Lexoni edhe:
Sistemi gjyqësor dhe prokuroria i korruptuar po e mbajnë edhe Vettingun të bllokuar
Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi
Serbia e Vuçiqit është duke menduar dhe shpresuar në fitoren eventuale të Putinit në Ukrainë, si rast për të formuar Serbinë e Madhe, sikurse Putini që po dëshiron më formuar Rusinë e Madhe. Së a do të lejohet zbatimi i kësaj logjike fashiste për rrënimin e shteteve ekzistuese sovrane dhe rrënimi i rëndit botëror që është krijuar, do të tregojë, koha, por vështirë së do të lejohet nga NATO, një aventurë e tillë lufte ruso-serbomadhe në Evropë dhe në Ballkan.
Porositë e Kuvendit Gjithëserb në Beograd i zhvilluar më 8 qershor, ishte fund e krye me performancë ultra nacionaliste i sponsorizuar nga Moska. Lutjet klero fashiste që u bënë në Qendrën Sava në Beograd, ishin nxitje e tensioneve etnike në Ballkanin Perëndimor. Dokumenti i aprovuar nga Kuvendi gjithëserb, nuk fshehu pretendimet e Vuçiqit dhe Dodikut për realizimin e idesë të “botës serbe”. Patëm disa reagime të jashtme lidhur më tubimin e Beogradit, por që BE dhe Amerika do të duhej të janë të vendosura kundër çdo tentimi që më dhunë të ndryshohen kufij ekzistues në rajon. Ky tubim është tentim zbatimi të politikës të Putinit për një vatër të re lufte në hapësirat ballkanike. Instruksionet së si të duket tubimi në Beograd ishin marrë në Moskë nga vizitat e Dodikut dhe Vulinit.
Sistemi gjyqësor dhe prokuroria i korruptuar po e mbajnë edhe Vettingun të bllokuarLexoni edhe:
Kufijtë shtetëror në Evropë janë definuar si të përhershëm më shumë dokumente evropiane . Këta kufij mund të ndryshohen vetëm më miratimin e të gjitha palëve, e jo në mënyrë arbitrare. Marrëveshja e Dejtonit , kishte ndalë luftën në BH dhe është një dakordim palësh në konflikt për integrime .Por, duket që koha po tregon së kjo marrëveshje paqeje megjithatë nuk e dënojë agresionin serb në Bosnje dhe nuk mori parasysh faktin së u krye gjenocid ndaj komunitetit boshnjak. U legjitimua Republika Srpska e cila tashmë që një kohë të gjatë është shëndrruar në problem, ku përfaqësuesit e saj dhe i fundit, Millorad Dodik , çdo ditë po kërkon shkëputje nga BH-ja. Deklarata përfundimtare dalë nga takimi i Beogradit, nën regjinë e Vuçiqit dhe Dodikut, dhe klasës së tyre politike më kriminelë të luftës, tregoj së Serbia nuk dëshiron ti takon Evropës së Bashkuar dhe as nuk dëshiron ti përfillë dokumentet për paqe dhe për integrimet evropiane.
Millorad Dodik i Republika Srpska, Mandiq i Malit të Zi,Vuçiq dhe Vulin, janë protagonistet kryesor të cilët më çdo kusht po dëshirojnë zbatimin e politikës totalitare putiniste edhe në Ballkan, për të arsyetuar logjikën fashiste të Rusisë për invazionin ushtarake mbi Ukrainën sovrane. Miratimi i organeve më në krye Këshillin Nacional Serb,që do të këtë në përbërje përfaqësuesit e të gjitha entiteteve serbe në republikat e ish-Jugosllavisë, gjoja për ruajtjen e interesave serbe , si dhe mbrojtjen e objekteve të kultit , është parashtrim i hapur i realizimit të tendencës megallomane dhe fashiste të idesë për “botën serbe”. Hap i ardhshëm që figuron në këtë dokument është kthimi i sovranitetit mbi Kosovën, të kohës të famëkeqit , Aleksandër Rankoviq, zullumqarit më të madh ndaj shqiptarëve gjatë okupimit nga Serbosllavia. Dikush këtë tubim e konsideron si shaka serbe, e dikush tjetër është pak më serioz lidhur më tendencat e hapura të shprehura për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet. Serbia e Vuçiqit është duke menduar dhe shpresuar në fitoren eventuale të Putinit në Ukrainë, si rast për të formuar Serbinë e Madhe, sikurse Putini që po dëshiron më formuar Rusinë e Madhe.
Së a do të lejohet zbatimi i kësaj logjike fashiste për rrënimin e shteteve ekzistuese sovrane dhe rrënimi i rëndit botëror që është krijuar, do të tregojë, koha, por vështirë së do të lejohet nga NATO, një aventurë e tillë lufte ruso-serbomadhe në Evropë dhe në Ballkan. Kjo paradigmë dhe kjo sjellje e rrezikshme për luftë edhe në Ballkan, të Putinit dhe Vuçiqit, duhet ashpër të sanksionohet. Protagonistet e shovenzimit serbomadh në krye më Vuçiqin , Sheshelin dhe Vulinin, të cilët po tallen më BE-në, e cila strukturë thjeshtë ishte dashur mos të toleron më kamarrillën e kriminelëve të luftës në pushtetin Serbisë. Mos të lejohet kthimi i kohës së agresionit të Millosheviqit mbi fqinjët, që është tash rasti më regjimin e Vuçiqit.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".