Kërkesat e Kryeministrit Kurti në takimin e Brukselit janë parimisht legjitime e kushtetuese të një shteti sovran

Kërkesat e Kryeministrit Kurti në takimin e Brukselit janë parimisht legjitime e kushtetuese të një shteti sovran
Kërkesat e Kryeministrit Kurti në takimin e Brukselit janë parimisht legjitime e kushtetuese të një shteti sovran

Muhamet Kelmendi

  • 27 June 2024 - 19:09

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Askush nuk mundë ta mohon faktin dhe të drejtën që tregon se kërkesat e z. Kurti, të cilat u paraqitën dhe u bënë publike në takimin e fundit me diplomatët evropian në Bruksel janë parimisht legjitime dhe kërkesë që kanë të bëjnë me garanci të një shteti sovran. Megjithatë, nuk paraqiten kushtet e tilla si fakt për mos takim me ultra shovinistin Vuçiq. Kjo merret edhe si frikë!!! Takimi është dashur të mbahet.

 

Në takim është detyrë e z. Kurti që ti paraqet këto forma të kërkesave të shtetit të Kosovës. Me këtë nuk del Kosova si shkaktare e mos takimit dhe qëllimi arrihet. Me këto kërkesa do të kapej shumë ngushtë krimineli i luftës Aleksandër Vuçiq. Dhe, ai do i kishte dy rrugë: a. Kundërshtimin e kërkesave ose b. Ikjen nga takimi. Kështu do të mbetej si përgjegjës shteti serb për dështimin e takimit dhe e jo Kosova. Pse z.Kurti nuk i shprehi kërkesat e Kosovës në takim trepalësh? Dështimi i takimit me kriminelin e luftës Vuçiq është i pa kapshëm dhe i pa frytshëm. Kur kjo thuhet, nuk mendohet në atë, se ato janë të pa drejta. Jo. Kërkesat e paraqitura nga z Kurti në takim me z. Borel dhe z. Lajçak janë parimisht të drejta, por jo në mënyrën e paraqitur si kushte për takim, pasi që merren si shkak fajësie nga BE dhe SHBA për të mos u zhvilluar takimi.

Z. Borel në Konferencën për shtyp i radhiti tri kushtet e z.Kurti. Ai tha kështu: "(...). 1. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe të Aneks marrëveshjes së Ohri nga z. Vuçiq dhe nga z.Kurti. 2. Tërheqjen e letrës së Kryeministres së Serbisë dërguar shteteve të BE-së dhe 3. Dorëzimin e kriminelit dhe terroristit Radojçiq dhe të grupit të ti organeve të Kosovës, lidhur me aktin terrorist, kur u vra një polic i Kosovës". Këtë deklarim e vërtetoj edhe z.Kurti.

Veç se nuk i quajti kushte. Kërkesat e z. Kurti janë parimisht legjitime të një shteti sovran. Megjithatë, nuk paraqiten kushtet e tilla si fakt për mos takim me ultra shovinistin Vuçiq. Kjo merret edhe si frikë!!! Takimi është dashur të mbahet. Në takim është detyrë e z Kurti ti paraqet këto forma të kërkesave të shtetit të Kosovës. Me këtë nuk del Kosova si shkaktare e mos takimit dhe qëllimi arrihet. Me këto kërkesa do të kapej ngushtë krimineli i luftës Vuçiq. Dhe, ai do i kishte dy rrugë: a. Kundërshtimin e kërkesave ose b. Ikjen nga takimi. Kështu do të mbetej si përgjegjës shteti serb e jo Kosova. Pse z.Kurti nuk e bëri këtë? Kërkesat në sy kanë vlerë shumë më të madhe politike se ato të tërthorta. Me atë mënyrë do të dilte Kosova në një nivel të logjikshëm, duke mos e kushtëzuar takimin dhe kërkesat do të ishin të qarta. Me kërkesat e tilla do të kapej ngushtë krimineli Vuçic dhe z. Kurti do të fitonte pozitë si Kryeministër që nuk i ikë takimeve. Ikja nga takimi mundë të kapet edhe si frikë!!! Por, z.Kurti nuk besoj se frikësohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".