në Evropë dhe në Ballkan, siç do të përmbyset edhe iluzioni për një rend të ri botëror së bashku më serbët, që e tha në letrën dërguar tubimit gjithë serbë, në Beograd, Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov.

Fitorja e Vuçiqit në zgjedhjet nacionale dhe në zgjedhjet lokale është tregues se Serbia , nuk ka lëvizur nga politika e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Fitorja e radikalëve dhe kriminelëve të luftës të cilët u bën bashkë, nuk japin shpresa që do të kemi normalizim të shpejtë të marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe eskalim të situatës në veri nga Vuçiqi dhe strukturat paralele kriminale serbe në krye me Listën Serbe të terroristëve Radojçiq , të aktit tragjik në Banjskë, Rakiq dhe Veselinoviq. Këta terroristë u përpoqën që më luftë në Banjskë ta bëjnë faktike ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu. BE-ja dhe Amerika duhet të kenë një qasje shumë më ndryshe të dialogut, më i balansuar, e jo si deri më tash, që u faktorizua Serbia fashiste, e u dënua në anën tjetër për eskalim të situatës Kosova, e cila ende po mbanë mbi supe shumë pa drejtë masat ekonomike, që është premtuar nga BE-ja, se do të hiqen pjesërisht. Borrell , Lajçak dhe Eskobar, nuk e drejtuan si duhet procesin e dialogut, duke i bërë favore klikës të kriminelëve të luftës në pushtetin e Serbisë. Vuçiqi, Nikoliq, Daciq e Vulin, duhet të ndalën në tendencën e realizmit të idesë megallomane dhe brutale që dërgon në një luftë të re rajonin. Emërimi i emisarëve të rinj në bisedime do të ngjallte shpresat për një dialog frytdhënës, i futur tashmë në qorrsokak .

Ka mbaruar epoka e fillim shekullit 20-të , të Nikolla Pashiqit dhe Vasa Qubrilloviqit për zhdukjen e qenies shqiptare në Ballkan. Nuk do të këtë vilajet të Kosovës siç pretendojnë ta kthejnë rrotën historike mbrapa klika e radikaleve në pushtetin e Serbisë. Presidenti i Serbisë , si një mut dhe idiot i madh që është, (më falni në shprehje), Prishtinën mund të sheh vetëm më syze nga Beogradi. Shqiptarët siç ia kanë shuar ëndrrat kryekriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit për Serbi të Madhe, do t’ia shuajnë edhe pasardhësit të tij, Aleksandër Vuçiqit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".