Lexoni edhe:
Serbia po mashtron, nuk dëshiron ti takon Evropës së Bashkuar as ti përfillë dokumentet për paqe dhe integrim evropian
Shkruan: ANALISTI-Arsim Aziri
Zbulimi i aferës më të re korruptive të Qeverisë Rama nga Bashkimi Evropian, lidhur me abuzimin e fondeve të dedikuara për mbështetjen e zhvillimit të Bujqësisë, është një goditje në momentin e duhur kur kërkohet shtet i së drejtës dhe luftë e pa kompromise kundër korrupsionit, në rrugëtimin e Shqipërisë drejtë BE-së. Me këto fakte të reja, vetëm sa po vërtetohet dhe legjitimohet shqetësimi i opozitës për rrezikun që paraqet Qeveria Rama me gardën e tij të korruptuar, prandaj është i domosdoshëm një pastrim dhe ristrukturim me dekriminalizim të skenës politike në Shqipëri, nëse opozita e tanishme e ka seriozisht interesimin për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE.
Duke pasur parasysh aferat e njëpasnjëshme korruptive me të cilat është etiketuar dhe identifikuar deri më tash qeverisja e socialistëve në krye me Edi Ramën, si në nivelin lokal edhe atë qendror, lajmi që u raportua në medie, sipas të cilit korrupsioni në Qeverinë Rama bllokon fondet e BE-së për bujqësinë, nuk është lajm që nxjerr në sipërfaqe një skandal tjetër shumë të madh sepse e gjithë qeverisja e tij e deritashme ishte e mbushur me skandale të tilla korruptive, dhe ky tashmë është vazhdimësi e atyre të kaluarave.
Sikur që është raportuar në medie, një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi “keqpërdorim serioz të fondeve të para anëtarësimit të BE-së për bujqësinë” në Shqipëri dhe rekomandoi bllokimin e paketës 112 milionë euro për programin pasardhës të ndihmës. Kjo rrëshqitje akoma më thellë në aferë korruptive duhet ë ju shërben për mobilizim dhe për vetëdijesim opinionit të gjerë politik dhe qytetarëve, votuesve në Shqipëri, për ta ndëshkuar me votë regjimin Rama, dhe për më tepër SPAK-do të duhej urgjentisht për ta hetuar dhe penalizuar lidhur me këto të dhëna. Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF , ka njoftuar zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare dhe mbi bazën e kësaj të gjeture edhe rekomandoi bllokimin e paketës së radhës, për sa kohë nuk ka masa për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së në Shqipëri të cilat orientohet për zhvillim dhe avancim të procesit për integrim në BE. Skandali është serioz dhe sigurisht që do ta ketë ndikimin e vetë serioz negativ për të ardhmen, sepse ka të bëjë me fondet që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin bujqësor e rural të Shqipërisë përmes Instrumentit të Asistencës së Para -Anëtarësimit (IPARD ll).
Hetimi ka nisur pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde,denoncuar zyrën shqiptare për praktika korruptive. Hetimi i tyre ka zbuluar se aplikuesve u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit tek disa kompani konsulence “të parapërzgjedhura” të cilat kinse lehtësonin realizimin e kontratave me Agjencinë Shqiptare për zhvillim Rural (ARDA), e cila shpërndante fondet. “Pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkime forensike digjitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve,” thuhet në njoftim. Ky fakt dëshmon se sa thellë është instaluar nga Qeveria Rama një administratë shtetërore e korruptuar e cila zhvatë edhe fondet e BE-së për pasurimin e individëve dhe grupeve të ndryshme kriminale.
Mes parregullsive të identifikuara ishte “kërkesa që u bëhej aplikuesve për të paguar një pjesë domethënëse të grantit te një kompani vendëse konsulence” si dhe “kontrata të dhëna pa garë ose me garë të falsifikuar” apo “çmime të inflacionuara dhe shkelje të kontratave”. Pra Ashiqare dëshmohet ndërhyrja e grupeve mafioze në një proces të tillë që nuk guxon të shpëton i pa ndëshkuar. Kjo edhe ka qenë arsyeja kryesore pse OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të shpallë thirrjet një dhe dy të programit IPARD II si të pavlefshme, pra të anulohen ato dhe të bllokohet për një kohë bashkëpunimi me Qeverinë Rama në këtë fushë mbështetëse nga BE. E Totali i fondeve të këtyre thirrjeve arrijnë në 33 milionë euro . Lajmi tjetër i keq i cili godet Qeverinë Rama është se OLAF rekomandon gjithashtu që BE të ndalojë për një kohë edhe programin IPARD III me vlerë 112 milionë euro “deri sa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale”. Këtë kërkesë e ka bërë OLAF pasi një kopje e gjetjeve është dërguar te autoritetet shqiptare për shkak të “aktiviteteve të mundshme kriminale” të zbuluara gjatë hetimit.
Sistemi gjyqësor dhe prokuroria i korruptuar po e mbajnë edhe Vettingun të bllokuarLexoni edhe:
Kjo aferë korruptive është shumë serioze dhe zbulohet në një moment të rëndësishëm kur BE-ja ka filluar më seriozisht për përshpejtimin e procesit të integrimit të shteteve të Ballkanit në BE. Ana pozitive e aferës me abuzimin e fondeve për bujqësinë rurale në Shqipëri është se tani më ka shpresë që më në fund edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA do ta lexojnë dhe kuptojnë thellësisht dhe deri në fund zhytjen në krim e korrupsion të Qeverisë Rama, duke mbështetur kështu dhe ndihmuar një kthesë të madhe politike me opozitën e bashkuar e të pa korruptuar për ti hapur rrugë ndryshimit të madh në Shqipëri, në procesin e avancimit drejtë integrimit në BE, por që impakti i ndryshimit pozitiv do të jetë i theksuar edhe jashtë shtetit shqiptar, edhe në Kosovë, ku në ta kaluarën kemi pasur një lidhje të koordinuar dhe bashkëpunim të dyanshëm të rrjeteve të krimit të organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".