Pse BE-ja nuk i hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës?

Pse BE-ja nuk i hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës?
Pse BE-ja nuk i hoqi masat ndëshkuese ndaj Kosovës?

Prof.Dr.Hakif Bajrami

  • 24 June 2024 - 10:19

Shkruan: Akademik, Prof, Dr: Hakif Bajrami

Politka serbiane nga vit 1903 peshon në kordinatat strategjike të Rusisë. Sot, kjo politikë është kah promovohet se ndaj saj: “janë bërë padrejtësi të skajshme nga Perendimi i egër”, sa që bombardimet e NATO-s do të spjegohet edhe sot si një padrejtësi e shekullit. E vërteta, pas vdekjës së tiranit Tito, politika serbiane ka luajtur në një letër: “si të promovohet Jugosllavia integrale, duke promovar realitet se populli serbian paska qenë i nënshtruar”, e jo nënshtrues.

E vërteta, kjo shpalosje hipokrite ka ndodhur në një simpozium ndërkombëtar i mbajtur më 15 maj 1985 në Beograd. Aty u shpalosën “letrat serbe”, se kush aspriron për ta homogjenizuar vendin, ashtiu si e kishte homogjenizuar Mbreti Aleksandër Karagjorgjeviq më 1929-1941. E vërteta,ky synim serbian edhe pse i kishin shkenctarët eminent evropianët aty, nuk është lexuar drejtë as në Perendim e as brenda Jugosllavisë, deri më 1989, kur u provua që të investohën milirda dollarë për ta shpëtuar “Kancerin e Ballkanit”, që quhet edhe sot në miniaturë- Serbi.

E vërteta, Republika e Kosovës për Bashkimin Evropian edhe sot, për hatër të mentalitetit serbian për ta larguar nga prehri rus, e ai largim nuk do të ndodhë kurrë deri sa të janë gjallë popat e Rashko (Sava) Nemanjiqit konsiderohet se Çështja shqiptare: “është një pacient, që ka nevojë për operacion, por që mungon kirurgu”. Kështu e vlerësoj Borrel dhe Lajçak këto ditë vazhdimin e masavejo të plota si deri me tash, ndaj Kosovës. Masat ndëshkuese, u imponuan padrejtësisht para një viti, për Kosovën u pasur dhe të varfur, me vizat e të cilës u luajt “poker politik ”, për një dekadë, si për askend tjetër në Evropë. Madje BE është duke propoganduar se: “shqiptarët masovikisht do ta lëshojnë vendin dhe do të krijohet krisë refugjatësh në BE. E shtrojmë pyetjën: ku mbeti ajo krizë e trumbetuar për liberalizimin e vizave. Po, ajo krizë mbeti në kokat e diplomatëve të Evropës, për të kurdisur “kriza të reja”. Lidhur me këtë, askush nga qytetarët e rendomt shqiptarë, nuk e dijnë pse Republikës Kosovësiu kanë vënë masat ndëshkuese. Madje para dy ditësh, që mos të hiqën masat plotësisht u pozicionuan përfaqsuesit e Francës dhe Italisë,me prapavi që “mos po i ndihmohet Kosovës tepër”.

