Emisarët e gabuar të BE-së, përgjegjës për dialogun e dështuar

Emisarët e gabuar të BE-së, përgjegjës për dialogun e dështuar
Emisarët e gabuar të BE-së, përgjegjës për dialogun e dështuar

Gani Qarri

  • 26 June 2024 - 17:58

Shkruan: ANALISTI- Gani Qarri

Pesha e papërgjegjësisë së BE-së është mese e rëndë dhe tepër serioze për dështimin e saj total, në mosarritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë mandatit të ndërmjetësve Lajçak e Borrell. Madje, vet koha dëshmoi, se hapi më i gabuar që BE bëri ndaj Kosovë në këtë proces ishin masat e padrejta ndëshkuese të vendosura njëanshëm nga BE me të cilat përfundimisht krijuan tensione të reja dhe e bllokuan tërësisht dialogun. Dhe vetëm tani, krejtësisht në heshtje dhe nënë zë, po kjo BE po mundohet ta përmirësojë gabimin e vet të rëndë, pasi që ndonëse me vonesë është bërë rekomandimi i Borellit për heqjen e masave, qoftë graduale hap pas hapi, apo me një vendim për veprim të shpejtë.

 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell foli edhe vet ditë më parë, të hënën, për çështjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, duke thënë se pret që ato më në fund të largohen për ti hapur rrugë dialogut, në mënyrë që kjo, të mund të krijojë një skenar me të cilin do të rifillojë dialogu. Pra vet deklarimi i Borellit lë të kuptohet se masat e padrejta, kanë qenë faktori që ka bllokuar edhe dialogun, për faktin se një shtet i ndëshkuar padrejtësisht, siç u ndëshkua padrejtësisht dhe krejtësisht njëanshëm Kosova, nuk ka pasur asnjë kuptim që të vazhdojë më tutje në dialog si vend i dënuar njëanshëm dhe me një barrë tërësisht të pa drejtë, në vend se të ndëshkohej Serbia, si iniciatorë e të gjitha përshkallëzimeve. Borell thotë se ishte e nevojshme të rifillonin takimet e nivelit të lartë për të ditur se ku jemi, në një kohë kur vendet anëtare po diskutojnë propozimin për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës”, por pas kaq kohe të bllokimit të dialogut, sfiduese mbetet çështja e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera të arritura deri më tani. Një vit më parë, çuditërisht Komisioni Evropian kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës, për shkak të, siç thuhej, përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit, përshkallëzim të cilin në fakt e shkaktoi Serbia dhe kriminelët serb të sponsorizuar nga Aleksandër Vuçiqi. Kurse masat e vendosura njëanshëm dhe krejt padrejtësisht nga BE, ndaj Kosovës përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mos ftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale.

Gjithashtu, pa fajin e Kosovës, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, (Instrumentet e Para-Anëtarësimit) të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024. Dhe vetëm pas shkarkimit të emisarit proserb latino-amerikan Gabriel Eskobar, edhe burokracia Evropiane duket se e kuptoi vendimin e saj të gabuar, ndaj dhe vendosi heqjen e atyre masave, por pasojat që shkaktoi vendimi i tyre, janë mese evidente, kur dihet se kemi mbi një vit që dialogu është bllokuar, kurse Serbia nuk e ka marr asnjë ndëshkim, përveç disa kritikave formale për inskenimin e sulmit terrorist serb kundër Kosovës i cili ishte provokuar më 24 shtator të vitit 2023, nga Serbia hegjemoniste!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".