Me qenë se Borrel e Lajçak s’duan të bëjmë marrëveshje me Serbinë, atëherë ne veprojmë me kushtetutën tonë

Me qenë se Borrel e Lajçak s’duan të bëjmë marrëveshje me Serbinë, atëherë ne veprojmë me kushtetutën tonë
Me qenë se Borrel e Lajçak s’duan të bëjmë marrëveshje me Serbinë, atëherë ne veprojmë me kushtetutën tonë

Shefik Shkodra

  • 27 June 2024 - 19:05

Shkruan: ANALISTI- Shefik Shkodra

BQK-ja e ka bërë shkëlqyeshëm këtë veprim me këtë ligj. Personalisht jam i kënaqur, ngase po e vërejnë nevojën këto institucione se, çka duhet të ndërmerret kundër elementeve sabotuese e destruktive serbo-nacionaliste. Prandaj Gjykata Kushtetuese ka bërë mirë dhe me vend refuzimin e kërkesës së grupit të avokatëve serbë, për suspendimin e këtij ligji përkohësisht apo përgjithnjë, sipas mendimit të tyre. Nuk ka nevojë për avokatë shqiptarë në lidhje me këtë çështje, siç po dëgjohen disa zëra. Ne duam të jemi shtet i pavarur, jo të përfundojmë në kthim prapa.

 

Në shumë raste është parë gabimi i ndërmjetësuesve evropianë, Borrel dhe Lajçak, për marrëveshjen Kosovë – Serbi. Në vend se të paraqitet gjendja reale, e paanshme dhe rezultati të afrohej, ata kanë treguar një mosrespektim të paarsyeshëm e të paargumentuar në praktikën e sjelljes të serbëve të Veriut. Shumë herë janë bërë kërcënime ndaj institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, deri edhe me masa si dënim për mos pranimin e diktatit. Dhe për këtë kemi mbetur aty ku jemi me dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë. Fajtorë janë ndërmjetësuesit e dialogut. Pra, një forcë kundër Kosovës e pro Serbisë kanë qenë vetë BE, më konkretisht përfaqësuesit dhe ndërmjetësuesit e këtij dialogu. Çka është dënuar Serbia me bandën që sulmoi Kosovën me 24 shtator 2023. A e detyruan Serbinë që të dorëzojë kriminelin e kësaj bande. Pse dënohet Kosova? Serbia jo asnjëherë. Ne qenkemi fajtor në vendin që duhet të qeveriset prej nesh. Edhe çështja e dinarit së fundmi ka shkaktuar reagime. Sa nga Serbia edhe nga BE dhe vende të tjera. Kur një etni (tash pakicë) ka valutën e vet, këtë e quajmë dhe de fakto është një shoqëri nacionale e organizuar në veti, e pavarur.


Pra, përveç të tjerave, si shëndetësia, arsimi, tregtia, etj. edhe paraja është nacionale. Dhe BQK e ka hequr këtë transfero, duke ua bërë të ditur se, serbët e Kosovës i kanë institucionet në shtetin e tyre – Kosovën. Ata duhet t’i nënshtrohen ligjeve dhe sjelljeve sipas kushtetutës së vendit si të gjithë qytetarët tjerë. Jo paranë e Serbisë ta përdorin në shtetin tjetër (bankat e veta), sepse kjo nuk është kushtetuese. Është dëmtim ekonomik. Nëse jemi një shtet i pavarur, atëherë shërbimet kryhen nëpërmes një institucioni dhe jo, dyfishimi i institucioneve, jeton këtu, institucionet e Serbisë. Dhe jo, dikush me një valutë tjetër, dikush me atë që është pranuar si valutë e përgjithshme, Euro. Ndryshe, mendoj se cenohet institucioni bankar, monetar i vendit. Por cenimi është edhe më i largët, dhe jo veç ekomomik, por edhe politik. Kështu duanë hegjemonistët serbë nga Beogradi. Që të përshkallëzojmë gjendjen e në të njëjtën kohë, si me naivitet, “të bëhemi gati për atë që po e mendojmë e planifikojmë” kaherë. Atë që e kemi kërkuar si Asociacion, ta bëjmë shtet. Të zgjerohemi. Serbia do të bëhet e madhe. Serbinë do ta bëjmë perandori! Hë! Pastaj kërcënojnë me dhunë. Sjellin ushtri e armatim rreth e përqark. Pastaj BE qëndron pranë tyre, që vërtet shqiptarët e Kosovës, të ndihen të frikësuar. Që të bëjmë marrëveshje të irracionale nën presion, shkurt edhe më keq se kur kemi qenë nën Serbi. BQK-ja e ka bërë shkëlqyeshëm këtë veprim me këtë ligj. Personalisht jam i kënaqur, ngase po e vërejnë nevojën këto institucione se, çka duhet të ndërmerret kundër elementeve sabotuese e destruktive serbo-nacionaliste. Prandaj Gjykata Kushtetuese ka bërë mirë dhe me vend refuzimin e kërkesës së grupit të avokatëve serbë, për suspendimin e këtij ligji përkohësisht apo përgjithnjë, sipas mendimit të tyre. Nuk ka nevojë për avokatë shqiptarë në lidhje me këtë çështje, siç po dëgjohen disa zëra. Ne duam të jemi shtet i pavarur, jo të përfundojmë në kthim prapa. Në askund hiç. Sikur të pyesim disa deputet të opozitës apo “analistë” liberalo-puçistë. Po me elemente të shtetit tjetër, si paraja (banka, arsimi, shëndetësia dhe politika) është separatizëm. Dhe ky separatizëm është që nga fillimi i dialogut, duke kërkuar një asociacion për pakicën serbe. Se, demek, nuk duan të inkuadrohen e të integrohen në shtetin shqiptar. Kështu kjo është si Republika Srpska në Bosnje. Është ndarje pa fjalë. Dinari në këtë vend është shtyllë e asociacionit.

Është një “kopil” në bashqe të babës. Është mbyllje e pragut të shtëpisë. Kjo është parapërgatitje e një shteti të vogël në Kosovë. Prej kësaj nuk ka kurrfarë garancie se ne do të jetojmë në paqe. Ky është hegjemonizmi serb i cili përpiqet natë e ditë me propaganda të të gjitha ngjyrave dhe mjeteve për ta degraduar Republikën e Kosovës, deri në asgjësimin e shtetësisë të saj. Për këtë e kemi Gjykatën Kushtetuese, Qeverinë me institucionet, që t’i luftojë të gjitha ato infiltrime irracionale e të dëmshme për shtetin e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".