Siguria e Kosovës e rrezikuar seriozisht nga agjentët e BIA-s serbe, spiunët në të gjitha të shtyllat dhe nivelet e institucioneve të shtetit

Siguria e Kosovës e rrezikuar seriozisht nga agjentët e BIA-s serbe, spiunët në të gjitha të shtyllat dhe nivelet e institucioneve të shtetit
Siguria e Kosovës e rrezikuar seriozisht nga agjentët e BIA-s serbe, spiunët në të gjitha të shtyllat dhe nivelet e institucioneve të shtetit

Gani Qarri

  • 30 June 2024 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Institucioneve të Kosovës, zbulimi i spiunit të tretë të radhës të BIAS serbe në Kosovë, duhet të ju shërbej për alarm serioz dhe fillimin urgjent të rishikimit dhe të verifikimit për të kaluarën e tyre , qoftë profesionale, apo edhe kriminale, për gjithë personelin e punësuar në institucionet e shtetit, të sigurisë, drejtësisë, policisë dhe FSK-së, sepse këto raste të cilat u zbuluan brenda një muaji dëshmojnë se BIA serbe me kohë i ka deleguar dhe instaluar strukturat e veta deri në kupolën më të lartë të shtetit të Kosovës.

 

Vetëm falë angazhimit afatgjatë të vëzhgimit dhe hetimit të veprimtarisë së tyre të dyshimtë për spiunazh kundër shtetit, ditë më parë janë arrestuar shqiptarët Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi nga Ferizaj, nën dyshimin për spiunazh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA. Bedri Shabani kishte qenë i punësuar në doganën e Kosovës kurse Muharrem Qerimi ka punuar si punonjës i Policisë së Kosovës, ka qenë hetues në rajonin e Ferizajt, e po ashtu hetues né Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar të Policisë së Kosovës, ku kryesisht është marrë me çështjen e luftimit të krimit të organizuar në fushën e narkotikëve. Spiuni i tretë i radhës që u zbulua nga organet e shtetit të Kosovës është i komunitetit serb, me të kaluar të dëshmuar kriminale që nga koha e pushtimit serb. gjatë luftës dhe pas përfundimit të saj, duke u aktivizuar kudo që i është dhënë mundësia dhe e ka detyruar e deleguar qendra e spiunazhit në Beograd. Aleksandër Vlajiq, shtetas serb i Kosovës, nuk është thjesht një i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Veprimtarinë e tij kundër shtetit të Kosovës arriti ta zbulojë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Këto informata bënë që veprimtaria e Vlajiqit të demaskohet tërësisht.

 

Siç mëson Dukagjini nga burimet brenda organeve të sigurisë, ai ishte hiç më pak se agjent rezident i BIA-s, që e spiunonte Kosovën. Për ta sqaruar për publikun, kjo nënkupton nivelin më të lartë të një agjenti brenda inteligjencës së një shteti. Vlajiq, në mes akteve që ka kryer në Kosovë, gjithashtu ka filmuar fshehurazi lëvizjet dhe automjetet e Policisë së Kosovës, misionit të KFOR-it dhe ndërkombëtarëve, gjithmonë në dobi të shërbimit serb BIA. Ai në të kaluarën ishte pjesë e MUP-it serb, ndërsa kur ishte integruar në institucionet e Kosovës mbante një post të rëndësishëm në Institucionin e Policisë, duke punuar në njësinë e inteligjencës rajonale të policisë në Mitrovicë të Veriut. Sa mbante këtë pozitë ai ishte angazhuar në mbledhje të informacioneve për personat të cilët kanë qenë predikues të fesë islame.

 

Vlen të theksohet se informatat që rezultuan me identifikimin dhe kapjen e tij u dhanë nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Një ndër aktet dëmtuese për Kosovën që i njëjti e ka bërë është edhe dërgimi tek BIA i emrit të një zyrtari të AKI-së, të cilin e ka mësuar gjatë takimeve zyrtare derisa ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës. Në bashkëpunim me BIA, Vlajiq ka falsifikuar dokumentacione të ndryshme, me qëllim të diskreditimit të figurave të ndryshme në Policinë e Kosovës. Vlajiq është bërë shkak që nga informatat e tij te BIA serbe – qytetarët serbë të veriut të bëhen cak i linçimit në rrjete sociale dhe media serbe si tradhtarë. I njëjti ishte përjashtuar nga radhët e Policisë së Kosovës, por as Policia e Kosovës e as Inspektorati Policor, sot nuk i është përgjigjur Dukagjinit, për periudhën që ai ka shërbyer në këtë institucion dhe mbi çfarë arsyesh ishte përjashtuar atë kohë. Gjatë dorëheqjeve masive të ish-zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e të cilët pastaj kishin nënshkruar kontrata me Qeverinë e Serbisë, Vlajiq ishte bashkuar në radhët e tyre. Aleksandar Vlajiq ka qenë i punësuar në Policinë e Serbisë edhe në kohën e pushtimit. Ai i ka mbijetuar një bombardimi të NATO-s, më 2 maj 1999, kur ishte goditur ndërtesa e MUP-it okupator serb në Mitrovicë. Saktësisht, me emër dhe mbiemër, Vlajiq i raportonte Ratko Gajtanoviqit. Aktualisht ai mban pozitën e shefit të qendrës së BIA-s në Novi Pazar. Ka të dhëna se edhe personalisht ka qenë i pranishëm në Kosovë.

 

Një ndër rastet, është kur kishte hyrë ilegalisht në Kosovë, me rastin e vizitës së Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, më 8 dhe 9 maj 2018, prandaj këto tri raste të spiunëve të zbuluar, janë të mjaftueshme për ta vetëdijesuar klasën politike të Kosovës që të binden pa dallim në pozitë dhe opozitë, dhe pa vonesë ta përgatisin ligjin për hapjen e dosjeve të ish regjimit të kaluar-UDB-së dhe mbi bazën e të dhënave të hetohet dhe verifikohet, zbulohet edhe ndërlidhja në vazhdimësi që mundë të jeta akoma prezentë në shërbim dhe vartësi të individëve me shërbimin sekret serb, jo vetëm nga qytetarët serb por edhe ata shqiptar e të tjerë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"