Gjykata Kushtetuese të sillet profesionalisht edhe me interpretimin e statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sikur veproi e pa ndikuar për BQK-në dhe dinarin serb

Gjykata Kushtetuese të sillet profesionalisht edhe me interpretimin e statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sikur veproi e pa ndikuar për BQK-në dhe dinarin serb
Gjykata Kushtetuese të sillet profesionalisht edhe me interpretimin e statutit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sikur veproi e pa ndikuar për BQK-në dhe dinarin serb

Dardan Grapci

  • 28 June 2024 - 16:30

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Vendim dhe interpretim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dinarin serb është një sinjal që mundë ta krijon besimin e mjaftueshëm tek kjo gjykatë edhe lidhur me interpretimin e drejtë dhe kushtetues të Statutit për Asociacionin, i cili herët a vonë do të dërgohet për interpretim dhe vlerësim rreth përputhshmërisë me kushtetutën dhe mos lejim që të krijohej edhe një shtet paralel brenda shtetit të Kosovës, një model i Republikës Serbe, shqetësim i cili po e mundon gjithë klasën politike të vendit por edhe po kundërshtohet si mundësi nga faktori ndërkombëtar. Ishte vendim pozitiv, vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dinarin serb, i drejtë dhe legjitim e ligjor. Qytetarët serb duhet të sillen si qytetar lojal të shtetit të Kosovës dhe kështu duhet ta kuptojnë që në Kosovë vetëm 2 valuta janë zyrtare të të pranueshme, Euro dhe Dollari amerikan.

 

Për qytetarët e Kosovës është Euro në rangun e valutës shtetërore, kurse për ndërkombëtarët si valutë më e fuqishme është Dollari amerikan. Dinari në vetvete nuk është valutë e dëmshme, por është valuta kryesore që prodhohet dhe përdoret në Serbi, valutë e shtetit serb, dhe kjo është arsyeja pse dinari nuk duhet as të futet në tregun Kosovar, e lëre më të përdoret brenda sistemit bankar, në treg dhe rrjetin tregtar të Kosovës. Dinari nuk duhet të përzihet në asnjë mënyrë me dialogun, sepse në fund të fundit Kosova vetëm po e zbaton në këtë rast ligjin dhe kushtetutën, për një fushë të caktuar, si shtet që i ka ligjet e veta. BQK-ja ka bere mirë që e ka bllokuar përdorimin e dinarit në Kosovë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë lëshim si formë kompromisi nga presioni politik dhe jo profesional.

Nëse serbët dëshirojnë të jetojnë në Kosovë, duhet edhe ta përdorin valutën zyrtare të cilën e njeh shteti, sistemi bankar dhe e ka përdorimin legal e ligjor në gjithë territorin. Gjithsesi që vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me monedhën serbe ishte i duhur dhe në kohë të duhur, tash kur po riaktivizohet dialogu me Serbinë. Shteti serb nuk e ka më asnjë të drejtë që të ankohet lidhur me ndalimin e qarkullimit të dinarit të tyre në Kosovë sepse edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të papranueshëm kërkesën e ekspertit ligjor serb Vasilije Arsiqit. Arsiq është avokat serb nga Gjilani, i cili iu drejtua Kushtetueses bashkë me disa juristë të tjerë serbë, dhe ai tani e ka për detyrim që ta pranon vendimin dhe interpretimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe të njëjtin ta arsyeton dhe deklaron të obligueshëm për zbatim dhe respektim nga bashkëkombësit e tij.

Në maj, BQK-ja përmbylli periudhën transitore për zbatimin e lehtësuar të rregullores për operacione me para të gatshme. Çështja e dinarit është ngritur disa herë edhe në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, por palët nuk kanë arritur ndonjë kompromis për këtë çështje, sepse ka qenë pala Kosovare e cila nuk ka pranuar të ndërhyn fare në kompetencat legale. Ligjore e kushtetuese të BQK-s. Vendim dhe interpretim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me dinarin serb është një sinjal që mundë ta krijon besimin e mjaftueshëm tek kjo gjykatë edhe lidhur me interpretimin e drejtë dhe kushtetues të Statutit për Asociacionin, i cili herët a vonë do të dërgohet për interpretim dhe vlerësim rreth përputhshmërisë me kushtetutën dhe mos lejim që të krijohej edhe një shtet paralel brenda shtetit të Kosovës, një model i Republikës Serbe, shqetësim i cili po e mundon gjithë klasën politike të vendit por edhe po kundërshtohet si mundësi nga faktori ndërkombëtar. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".