Atyre qe i kanë shitur interesat e kombit dhe të shtetit nuk u konvenon suksesi i Kosovës dhe i Albin Kurtit

Atyre qe i kanë shitur interesat e kombit dhe të shtetit nuk u konvenon suksesi i Kosovës dhe i Albin Kurtit
Atyre qe i kanë shitur interesat e kombit dhe të shtetit nuk u konvenon suksesi i Kosovës dhe i Albin Kurtit

Skender Kapiti

  • 28 June 2024 - 16:35

Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti

Më shumë i gëzohen suksesit të Kosovës politikanë e diplomatë miq dhe aleatë të sinqertë të saj nga perëndimi dhe nga Kroacia e Turqia se sa shumë politikanë, mediatikë e intelektualë shqiptarë nihilist, të korruptuar, egoistë e xhelozë që i shqetëson shumë suksesi i Kurtit dhe i qeverisë së tij.

 

Asaj së cilës nuk i konvenon suksesi i Kosovës dhe i qeverisë Kurti së pari është Serbia dhe aleatët e saj Rusia e Kina gjë e cila edhe dihet se këta janë armiqtë historikë të shqiptarëve. Atyre nuk u intereson ndërtimi i shtetit modern, demokratik dhe ligjor i Kosovës, sepse ata duan destabilizimin, mosfunksionimin dhe dështimin e shtetit të Kosovës të cilin ata nuk e njohin. Së dyti suksesi i Kurtit nuk i konvenon as politikës së korrupsionit dhe as medieve dhe intelektualizmit mercenar të Tiranës të cilët e shohin me xhelozi dhe me egoizëm suksesin e Kosovës, pasi politika, media dhe intelektualizmi në Shqipëri janë mësuar të sillen si paternalistë, “superiorë” e arrogant karshi politikës së Kosovës, gjë e cila vërtetohet sidomos sot nga politika dhe pushteti i qeverisë së Edi Ramës.

Shqipëria , politika e saj kurrë nuk ka qenë e interesuar seriozisht për mbështetje të Kosovës, dhe prandaj edhe ish-Presidenti Rugova e dinte se nëse shpërthente lufta në Kovë për liri, shtetësi e pavarësi Kosova nuk do kishte mbështetje nga Shqipëria, dhe se Shqipëria nuk do hynte ne luftë kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës. Prandaj Rugova shmangu luftën në Kosovë dhe iu përkushtua betejës paqësore për të siguruar mbështetjen dhe përkrahjen perëndimore dhe të SHBAve. Së treti suksesi i Kosovës dhe aktualisht i qeverisë Kurti nuk i konvenon as opozitës politike te korrupsionit dhe as shumicës së medieve në Kosovë, nuk u pëlqen suksesi i Kosovës dhe as mbeturinave, nostalgjikëve dhe as spiunëve e ish shërbëtoreve të regjimit kolonialist titisto-milloshevician të Kosovës. Por suksesi i Kosovës nuk u pëlqen as disa islamofobëve fanatik e serbofil, kjo sepse atyre jo vetëm Kurti por atyre nuk u pëlqen as suksesi i asnjë politikani, politike e pushteti të suksesshëm në Kosovë.

Dhe disa nga këta pseudo intelektualë dështakë dhe të asnjë kontributi kombëtar mundohen që fallcopatriotizmin mashtrues e “kritik” të tyre mundohet ta maskojnë me turkofobizëm. Prej këtyre tipave hipokritë e djallëzorë ashtu si edhe as prej atyre politikanëve të zhytur në korrupsion e në hajdutëri, në zullum e tradhti nuk dëgjon asnjë kritikë kundër politikanëve,diplomatëve dhe emisarëve perëndimorë që mbështesin Serbinë kundër Kosovës, por këta djallëzorë islamofobë dinë vetëm të sajojnë e të trillojnë kundër suksesit të Kurtit në arenën politike e diplomatike, si dhe po këta edhe shpifin e trillojnë kundër Turqisë pse Turqia mbështet financiarisht dhe ushtarakisht Kosovën; këta tipa madje janë edhe kundër asaj se përse Turqia armatos Kosovën dhe pse ajo trajnon ushtarakë të Kosovës; islmofobëve nuk u vjen aspak mirë pse Turqia është forcë e dytë e NATO-s, as edhe pse Turqia është mik dhe mbështetës i fortë për Shqipërinë e Kosovën. Pra këta tipa hipokritësh janë kundër Turqisë sepse janë në një linjë me Beogradin i cili synon përçarje mes shqiptarëve, dhe se Beogradi synon që të prish marrëdhëniet miqësore e strategjike shqiptaro-turke. Këta shqetësohen shumë edhe kur bëjnë vizita reciproke mes politikanëve dhe shtetarëve shqiptarë dhe atyre turq në vendet respektove. Më shumë i gëzohen suksesit të Kosovës politikanë e diplomatë miq dhe aleatë të sinqertë të saj nga perëndimi dhe nga Kroacia e Turqia se sa shumë politikanë, mediatik e intelektualë shqiptarë nihilist, të korruptuar, egoistë e xhelozë që i shqetëson shumë suksesi i Kurtit dhe i qeverisë së tij.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".