Nëse analizohet kjo çështje në thellësi, hapur del se ndaj Kosovës, BE drejton një politikë që lenë mundësi dyshimi, që lufta jonë për liri dhe pavarësi që do të avansohet si model në glob, të degradohet me insinuata si: burgime pa asnjë argument, sanksione, moslejim të libralizmit vizave për një kohë të gjatë, propogandë ilegale për mosinvestime, mos lejim që Ushtria të aramtoset me armë moderne, restrikcione dhe pengesa ilegale në antarsim në organizatat botërore sidomos në ato që janë nën “patronatin” e OKB-ës. Ai degradim qe dy dekada e gjysmë është kah drejtohet nga disa shtete të BE-s të cilat nuk e njohin Republikën e Kosovës, sepse kanë nga një e tri “Kosova” brenda tyre. Është fjala për një politikë tinzare që e drejtojnë: Franca, Italia, Greqia, Spanja, Sllovalkia dhe Çipro.E vërteta, këto shtete drejtojnë politikë të jashtëme, ashtu si u thonë në vesh disa zyrtarë nga Lindja, po se po, por edhe nuk është numri aq i vogël edhe i atyre shteteve nga Perendimi. Në rend të parë, kjo politikë është kah drejtohet nga Vatikani, Parisi dhe Irani, e sidomos nga Vatikani i cili lufton në çdo çast që ta penalizoj Kosovën,pse më 1991: “nuk pranoi të konvertohet i tëri populli shqiptar në rreligjionin katolik”. E them këtë në bazë të Marrëveshjës Tuxhman-Millosheviq në Kragjorgjevë, mbajtur në mars të vitit 1991. Ky qënrimi vjen edhe nga disa “konvertime” shqipfolësish që publikisht mbahën ende ilegalë, e që në esencë kleri katolik dhe disa ylema shqiptarë në Kosovë, tërë çështjën e njohin në detale, por e heshtin si kurbanin para kasapit. E nëse kanë merita për njohuri të mosnjëhjës, shtetet kryesore të BE-s, atëherë kanë edhe përgjegjësi për të njejtin pozicion, prandaj ky trust destruktiv dhe fajdegji politik, tërë politikën e mbulon me një velo rreligjioni që i vjen era edhe islamizëm patologjik dhe ortodoksi megalomane. E për kalimin e kësaj pengese, në Prendimin e “dy politikave” (SHBA dhe BE), për të marrur pozicion përkrah luftës UÇK-ës, shqiptarët duhet përkulën para Klintonit dhe Toni Blerit, që të dy burrshtetasit atëbotë ishin protestantë.Pra.këtu pushon përgjegjësia e suksesit të Kosovës, pra UÇK-ës dhe këtyre drejtuesve u takojnë meritat pse u korigjuan gabimet ndaj shqiptarëve që i bëri Evropa nepër kongrese dhe konferanca të ashtuquajtura paqesore për dy shekuj.

Propogandë pa asnjë argument

Po, ka sot zëra që propogandojnë se bota islame: “ka kontribuar në çlirimin e Kosovës”. Ky konstatim jo vetëm që është një rrenë rreligjioze islame, por njëherit tregon edhe për një pozicion që bje fjala kur Serbia nazifashiste ishte në sanksione, bota arabe sidomos, ia pati dhuruar Serbisë Milloshit 2 miliardë dollarë, për blerje armatimi, për zbutjën e inflacionit monatar dhe për blerëje të medikamenteve, për smundje venerike.Të kuptohemi, atëbotë Serbia nazifashiste ishte nën sanksione nga KS OKB.Madje, ndihma arabe i erdhi RFJ-ës kur ishte e përjashtuar nga OKB unanimsht.E vërteta, ka pasë edhe nga Evropa atëbotë shtete shumë të fuqishme, që “privatisht” e kanë subvencionuar makinerinë ushtrake dhe policore serbiane, me afro 3 miliardë dollarë. Dhe pse mos ta themi publikisht, se ato shtete ishin: Gjermania e bashkuar me një miliardë, Franca me 850 milionë dhe Italia me 750 milionë dollarë. Pra, kjo është diagnoza e “smundjës” ndëshkuese që Republika e Kosovës, po e kuron edhe sot plagën, dhe nuk ka asnjë shenjë se kjo diagnozë “ilegale” politike, e që kritika që bazohet në burime të dorës parë, të demantohet apo të demontohet.

