Lexoni edhe:
Organet ligj zbatuese në Kosovë dhe mos veprimi për sulmin terrorist në Banjskë po varen tërësisht nga ndikimet jashtë Kosovës
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Të gjitha zhvillimet po tregojnë dhe dëshmojnë se presidenti rus Putin dhe ai serb Vuçiq janë ekzemplar kryesor të shovinizmit ruso-serbomadh që po e zhvillojnë dhe kultivojnë atë. Në Evropë kemi dy njerëz shefa të shteteve, Vladimir Putin i Rusisë dhe Aleksandër Vuçiq i Serbisë , të cilët kanë marrë bajrakun e shovenzimit ruso serbomadh në Evropë dhe në Ballkan. Që të dy këta autokrat në mënyrë të hapur, po kërkojnë që ti bashkojnë të gjithë ruset në një shtet, dhe të gjithë serbët në një shtet.
- Putin dhe Vuçiq, janë ultra nacionalist të cilët edhe pse kemi shkelur tashmë në shekullin 21 , i pari po tenton të kthen perandorin e perënduar të ish-Bashkimit Sovjetik, ndërsa i dyti të formon Serbinë e Madhe apo Mini Jugosllavinë. Këta kreator të “botës ruse” dhe të” botës serbe”, po dëshirojnë që më luftë ti shlyejnë kufijtë ekzistues të shteteve sovrane, për të krijuar shtete të rusëve dhe të serbëve. Bëhet fjalë për ide bajate dhe kundër produktive si për serbët ashtu edhe për rusët. Idetë e tilla dhe realizimi i tyre do të dërgojnë Rusinë dhe Serbinë në konflikt ushtarak më fqinjët e tyre dhe në izolim. Putini dhe Vuçiqi sikur kanë harruar së janë të rrethuar më shtetet e NATO-s.
Nuk mund të ndërtohet normalizimi i marrëdhënieve më fqinjët, pa u hequr pretendimet territoriale. Rusia e Madhe dhe Serbia e Madhe do të bëhen problem edhe më i madh për ata vetë, por edhe për të tjerët. Presidenti rus, Vladimir Putin, është njeri më qëndrim psikologjik të luhatshëm, është njeri i pa kulturuar dhe i pagdhendur, i cili po tenton që më luftë ta kthen epokën e Luftës të Ftoftë .Të njëjtën shkollë politike e ka edhe krimineli i luftës në krye të pushtetit të Serbisë, presidenti Aleksandër Vuçiq. Figura e Putinit është e urryer ,ai na i kujton figurat më të urryera të diktatorëve nga historia. Vuçiqi është një rusofil , i cili tehun e luftës e ka kundër shqiptarëve , por edhe kundër botës perëndimore. Dhe, qëllim tjetër i Vuçiqit është që të formon edhe një Republika Serbska më luftë siç arriti ta bëjë Republika Serpska, Millosheviqi më luftë në Bosnje. Putin dhe Vuçiq e ndajnë edhe një ëndërr të përbashkët, të bëhen lider edhe të pjesëve të cilat kurrë nuk kan qenë ruse dhe nuk kanë qenë serbe.
Këtyre dy kriminelëve nuk do tu lejohet të bëhen sundues të popujve të tjerë në Evropë. Do ta kanë vështirë apo të pamundur të realizojnë idetë e tyre fashiste dhe raciste për ti okupuar popujt e tjerë siç ka ndodhur në të kaluarën e largët dhe të afërt historike. Vuçiqi që shumë vite po imponohet si lider i serbëve edhe në Bosnje , Mal të Zi dhe të minoritetit serb në Kosovë. Si promovim lideri ishte dhe Kuvendi gjithë serb i mbajtur kohë më parë në Beograd . Ky mision jetësor për bashkimin e të gjithë serbëve në një shtet, do ti shkojë huq, Vuçiqit, sikur Millosheviqit të cilit nuk iu lejua nga shqiptarët dhe nga NATO, më luftën në ish-Jugosllavi. Vuçiqi po e përdorë propagandën ruse dhe njerëzit rus në aparatin qeveritarë të Serbisë. Vuçiqi, ka mbetur si i vetmi aleatë nga Evropa i Rusisë dhe i Kinës.
Megjithatë BE dhe Amerika nuk duhet nënçmuar Vuçiqin më ego megalomane për realizimin e një projekti serbomadh në rajon. Autasajderët e tillë të dalë në sipërfaqe,si Vuçiq,Sheshel, Dodik, Vulin, Daçiq, duhet shikuar si rrezik potencial për destabilizim të Ballkanit. Radikalizmi serb, është i tmerrshëm, vulgar i ngarkuar nga historia e largët serbe kundër çdo gjeje shqiptare në Ballkan. Vuçiqi është ekzemplar i veçantë i këtij shovinizmi serbomadh .
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".