Lexoni edhe:
Këto produkte ushqimore shkaktojnë sëmundje e vdekshmëri
Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami
Borell dhe Lajqak nuk e donë që për vazhdimin e negocimit me Serbin kushti primar do të duhej të jetë, që Serbia të mos e sulmoj integritetin kushtetues dhe territorial të Kosovës, dhe të ketë çarje paqësore dhe të fqinjësisë së mirë ndaj saj. Dhe si kryeministri i Kosovës Kurti të negocion me Presidentin serb Vuçiq, kur ai në vazhdimësi e haptas e thotë, se Serbia po përgatitet për një luftë ushtarake ,të hapur dhe të shpejt ndaj Kosovës ,vetëm po presim rrethanat e zhvillimeve të gjeopolitikës ndërkombëtare, që Vuçiq beson se do të jenë në favorin e saj.
Këto produkte ushqimore shkaktojnë sëmundje e vdekshmëriLexoni edhe:
Të gjithë e dinin se nuk ka takim ndërmjet palëve negociuese, Kosovës dhe Serbisë, këtë e dinte Borell dhe Lajqak. Si të negociohej për diçka që palët nuk pajtohen dhe nuk u besojnë marrëveshjeve të cilat palët i kundërshtojnë. Marrëveshja e 27 shkurtit në Bruksel , gjithherë është kundërshtuar nga Serbia dhe vazhdimisht presidenti Vuçiq ka thënë, se nuk pajtohem me ato marrëveshje dhe" më dhemb dora ti nënshkruaj" ,këtë e dinë dhe janë të qartë në lidhje me të, edhe diplomacia e vendimmarrjes ndërkombëtare. Ndërmjetësuesit evropian përmes hipokrizisë së tyre për atë çka dihet botërisht, se fajtori është Serbia po mundohen fajin të hedhin të Kosova dhe kryeministri i saj Kurti, pse ai kërkon të dënohen terroristet serb të sulmit në Banjskë, të mbështetur,financuar dhe përkrahur nga strukturat shtetërore të shtetit të Vuçiqit. Borell dhe Lajqak nuk e donë që për vazhdimin e negocimit me Serbin kushti primar do të duhej të jetë, që Serbia të mos e sulmoj integritetin kushtetues dhe territorial të Kosovës, dhe të ketë çarje paqësore dhe të fqinjësisë së mirë ndaj saj.
Dhe si kryeministri i Kosovës Kurti të negocion me Presidentin serb Vuçiq, kur ai në vazhdimësi e haptas e thotë, se Serbia po përgatitet për një luftë ushtarake ,të hapur dhe të shpejt ndaj Kosovës ,vetëm po presim rrethanat e zhvillimeve të gjeopolitikës ndërkombëtare, që Vuçiq beson se do të jenë në favorin e saj. Dhe për këtë Borell fajëson Kosovën dhe kryeministrin e saj, për planin agresiv që po përgatitet Serbia për ndryshimin e rendit të sigurisë aktuale të Ballkanit perëndimor dhe më gjerë. Serbia është në përgatitje të konsolidimit të "botës serbe" edhe përmes diplomacisë, sportit ,kulturës ,dhe mjeteve ushtarake kundër popujve fqinjë të tyre si;kroatëve,boshnjakëve, malazezëve, maqedonëve e veçmas kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës. Dhe pse Borell dhe Lajçak këtë mundohen ta fshehin dhe fajin ta kërkojnë te Kosova dhe kryeministri i saj Kurti.
Të gjithë e din e sidomos Borell e Lajqak, se Marrëveshja e 27 shkurtit e vitit 2023 në Bruksel dhe Aneks i Zbatimit në Ohër, janë të dështuara, pikërisht me fajin e Serbisë dhe presidentit të saj Vuqiç, që Borell po mundohet të shfajëson dhe të mban të fajësuar kryeministrin e Kosovës Kurti,vetëm pse politika kosovare mbron konceptin politik të paqes e konstruktivitetit me fqinjët dhe veçmas qytetarët e Kosovës e duan paqen dhe mirëqenien evropiane e jo doktrinat e hegjemonisë luftarake të boshtit të së keqes ruso-serbe në njërën anë,në aleancë me Kinën ,Koren veriore dhe Iranin në anën tjetër.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".