Kush e mban Kosovën vërtikalisht të pamposhtur

Kosova mbahet vertikalisht e pamposhtur në saje të politikës Presidenciale të SHBA, të Senatit, Kongrersit dhe Pentagonit.Stej Depataamenti është në pozicionin e vjetër të “temperaturës” ftoftë-nxehët, gjithnjë kur është fjala për vende që kanë vështërsi në promovimin shtetëror. Si duket Kryeministri Albin Kurti e ka nuhatë këtë politikë, prandaj në rrugëtimin e qeverisë TIJ, po u venë pengesa sepse për shumë çështje vitale për shtetin e Kosovës me të drejtë nuk po i konsulton, pse të paktën, nuk po i informon, sepse do ta pengonin si kanë vepruar me kryeministrat tjerë.Këtu dikund e kalon “pushimet dreçi”.

Dhe, mjerisht asnjë parti politike në Kosovë, këtë pozicion deri me tash nuk e ka kuptuar esencialisht, madje jo vetëm në Kosovë, por as në Tiranë, ku politika e “bigjozit” kibernitk të kabinetit qeveritar Edi Rama,që është gjithëmonë në koherencë me: “ujin e nxehtë” të dirigjuar nga Beogradi. E nëse shtrohet pyetja kush janë “doushnikët” e Edi Kristaç Ramës nga Kosova ( janëBaton Haxhiu, Berat Buzhala dhe Shkelzen Maliqi në hie,me disa minak të ujrave të zeza. Këtë fakt e dijnë të gjithë në Kosovë, po edhe në Shqipëri, dhe çuditërisht “doushnjada shqiptare e mbiellur në kohën e Pahiqit, e rritur në kohën e Titos dhe rankoviqit dhe e korrur në kohën e Milloshit” po heshtët!.

E vërteta, këtë pozicion të “doushnjëzmit” me shumë sponzorë më të vegjël, kreu qeveritar në Prishtinë e ka të njohur dhe të trasuar për ta luftuar, por është i rrethuar nga të gjitha anët me politikë që mendon dhe flet në emër të çyrkut. E vërteta, Alibin Kurtin më shumë e kanë ndihmuar kundërshtarët e tijsa sa përkrahësit e momentit. Lidhur me këtë, Kryeministri Albin Kurti më shumë se çdo politikan tjetër e ka kuptuar se UÇK ia ktheu popullit krenarinë, prandaj këtij personaliteti askush nuk mundet për t` ia mveshur korrupsionin apo inferioritetin para të huajëve.Mjerisht, ky ujë, jo gjithëmonë i turbullt në Kosovë, pati filluar të turbullohet në tërësi qysh në kohën e Brak Obamës dhe Atifete Jahjagës.Pra faktori i jashtëm dhe ai i brendshëm ishin bërë koherent. E Albin Kurti e prishi atë koherencë dhe hapur si nxënës i Adem Demaçit tha: Mua këtu më ka zgjedhë populli. Dua t` i sherbej me drejtësi sepse shtetin dhe shtëpinë e mban vetëm drejtësia.Pra kthiellimi që ka ngja nga viti i zgjedhjeve të fundit në Kosovë, disi po spjegohet nga oponentët se diçka merr në thua, sepse nepër binarë pushtetit tanishëm po i vihën pranga shumë të rrezikshme, pa dëshmuar në të njejtën kohë fakte që zgjidhin rrugëtim në histori.Por, me gjithë këtë, notimi në ujin gjysëm të turbullt nuk po ndalet, për Republikën e Kosovës. Gjitjnë në lidhje me këtë, në kohën sa është Edi Kristaq Rama në fronin e Tiranës, uji gjysëm i turbillt për Ballkanin është bërë përvlues për Kosovën, sepse ai “ujë”, po oscilon në mullarin e Sorosit dhe bandave që e rrethojnë në Beograd, Tiranë dhe Shkup, e që përkrah tyre është edhe një parti e cila për bazë e ka blefimin dhe teatrin e pushtetit, jo kurrë aktrimin politik për kombin dhe të drejtën sovrane të tij. E ajo parti ishte dhe është, e nuk dihet a do të jetë: “partia institucionaliste” në Republikën e Kosovës, patia që ka drejtuar gishtin për shumë vrasje që i janë bërë, e që qëllimisht akuzën e ka drejtuar JO kah kriminelët e vërtetë, por kah rivalët politik. E këtij shembulli hipokrit duhet dikush nga të fortit në Perendim të dali ashtu si doli GUXIMSHËM Viliam Voker më 15 janar 1999 për gjenocidin në Raçak, e të thot se drejtësia nuk është profesion i politikës. Pra, mbani në mend “institucionalistë”, unë politikën serbiane e studioj qe 50 vejtë, prandaj po ua them objektivisht sepse personalisht nuk kam asgjë kundër juve, por forca jonë nuk është as sa një organizatë “hallvagjinjësh” të Stambollit. Po, do të shkruaj, sepse po luftoni për merita, por nuk po luftoni për marrje të përgjegjësive, ndërsa hiqeni se kemi pasë pushtet. E ju pyes publikisht: keni qenë në pushtet pas çlirimit. Kush ju ka penguar t` i kthjelloni vrasjet enigmatike. Po, po, kush ju detyroi të dërgoni edhe insinuata në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po kalbën PADREJTËSISH bijtë më të ndëruar të Kombit në fund të shekullit XX! E filozofia e historisë na mëson se lufta që bën kombi për liri, nuk mund të gjykohët, por të kuptoheni se çlirimtarët, konsideroi se duhet të tregohën në luftën për shtet të së drejtës e jo për pushtet të tenderëve.

