Heshtja e shteteve të perëndimit ndaj kërcënimeve luftënxitëse të Serbisë është tepër e rrezikshme për gjithë rajonin

Xhevat Meha

  • 26 June 2024 - 18:00

Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha

Serbia për shumë vite rresht ka kërcënuar sigurinë edhe në Kosovë por edhe në rajon. Nga viti i kaluar, e sidomos muajt e fundit, vetëm sa i ka rritur kërcënimet, bile ka bërë hapa konkret të hapjes së konfliktit.

Mesazhet nga perëndimi në drejtim të Serbisë, lidhur me kërcënimet e sajë në fushën e sigurisë, deri më tani kanë qenë shumë të buta. Ka disa vite që Serbia merr mesazhe politike se nuk mundë të qëndroj në dy karrige, mirëpo Serbia vetëm sa ka forcuar bashkëpunimet me Rusinë dhe Kinën. Perëndimi, besoj unë, është i butë ndaj Serbisë duke e parë shkallën e lartë të problemeve që mundë të sjell Serbia. Perëndimi nuk po është akoma i gatshëm të ballafaqohet me problemet që mund t'i shkaktoj Serbia, dhe po vepron butë ndaj Serbisë. Nuk besoj se perëndimi do të mundë t'u shmanget problemeve me Serbinë me këtë politikë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".