U dëshmua me kohën, masat ndëshkuese kundër Kosovës mbeten një histori turpi për BE-në

U dëshmua me kohën, masat ndëshkuese kundër Kosovës mbeten një histori turpi për BE-në
U dëshmua me kohën, masat ndëshkuese kundër Kosovës mbeten një histori turpi për BE-në

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 26 June 2024 - 17:59

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj-Zhuriani

Bashkimi Evropian me masat ndëshkuese kundër Republikës së Kosovës bëri diçka që nuk është asgjë tjetër pos TURPI më i madh që mund të ndodhë. Është për tu habitur se si në këtë vit të këtij shekulli të ndodhin turpe të tilla, mirëpo fati më i madh i yni është që kemi një qeveri këmbëngulëse (autori,analisti, kurrë në jetën e tij nuk ka qenë anëtar i ndonjë bande politike), por duhet folur realitetin sepse e kam fjalën bandat që kanë shkuar në theqafje bashkë me këta Borella, Lajcaka, këlyshët e sojit të Baton Stanishit, dhe kumbarët e Aleksandër Vuçiqit, kanë bërë dyzen ahengu nëpër kafene e bordello dhe nuk kanë çarë trapin për vendin dhe popullatën e saj, pos që kane punuar sallamadi dhe na e lënë kopilin në derë.

 

Kështu që këta Borella, Lajçaka, e Batona nuk e kanë të vështirë të na masin pulsin, mirëpo, kur i hasi sharra në gozhde i ndryshuan bazat taman si ato “kurvat” bishtdredhur. Dhe, tani, ky far edepsëzi e lidh dialogun me masat ndëshkuese, prandaj po e them se kjo është turpi i botës të krahason arritjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës me sulmet vrastare, terroriste, kriminale me plan të përgatitur dhe me armë luftarake kundër një shteti sovran, i pranuar ndërkombëtarisht nga më shumë se gjysma e botës, dhe këta të pafytyrë venë në baraspeshë dhe si kusht masat e padrejta ndëshkuese me sulmet terroriste të dirigjuara nga Beogradi, duke vrare njerëz të pafajshëm, qytetar të Republikës së Kosovës, të KFOR-it dhe shumë të tjerë të plagosur. Flasin dhe për Marrëveshjen e Ohrit, mirë zotërote dhe ju të tjerë po ne pyesim sa është zbatuar kjo marrëveshje nga shteti kriminal,terrorist serb.

Dhe, ju nuk jeni mësuar deri tani se sa e sa herë Serbia çdo gjë nënshkruan vetëm sa për të iu mashtruar dhe në praktikë asgjë nuk realizon dhe nuk e përmban, dhe ju i veni kusht Kosovës krejt të padrejta. Masat u kushtëzuan kinse për shkak të përshkallëzimit të situatës në veri të Republikës së Kosovës. Mirëpo, duhet sqaruar se ky përshkallëzim nga kush u bë, nga kush u sulmua, cili shtet u sulmua, dhe shume pyetje tjera. Nga shumë suspendime po ashtu të padrejta po e përmendim suspendimin e programeve e fondeve për Republikën e Kosovës dhe a keni kuptuar se çfarë barre të rëndë i keni vënë padrejtësisht këtij vendi plotësisht të pafajshëm. Thash se dhe po e përsëris dhe ripërsëris se keni bërë turpin më të madh të shekullit, por do vije koha që do të pendoheni dhe se keni gabuar rëndë dhe tregoni botës së qytetëruar se cilat ndëshkime i mori Serbia fashiste që sulmoi me mjete luftarake Republikën e Kosovës dhe duke vrarë e plagosur qytetarë të pafajshëm dhe ju pa fije turpi merrni dhe veni masa ndëshkuese kundër vendit tonë. Në anën tjetër ju e ledhatoni shtetin kriminal dhe terrorist serbë, që nuk është në drejtimin që të qonë në Bashkimin Evropian, por në drejtimin e Moskës.

Duhet të ndëshkohet Serbia fashiste dhe duhet hequr edhe pse është shumë vonë, masat ndëshkuese kundër Kosovës që e kanë bërë padrejtësisht dhe jo kushtëzime të panevojshme, të padrejta. Bishtin me derë duhet zënë atyre që bëjnë ,trazira,vrasin njerëz të pafajshëm të organizuar nga shteti brutal dhe banditesk Serbia dhe jo Kosova që nuk ka aspak, as dhe një gram faj në shtetin e saj. Kosova duhet dhe është e domosdoshme ti respektoj ligjet dhe kushtetutën e vendit, në qoftë se e kuptoni. Serbia akoma çdo ditë e më shumë provokon dhe kërcënon me luftë dhe akoma nuk ka marr asnjë ndëshkim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".