Rreshtimi në dy binar politik-kush ka të drejtë?

Lidhur me këtë gjendje në Republikën e Kosovës, këto ditë Ambasadori i nderuar i SHBA Xhefri Hovenier u prononcua se: ‘nuk ka politkë të drejtë ndërshtetërore, pa njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, pas dy ditësh, si “vullkan” shpërtheu Ambasadori i SHBA-ve në Beograd dhe çdo pozicion të qeverisë vet, e vuri në dyshim, duke u prononcuar: ‘ka mundësi që Kosova të pranohet në BE edhe pa njohja nga Serbia’ (Kristofer Hilli i drafteve të “Kosovë e Metohisë 1998). Në lidhje me këtë shtrohet pyetja: kush mundet për të arbitruar në këtë dualizëm në mes ambasadorëve të SHBA-ve, të cilëve nuk iu pret sopata në një vend. Jamë shumë i bindur se arbitrimi i Shtëpisë Bardhë, që do të thot i Presidentit Xho Baiden, kuptohet duke e përkrahur ambasadorin e vet në Kosovë, do të arbitroi dhe arbitroi. Lidhur me këtë, shtrohet një gjysëm pyetje: ku qëndron në këtë polarizim Sekretari i Stej Departamentiti Zotëri Blinken? Edhe më kuptueshëm, mos ai është hidhëruar në shprehjen “naivitet”, që iu tha me të drejtë para ca muajsh. E të dalim publikisht e ta themi me guxim se: këtu pushon dualizmi i ambasadorëve, i cili dualizëm nuk është i montur, por është skenar që i kushton Kosovës, e që nuk ka inati ndaj saj, sepse ka tepër inati ndaj shqiptarëve, aq më tepër kur Kosova është shtet i dytë i shqiptarëve. Pra, herave tjera, duhet të matën muskujt po edhe metaforat ballkanike, e drejtuesit shtetëror të Republikës Kosovës, të pyesin edhe kur duan me fjet Brukselin apo ….!!!.

