Sistemi gjyqësor dhe prokuroria i korruptuar po e mbajnë edhe Vettingun të bllokuar

Sistemi gjyqësor dhe prokuroria i korruptuar po e mbajnë edhe  Vettingun të bllokuar
Sistemi gjyqësor dhe prokuroria i korruptuar po e mbajnë edhe  Vettingun të bllokuar

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 25 June 2024 - 07:49

Shkruan: ANALISTI - Reshat Badallaj - Zhuriani

Merrni rastin e fundi, rastin më të freskët dhe mendoni se çfarë dënimesh patën, pra çfarë dënimi i shqiptuan. Kishin bashkëpunuar një grup serbo-shqiptar për dhënie të ryshfetit. Pra, këtu shihet ashiqare edhe pse është kundërshtuar dhe kundërshtohet edhe më tej VETTING-u sepse janë të vetëdijshëm së pari duhet siguruar shtratin nëpër burgje së pari, ish kryebanditëve të bandave politike dhe po ashtu këtyre të sistemit të kalbur gjyqësor se do futeshin në biruce, se flakja nga puna nuk dyshohet fare.

-Është për të ardhur keq se që nga pas lufta drejtësia në Kosovë u bë e kalbur dhe dirigjohej nga kryebanditë e bandave politike, sa që na qiten hije të zezë si emër në botën e qytetëruar. Ne jemi dëshmitar të kohës që kanë ndodhur shumë afera, shume skandale, shumë hajni. Hajni merreni me mend se ka ndodhur edhe në lokalet e tyre ta zëmë të policisë dhe humben si shurra e pulës. Sa për të hedhur pluhur syve popullit ndodhte qëllimisht dhe i përpiktë ndonjë shou se kinse po veprohet seriozisht.

E në fakt, të gjithë ata që deri dje ishin leckaman dhe bythë shkyer u bënë super milioner dhe siguruan pasuri për jo më pak se për 30 breza dhe me thoni cili është trazuar ose iu ka prishur tymi i duhanit se nuk guxojmë ne të flasim që u dënua dikush me burg. Kur thash se na qitën hije të zezë si emër në botën e qytetëruar ne jemi dëshmitar të kohës, që shumë ambasador të shteteve të huaja ju dërgonin selam dhe i qonin habere se duhet luftuar korrupsionin. Por, ishte e kotë se vepronte krimi nëpër kanalet e nëntokës kriminale , prandaj nuk u dënua askush ose dosjet e tyre janë harruar dhe i ka mbuluar pluhuri. Merrni rastin e fundi, rastin më të freskët dhe mendoni se çfarë dënimesh patën, pra çfarë dënimi i shqiptuan. Kishin bashkëpunuar një grup serbo-shqiptar për dhënie të ryshfetit.

Pra, këtu shihet ashiqare edhe pse është kundërshtuar dhe kundërshtohet edhe më tej VETTING-u sepse janë të vetëdijshëm së pari duhet siguruar shtratin nëpër burgje së pari, ish kryebanditëve të bandave politike dhe po ashtu këtyre të sistemit të kalbur gjyqësor se do futeshin në biruce, se flakja nga puna nuk dyshohet fare. Pra, kjo do të tregonte se si kanë vepruar bandat e kanaleve të nëntokës kriminale dhe qëllimisht e penguan dhe do ta pengojnë për të futur VETING-un se janë të vetëdijshëm se do i ha kali. Por, le ta mbajnë mend brezat e ardhshëm se herët a vonë kanë për ti zbardhur të gjitha hajnit dhe si kanë vepruar në kanalet e nënokes kriminale dhe si janë bërë të kamur super milioner q deri dje nuk kishin as bukë t mjaftueshme për të ngopur barkun.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".