Lexoni edhe:
Perspektiva e Shqipërisë në BE vetëm pas rrëzimit të Qeverisë Rama, me një lidership të ri të pa korruptuar
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Sikur që u raportua këto ditë edhe në media, korrupsioni në Qeverinë Rama bllokon fondet e BE-së, edhe për bujqësinë, duke nxjerrë kështu në sipërfaqe edhe një skandal tjetër shumë të madh. Një hetim i zyrës së BE-së kundër mashtrimit, zbuloi “keqpërdorim serioz të fondeve të para anëtarësimit të BE-së për bujqësinë” në Shqipëri, ndaj dhe rekomandoi bllokimin e paketës prej 112 milionë eurove, për programin pasardhës të ndihmës për Shqipërinë. Po ashtu Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve, OLAF, njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin edhe të 33 milionë eurove tjera, fonde këto të BE-së, te dhëna ndihmë, bujqësisë shqiptare, ndaj OLAF rekomandoi bllokimin e menjëhershëm edhe të paketës së radhës për sa kohë nuk ka masa të mjaftueshme sigurie, për të garantuar mbrojtjen e interesave financiare të BE-së.
-Skandali në fjalë, ka të bëjë me fondet që Bashkimi Evropian ka ofruar përmes Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPARD II)për zhvillimin bujqësor e rural të Shqipërisë , dhe u kuptua, pasi disa nga qytetarët shqiptarë që aplikuan për fonde, denoncuan zyrën shqiptare për praktika korruptive. Zbulimi i aferës më të re korruptive të Qeverisë Rama nga Bashkimi Evropian, është edhe një goditje në momentin e duhur, dhe mu kur edhe kërkohet shteti i së drejtës dhe zhvillimi i luftës së pa kompromise kundër korrupsionit, në rrugëtimin drejtë BE-së.
Sipas njoftimit për shtyp, hetimi i OLAF-it, zbuloi se aplikuesve shqiptar, u kërkohej të paguanin një përqindje të lartë të grantit te kompani të korruptuara konsulence që kishin marrë përsipër ti shpërndanin fondet, “të parapërzgjedhura” nga shteti, gjoja të lehtësonin realizimin e kontratave me Agjencinë Shqiptare për Zhvillim Rural (ARDA). Por, pas një serie hapash hetimore, përfshirë kërkimet forensike digjitale të dokumenteve të lidhura me përfituesit e IPARD II, ARDA dhe operatorë të tjerë ekonomikë, OLAF zbuloi shumë parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të shumë projekteve,” thuhet më tej, në njoftim. Kurse mes parregullsive të identifikuara ishte “kërkesa që u bëhej aplikuesve për të paguar një pjesë domethënëse të grantit te një kompani vendëse konsulence” si dhe “kontrata të dhëna pa garë ose me garë të falsifikuar” apo “çmime të inflacionuara dhe shkelje të kontratave”. Totali i këtyre fondeve arrinte në 33 milionë euro, ndaj po për këtë shkak, OLAF i ka rekomanduar Komisionit Evropian që të shpallë thirrjet një dhe dy të programit IPARD II, si të pavlefshme! OLAF gjithashtu, rekomandon që BE të ndalojë edhe programin IPARD III me vlerë 112 milionë euro “deri sa të merren masa për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale” në Shqipëri, kurse një kopje e gjetjeve është dërguar te autoritetet shqiptare për shkak të “aktiviteteve kriminale” të zbuluara nga OLAF, gjatë hetimit.
Prandaj, duket se tanimë ka shpresë, që më në fund edhe Bashkimi Evropian dhe SHBA ta lexojnë shpejt e me kohë dhe kuptojnë thellësisht e deri në fund, zhytjen e thellë në krim e korrupsion të Qeverisë Rama, duke mbështetur dhe ndihmuar një kthesë të madhe politike me opozitën e bashkuar e të pa korruptuar për ti hapur rrugë ndryshimit të madh në Shqipëri, në procesin e avancimit, pa njerëz të korruptuar si Edi Rama, për të pasur sukses në rrugëtimin e Shqipërisë, drejtë integrimit në BE!
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".