“Bota serbe” i publikoi 49 pika për konsum politik në kordinim me “Botën Ruse”

Në dokumentet konfidenciale të një shërbimi ballkanik, të cilat rastësisht janë dekonspiruar këto ditë shkruan: “Çka është për civilizimin “Bota Ruse”, është për Ballkanin në sinkron “Bota Serbe”. Së këndejmi, studiuesit e gjeostrategjisë, duhet mësuar se katastrofa ruse më 1991, e zbuloi katastrofën serbiane në vijim, e cila zgjati deri më 1999. Lidhur me këtë fenomen, konsolidimi i politikës serbiane nuk ka qenë i lehtë në ato rrethana të rrënimit total shtetëror dhe politik. Prandaj propoganda e “sherimit” duhej filluar nga krijimi i Jugosllavisë më 1918 dhe 1943. Në atë propogandë duhej të dihet se Çështja serbiane, peshonte mbi një varg armiqësish në mes Beogradit ortodoks dhe Zagrebit katolik më 1945-1980. Gjatë kësaj kohe elita politike serbiane, pa pushim ia ka mbajtur Titos para hundës likudimin e kuadrove të saj në Moskë gjatë viteve 1935-1941.

Së këndejmi edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur u shpërbë Mbretëria Jugosllave, kundërthënjet e para serbo-kroate janë shfaqur kryesisht lidhur me pastrimet që i kishte bërë Josif Visarion Stalini ndaj komunistëve serbianë në Moskë, sidomos gjatë viteve 1935-1941. Ato likudime komunistët serbianë ia kishin adresuar tinzisht edhe J. B. Titos si stalinist që ishte, sidomos nga viti 1937, kur erdhi në krye të PKJ-ës. Në lidhje me këtë, nëse lexohën dokumentet e Polit Byros KQ PKJ-LKJ mësohet se Tito i shihte si oponentë, pa asnjë ndërprerëje: Millovan Gjillasin dhe Aleksandër Rankoviqin.Aty afër tyre ishte edhe E. Kardeli, por edhe Mosha Piade i cili qysh më 1940 u prononcua se Kosova duhet të avansohet në Republikë sovjetike.Madje ajo armiqësi, ishte vrejtur dallushëmme rastin e vizitës së Titos në Londër më 1954, kur çetnikëve për disa sekonda Titoiu kishte shmangur. Dhe, posa kthehet në vend, Tito e “vizaton” planin se si të shmangëshin Millovan Gjilasi pa asnjë dilemë, dhe A. Rankoviqi me disa “dilema” evolutive, por që ky i fundit, duhej të mbahet nën syrvejim të pandërprerë. Kuptohet, vendimin për skajimin e A. Rankoviqit, Sekretari dinak kominternist (Tito) do ta merr kur e kuptoi se A.Rankoviqin në Ukrainë oficerët serbian e quanin, më 1965: Shoku Kryetar. Ajo fazë e armiqësive herë të hapura e herë të heshtura, do të zgjasin pa pushim, deri me vdekjën e Titos më 1980. Por promovimi i rankoviqizmit në Serbi do të ngjanë me rastin e varrimit të tij, me që rast në varrim muarën pjesë rreth një milion serbian. Madje po në atë vit (më 1983) në Kosovë LKJ militarizohet sepse u themeluan brigdata dhe batalonet e LKJ-s fakt ai që ishte i ngjajshëm me nazifashizmin në Gjermani më 1933-1939.

Faza vijuse e dezintegrimit të katrahurës Jugosllavi në esencë fillon pikërisht më 1981/82, kohë ajo kur doli nga shtypi libri: “Kontribute të reja të biografisë J. B. Totos”, nga Vlladimit Dedier, historian ky që më 1953 iu kishte bashkuar Millovan Gjillasit, e të cilin Tito e kishte “toleruar” (Dedierin), duke e quajtur avanturier, sepse më 1945 ishte përjashtuar nga PKJ. E vërteta, në librin tre vllimësh V. Dedier e kompromiton Titon me konstatimin për : “spastrimet duke i likuiduar komunistët në Moskë më 1935-1939, e të cilat sipas rankoviqit i ka bërë personalisht edhe Tito, krejtë me qëllim që t` i afrohet Stalinit”. Edhe më konkret, edhe krijimi i kampit përqëndrimit, që ishte një veprim më tepër se nazifashist për të gjithë Informbyroistët (1948/49), e që ishte Golli Otoku, i mvishet imagjinatës së Titos. Lidhur me këtë politikë të mjegullave serbo-kroate, ose më mirë të quhën ortodokso-katolike, me një rast, kur kritikohej politika “staliniste e Tiranës”, më 1976 autori i këtij eseu politik, do t` u thot serbianëve se: “Vetëm Golli Otoku”, po të shndërrohej e tërë Shqipëria në kamp, nuk do të bënin as sa gjysma e mundimeve që kanë ndodhur në Shqipërinë totalitare.(Citat nga inçizimi).

