Brukseli po e amniston Serbinë edhe për sulmin terroristë të 24 shtatorit në Banjskë

Brukseli po e amniston Serbinë edhe për sulmin terroristë të 24 shtatorit në Banjskë
Brukseli po e amniston Serbinë edhe për sulmin terroristë të 24 shtatorit në Banjskë

Blerim Burjani

  • 26 June 2024 - 17:55

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

Gjasat për tu marrë Brukseli, respektivisht Bashkimi Evropian me rastin e Banjskës përfundimisht janë të vogla dhe mundë të themi se janë vetëm gjasa teorike. Heshtja është zgjedhur si sjellje më e mirë për BE-në dhe SHBA-të, edhe pse ende nuk dihet arsyeja pse! Nuk do të thotë kjo heshtje se ata nuk e din çka ka ndodhur në Bnajsko dhe cila është përgjegjësia e Serbisë në këtë temë. Kjo po dihet tani ashiqare me fakte që vazhdimisht po zbulohen.

 

Siç duket ideja është për ta toleruar edhe për një kohë, për shkak të mos shpërfaqjes se jo stabilitetit në Ballkan. Pra menaxhimi dhe mbajtja nën kontroll e stabilitetit të situatës po konsiderohet veprim më i mirë se akuzimi, Ideja për të akuzuar e prishë idenë e BE-së për Serbin evropiane. Pra ka lojë të shumëfishi politike me Serbinë. Kjo është pse nuk i intereson kujt e tashmja, por ata po punojnë për një Serbi të ardhme në BE. E kanë gjetur një njeri si Vuçiqi, si gënjeshtar , mashtrues i BE-së dhe mashtrues edhe për SHBA. Këtë nuk e duan ta kuptojnë , por me kalimin e kohës do të binden se investimi ishte i gabuar, se kanë investuar për faktorët ruse siç është Serbia, por edhe për ata kinez,

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".