Dështimi i sundimit të ligjit pika më e dobët që po e pengon shoqërinë kosovare të shkon përpara

Dështimi i sundimit të ligjit pika më e dobët që po e pengon shoqërinë kosovare të shkon përpara
Dështimi i sundimit të ligjit pika më e dobët që po e pengon shoqërinë kosovare të shkon përpara

Agim Bajrami

  • 28 June 2024 - 16:27

Shkruan: ANALISTI-Agim Bajrami

Ta zëmë politikë bërja në Kuvendin e Kosovës i cili është institucioni kryesor ligjvënës dhe politik kur cakton seancën për ora 10 dhe deputet nuk shkojnë në sallë deri në 12 apo dalin nga,salla kur të donë pa kurrfarë përgjegjësie dhe disipline publike,shoqërore,ligjore, njerëzore, e shtetërore,dhe kjo për politikë bërjen dhe shoqërinë në përgjithësi është në rregull .Dhe nga ky Kuvend ,vendoset ,se kush do të jetë gjyqësor,forma dhe përmbajtja e qeverisjes,ekipi qeverisëse,cilësia e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë e shërbimeve publike për interesat e qytetarëve dhe vendit si tërësi.

 

Në dukjen, dëshirën,ëndrrën dhe imagjinatën e shumicës së njerëzve në Kosovë, funksionimi i përgjithshëm i shoqërisë është i përmasave të krahasueshme me qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Dhe kjo masë e matjes krahasuese e qetëson “mendësinë e konform zonës” të qytetarëve kosovarë. Dhe a mund të kënaqemi me një vlerësimin te dëshirës që na i ushqyen ndjenjat ,se edhe të tjerët janë të një niveli të përafërt me ne . Shpesh ne i gëzohemi kur dikush na thotë, se ju keni vlera perëndimore, dhe ju jeni kështu, e ashtu ,dhe e ardhmja,e juaj është në Bashkimin Evropian. Dhe e saktë,se edhe i takojmë gjeografikisht kontinentit evropian ,po si të bëhemi pjesë e vlerave evropiane,duke fjetur,apo...dhe a jemi me të vërtetë ata së si na thurin lavde...dhe pse ti pranojmë lavdet që janë në s’përputhje me realitetin shoqëror. Këto ditë si edhe më herët politikë bërja e Kosovë varësisht nga pozicionet që i mbajnë, edhe i adresojnë përgjegjësit dhe fajet ,por asnjëherë nuk thuhet, " se unë jam përgjegjës për këtë që është dashtë të bëhet dhe nuk është bërë", apo tjetri do të bënte më mirë punën po ti lejohet mundësia. Pra në mendësinë e shoqërisë Kosovare ,mungon 'përgjegjësia,mungesa 'e dallimit të së mirës ndaj të keqes. Mungon disiplina e inkurajimit për të bërë të mirën dhe për të gjykuar të keqen. T

a zëmë politikë bërja në Kuvendin e Kosovës i cili është institucioni kryesor ligjvënës dhe politik kur cakton seancën për ora 10 dhe deputet nuk shkojnë në sallë deri në 12 apo dalin nga,salla kur të donë pa kurrfarë përgjegjësie dhe disipline publike,shoqërore,ligjore, njerëzore, e shtetërore,dhe kjo për politikë bërjen dhe shoqërinë në përgjithësi është në rregull .Dhe nga ky Kuvend ,vendoset ,se kush do të jetë gjyqësor,forma dhe përmbajtja e qeverisjes,ekipi qeverisëse,cilësia e arsimit, shëndetësisë, drejtësisë e shërbimeve publike për interesat e qytetarëve dhe vendit si tërësi. Dhe nga ky kualitet i vendosjes të profesionalizmit dhe njerëzve kompetent , varet edhe sundimi i ligjit,funksionimi i demokracisë ,kualiteti i medieve profesionale ,kualiteti i shërbimit diplomatike e marrëdhënia me fqinjët ,mirëqenies e gjithëmbarshme shoqërore. Dhe si rezultat i funksionimit të mirëfilltë të politikës së brendshme është edhe shkalla e respektimit të Lirive dhe të Drejtave të Njeriut në pajtim me normat kushtetuese të vendit dhe standardeve ndërkombëtare.

Dhe shteti dhe shoqëria e një vendi janë funksionale, për aq sa janë të zbatueshme komponentët e kritereve të; profesionalizmit, përgjegjësisë në punë, konkurrencës ndaj vlerave shoqërore dhe gjykimit të pa anshëm dhe të drejtë. Të gjithë këto në Kosovë mungojnë dhe dominon mendësia patriarkale e shoqërisë feudale që bie ndesh me të arritura e mendësisë të industrisë digjitale. Dhe kush është fajtor për të gjitha këto,dhe faji është në mendjet e shqiptarëve , jo tjetërkush!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".