Në vijim për librat e Vllada Dedierit për Titon, prap autori i këtij eseu do ta shtroj pyetjën në Komisonin e historisë së LKK më 25 tetor 1982: Pse akuzohet dhe denohet Akademik Prof Dr Ali Hadri, i cili nuk e ka asnjë faj as politik e as shekncor, vetëm pse është shqiptar, pse e ka thën të vërtetën për veprimet e Svetozar Vukmanoviq Tempos, të cilit në Beogard i kam kërkuar “dyluftim” shkencor pikërisht më 11 maj 1982. Ndërsa tolerohet Vllada Dedieri i cili e akuzon Titon për krime: para lufte, gjatë luftës dhe pas saj, duke ia mveshur të gjitha deformimet që kanë ngjarë në vend, e sidomos ndaj shqiptarëve. Pra, J. B. Tito nuk e ka skajuar A. Rankoviqin më 1966, për deformime, por që ia ka mbajtur para hundës çëshjën e spastrimeve të komunistëve serbian nga viti 1935 e tutje. Lidhur me këtë Tito e përkrahë E, Kardelin vetëm pse është autor i federimit modern të federatës më 1962 dhe 1974.(Nga diskutimi i 25 tetorit 1982 në Komisionin e Historisë Kosovës, drejtuar nga Branko Shkembaroviq).

Ku duam të dalim me këto konkludime faktografike?I tërë ky ese politiko filozofik, racionalist duhet të lidhet me kohën kur serbianët e promovuan S. Millosheviqin për ta zavendusar Titon, pas Titos, në mënyrë qëÇështja shqiptare në Jugosllavi të pozicionohet si sulm ndaj Demonstratave rrevolucionare 1968-1981-1997, sulm ai që ishte sulm ndaj tërë kombit shqiptar, që po luftonte për kauzën e drejtë, e që padrejtësitë kërohej të korigjohën. Ndërsa, kulmin në atë politikë të korogjimit, duhet kërkuar në Projektin më famëlartë kombëtar shqiptar e që është gjatë shekullit XX: Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1997-1999, UÇPMB, Ushtria Çlirimtare Kombëatre (2001) në të cilin kulm, në proces duhet kërkuar edhe hisën e NATO-s. Së këndejmi, sot (2024) Aleksandër Vuçiq, si vazhdues i politikës pansllaviste ortodokse serbiane, po provon të imitojë çdo lëvizje ruse në Ukrainë, duke shpresuar se Putini atje do ta fitojë luftën. Së këndejmi, “Bota Serbe” që është promovuar më 8 qershor 2024 ekskluzivisht me ikonografi rreligjioze, sikurse kur u nxorrën eshtrat e Prin Lazarit dhe shetitëshin nepër Jugosllavi,për të bërë kujdestari për Jugosllavinë integrale, ndërsa sot nëse fiton “Bota Ruse” në Ukrainë deri në tetor 2024, të promovohet “Bota Serbe” në Ballkan, duke sulmuar Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedonin gjatë dimrit 2024/25, sepse Serbia po armatoset e Evropa po krehet, sikurse gjatë dimrit 1877/78. Po shtrohet pyetja: a e dijnë drejtuesit e NATO-s këto “manovra serbiane”. Mendoi se i dijnë në detale të gjitha, por nuk i dijnë në thermia të detalit,sepse me Beogrdain sot po koketon qeveria e Tiranës, e Shkupit dhe Podgoricës. Për Sofjën, dihet se nuk do qëndrojë në pozicion neutral, ndërsa për Zagrebin dhe Athinën varet çka do të tregojë Londra gjatë gushtit 2024.

