Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një proces i vonuar por i sigurt, i garantuar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët SHBA dhe BE

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një proces i vonuar por i sigurt, i garantuar në  bashkëpunim të ngushtë me aleatët SHBA dhe BE
Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Serbia është një proces i vonuar por i sigurt, i garantuar në  bashkëpunim të ngushtë me aleatët SHBA dhe BE

Dardan Grapci

  • 25 June 2024 - 07:36

Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci

Unë mendoj që në mënyrë parimore duhet të korrigjohet edhe politika dhe sjelljet e diplomacisë ndërkombëtare karshi Serbisë. Është koha e fundit që përfundimisht ti jepet funt improvizimit të takimeve mbi baza të neutralitetit mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë rast krerëve të shtetit Kurti dhe Vuçiqi, por që të shkohet në rrugë të sigurt dhe me elemente të qartësuara rreth finales së marrëveshjes hap pas hapi e cila nuk lë hapësirë tjetër veç njohjes reciproke.

Do të ishte mirë që takimet mes Kurtit dhe Vuçiqit të ndërpriten për një kohë, sepse nga këto takime që i ka bërë Kurti me Vuçiqin asnjë rezultat nuk ia kanë sjellë Kosovës. Njohja e Kosovës nga Serbia do të ndodhë, por në kohën e duhur. Prandaj nëse tentojmë që me presion me i bërë apel Serbisë për ta njohur shtetin e Kosovës, atëherë mundë të kurdiset ndonjë skenar i pa favorshëm që mos ti konvenoj interesit final të Republikës së Kosovës. Marrëveshjet e Brukselit nga pala Kosovare thuajse shumica kanë përfunduar dhe po zbatohen me sukses, por duhet ti bëhet presion Serbisë nga BE-ja që edhe shteti serb ti zbatoj ato në pjesën e vetë të përgjegjësisë që i takon. Serbia është duke provuar që ta zvarritë dhe mos e zbaton asnjë nga ato marrëveshje, sepse akoma po tolerohet e po përkëdhelet nga faktori ndërkombëtar. Thirrjet që po bëhen herë pas here në adresë të Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve si duket po shkojnë në vesh të shurdhër.

Unë mendoj që në mënyrë parimore duhet të korrigjohet edhe politika dhe sjelljet e diplomacisë ndërkombëtare karshi Serbisë. Është koha e fundit që përfundimisht ti jepet funt improvizimit të takimeve mbi baza të neutralitetit mes Kosovës dhe Serbisë, në këtë rast krerëve të shtetit Kurti dhe Vuçiqi, por që të shkohet në rrugë të sigurtë dhe me elemente të qartësuara rreth finales së marrëveshjes hap pas hapi e cila nuk lë hapësirë tjetër veç njohjes reciproke. Edhe Kosova edhe Serbia, por edhe faktori politik e diplomatik ndërkombëtar duhet ta dinë se çelësi i arritjes së të gjitha marrëveshjeve është njohja e pavarësisë reciproke.

Tash kur po bëhen përgatitjet e fundit për takimin e 26 Qershorit, të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel, partitë opozitare janë aktivizuar dhe njëzëri po kërkojnë nga Kurti që qëllim final i dialogut të jetë njohja reciproke. Kjo është kërkesë e drejtë. Legale dhe legjitime e spektrit politik të Kosovës por duhet pasur kujdes që rruga deri në arritjen e cakut final të jetë mirë e programuar dhe dakorduar me miqtë ndërkombëtar, SHBA-të qe i kemi partnerin kryesor dhe shtetet tjera mike dhe shumë besnike nga radhët e Bashkimit Evropian.

Politika Kosovare nuk guxon të devijojë përpjekjet shumëvjeçare që njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes dhe jo vetëm të jetë fokus normalizimi i marrëdhënieve përmes Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit me një lloj neutralitet të pa qartë dhe të mjegulluar. Pozitiv është fakti që edhe opozitarët nuk janë kundër vazhdimit të këtij dialogu, por ata po kërkojnë nga ekzekutivi, Qeveria, që t’i bindin edhe partnerët kryesor ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës që mos të ndryshojnë qëndrim sa i përket njohjes reciproke si qëllim final të dialogut, qëllim ky i cili vazhdimisht është përsëritur dhe është ritheksuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".