Prokuroria Speciale e Kosovës nën diktatin e UDB-s serbe zvarritë ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit

Prokuroria Speciale e Kosovës nën diktatin e UDB-s serbe zvarritë ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit
Prokuroria Speciale e Kosovës nën diktatin e UDB-s serbe zvarritë ngritjen e aktakuzës për sulmin terrorist në Banjë të Zveçanit

Gani Qarri

  • 25 June 2024 - 07:45

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Kritika dhe habi për mos ngritjen e asnjë aktakuze, nuk vijnë ë më vetëm nga institucionet e shtetit, por edhe nga vet partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë, për rastin e Banjskës duke shprehur habinë e tyre të madhe me mos ngritjen e asnjë aktakuze nga e ashtuquajtura Prokurori Speciale edhe pas 10 muajsh nga akti terrorist.

Sjellja me kaq shumë injorancë e të ashtuquajturës "Prokurori Speciale e Kosovës" lidhur me kërkesat e vazhdueshme të institucioneve shtetërore, ato të Qeverisë së vendit dhe opinionit publik, që pas gati një viti të kaluar, përfundimisht të ngritët Aktakuza kundër terroristëve serb për rastin e sulmit në Banjë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar, po dëshmon katërçipërisht se kjo Prokurori nuk është vetëm nga brenda e shantazhuar dhe as vetëm prej nëntokës së krimit të organizuar të Kosovës, por edhe nga jashtë, pikërisht nga element të shërbimit sekret serb, madje e shantazhuar aq fort dhe keq, sa që me gjithë kalimin e 10 muajve kohë, as që ka guxim të ngritë qoftë edhe një aktakuzë të vetme kundër terroristëve serb. Prandaj për dyshime të tilla të rrezikshme, të cilat mund të kërcënojnë seriozisht edhe sigurinë e shtetit, duhet të mblidhet urgjentisht Kuvendi i Kosovës dhe ta shkarkojë në një seancë të posaçme, komplet garniturën e të ashtuquajturës "Prokurori Speciale", të kërkojë me rezolutë, nga sistemi i drejtësisë, vendosjen e tyre para drejtësisë, dhe të angazhojë edhe specialistë të FBI-së amerikane, për hetimin e tyre, ngase krejt kjo, ndoshta ka të bëjë edhe me kërcënimet më serioze të rrezikshmërisë së lartë për shtetin tonë!

Pikërisht për kaosin e krijuar lidhur me këtë sjellje bllokuese e mos vepruese të të ashtuquajturës "Prokurori Speciale", së fundi ka reaguar edhe Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, i cili ka kritikuar publikisht "Prokurorinë Speciale" se po vonohet qëllimisht, në ngritjen e aktakuzave për autorët e sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023, ku u plagosën dy dhe u vra polici tani heroi i Kosovë, Afrim Bunjaku. Për aq më tepër, sipas Zëvendësministrit të Drejtësisë, një vonesë e tillë, kaq e gjatë, është tërësisht e pajustifikueshme përderisa dihet botërisht, se kësaj të ashtuquajture "Prokurori Speciale" ka kohë që i janë ofruar prova dhe incizime mese të mjaftueshme, për të ngritur aktakuza, veçanërisht ndaj përgjegjësit të sulmit terrorist serb, kryekriminelit Milan Radojçiq, por edhe terroristëve të tjerë, ngase aty janë vrarë njerëz dhe flijuar jeta e togerit të Policisë së shtetit heroit Afrim Bunjaku.

Ne realisht kemi pritur që prokuroria të bëjë një reagim më të shpejtë dhe të ketë një efikasitet më dëshmues, në trajtimin e këtij rasti terrorist, i cili ka marrë jetë njerëzish dhe cenuar në mënyrën më të rëndë, rendin kushtetues të Kosovës, që nga shumë ekspert është quajtur edhe agresion territorial i Serbisë në Kosovë! Andaj kjo nuk është çështje dytësore as rast do si do, por akt i hapur terrorist, që nuk mund të pres me vite, por duhet trajtuar si çështje me prioritet nga institucionet ligj zbatuese që të bëjnë me kohë përmbledhjen e të gjitha fakteve dhe organet kompetente të Prokurorisë Speciale të dalin përfundimisht me ngritjen e aktakuzave ndaj terroristëve serb. Kritika dhe habi për mos ngritjen e asnjë aktakuze, nuk vijnë ë më vetëm nga institucionet e shtetit, por edhe nga vet partnerët tanë ndërkombëtarë të cilët kanë shprehur indinjatën e tyre të thellë, për rastin e Banjskës duke shprehur habinë e tyre të madhe me mos ngritjen e asnjë aktakuze nga e ashtuquajtura Prokurori Speciale edhe pas 10 muajsh nga akti terrorist.

Andaj siç shprehet edhe Zëvendësministri, ne presim që përfundimisht të ketë ngritje të aktakuzave. Dhe kërkohet që ky zinxhiri i lodhtë i organeve ligj zbatuese të reagojnë në një mënyrë më të shpejtë që të prodhohet drejtësi… kur dihet mirëfilli nga të gjithë se rasti vërtetë ka qenë shumë tronditës, ndaj dhe është shumë e habitshme se si prokuroria e shtetit tenton të pres maksimumin e afatit që e ka të parashikuar në ligj, apo për aq më keq, edhe pas kalimit të afatit, të mos guxojë të ngritë aktakuza fare kundër terroristëve serb. Sigurisht që kjo për ne mbetet e pakuptueshme si e tillë”, deklaroi z. Qorrolli. Kështu që vet gjendja kaotike e krijuar brenda Prokurorisë Speciale, flet publikisht se hezitimi dhe bllokimi i ngritjes së aktakuzave kundër terroristëve serb, nga Prokuroria Speciale është dëshmia më e qartë që tregon hapur se edhe brenda kësaj të ashtuquajture Prokurori, vazhdon të ketë ndikim shërbimi sekret serb, madje dikush aty ndoshta është aq i kapur sa edhe komandohet direkt nga shërbimi sekret serb, prandaj jo rastësisht, së fundi edhe u zbuluan dy raste me spiun shqiptar që punonin me vite e vite dhe sistematikisht për UDB-n, e Serbisë fashiste!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".