Çka mshifet pas akuzave ndaj Kryeministrit Albin Kurti

Po sulmi ndaj Kosovës në këto vite(2023/24), është aq i tmerrshëm sa që: akuzohet “tinzisht” Kryeministri Albin Kurti për “moskordinim të aksioneve me aleatët, në veri të vendit”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzohet: “tinzisht edhe për eksportim të rrevolucionit në: Shqipëri dhe në Maqedoni”, kinse është fjala për “eksportim” të ideologjisë rrevolucionare socialdemokrate.Ky vlerësim, është lansuar së pari nga Parisi, e pastaj e kanë distribuar qendrat e diplomacisë fashiste ruse nepër vendet arabe, dhe pastaj kudo nepër Perendim, sidomos. Por me që faktorët ndikues në ballkanizimin e mëtejmë të Ballkanit, nuk gjetën ekzekutorë të jashtëm, për ta penalizuar Qeverinë e Republikës Kosovës, edhe më egersisht, sidomos me sulmin terrorist në Bajë (24 shtator 2023), naivishtë në të njejtën kohë, opozita politike në Kosovë, publikisht u vu në shërbim të “proamerikanizmit”, krejtë i bje me qëllim që të mbulohet komploti anti Kosovë i duetit Borrel-Llajçak për masat e imponuara.

Tash (maj-qershor 2024) me që Qeveria e Republikës Kosovës u tregua e sigurtë, dhe nuk u tund fare nga froni, qarçet i “nëntokës ballkanike”, e kanë filluar një fushatë politike me premisa penale, në mënyrë që nga tërë mozaiku i sulmit, shqiptarizmi duhej të dali, të paktën i plagosur, duke krijuar afera politike në Tiranë, krejtë me qëllim që Tirana të plagoset, ndërsa Kosova të “varroset”, skenar ky që u promovua më 1997 në Shqipëri, krejtë përmes nëntokës sorosizmit të tërë Ballkanit.Në këto rrethana, tërë ndihma për të mbetur Kosova dhe Shqipëria në rrugën e “piemontit” (bashkimit), në procesin e shekullit shqiptar, në shkallë anësore u përzie një shtet gjysëm aziatik, në diplomacinë e të cilit tërë “implikimi” u spjegua si interes ekonomik për “rregjionin në krizë”. Në këtë luftë, lufta për bajraktar dhe “mollë të kuqe”, është promovuar, por nuk dihet ende kush është promovuesi, edhe pse dihet se kush është i promovuari.

E vërteta, nëse lexohën me kujdes 49 pikat e “Botës serbiane”, del sheshit se të gjitha odiseadatë shqiptare gati se po i dirigjon Beogradi, sepse paratë janë në çarkullim për përsonat e “përdorëshëm”, më shumë se kurrë më parë. Por ato forca të luftës në një litar, nuk po e kuptojnë se politika shqiptare, edhe pse është e përçarë, prap se prap nuk është e kohës së Kongresit Berlinit dhe Konferencës së Londrës, sepse politika shqiptare ka krijuar emër jo aq cilsor, por emri të paktën është në vendin e duhur, dhe në truallin e vet, pikërisht siç kanë pasur dituri dhe argumente edhe në të kaluarën ish politikanët, zëri i të cilëve nuk shkonte përtej “mureve të kalas”, por ata që e arbitruan tragjedinë shqiptare më 1878-1946, nuk patën shansë as teorike për të arbitruar më pa fakte si më parë. Prandaj, më 1999 historia shqiptare mori rreshtimin që e meriton, për ta rrealizuar amanetin e Rilindasëve deri në ditët e sotme e në vijim.

Shkrimi i dedikohet: Luftetarit për drejtësi Viliam Vokerit, Shef i OSBEës në Kosovë më 1999.

(Kosova Sot Online)