Lexoni edhe:
Siguria e Kosovës e rrezikuar seriozisht nga agjentët e BIA-s serbe, spiunët në të gjitha të shtyllat dhe nivelet e institucioneve të shtetit
Shkruan: ANALISTI-Hasan Preteni
Nuk kaloi as Ligji për Këshillin Prokurorial. Nuk po kalon Vettingu, nuk kalon Byroja, nuk kalon asnjë nismë serioze kundër krimit dhe korrupsionit e në funksion të forcimit të llogaridhënies dhe reformimit e pastrimit të sistemit të drejtësisë. -Si asnjëherë më parë, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është stërngarkuar me lëndë. Të gjitha këto ankesa, të gjitha këto shtyrje, të gjitha këto vonesa, të gjitha këto anulime. Këtë gjykatë po e kthejnë te mendësia e veprimit të gjykatave tjera të rregullta nga sistemi gjyqësor i Kosovës.
Faktori kohë,pse 16 muaj për një lëndë? Vendimmarrja katastrofave. Nga 9 gjyqtar 5 votojnë kundër! Kjo më jap të mendoj se ose kjo gjykatë nuk ka profesionist ose që kjo gjykatë është skajshmërisht e politizuar. Kjo gjykatë duhet ti merr vendimet e veta me konsensus të plotë. Diferenca në interpretimvlerësim është e pa justifikueshme. A janë këta "gjyqtarët" e kushtetueses më ekspertë se ata të Komisionit të Vencijes!!!
Ata e vlerësojnë si të drejtë e këta ekspertët tonë e refuzojnë!!! Nuk ka gatishmëri politike për ta luftuar krimin e organizuar. Opozita nuk propozon por vetëm ankohet, është bërë avokat i së keqes. Të gjitha nismat ligjore, si asnjëherë më parë, po dërgohen në Gjykatën Kushtetuese. Nuk kaloi as Ligji për Këshillin Prokurorial. Nuk po kalon Vettingu, nuk kalon Byroja, nuk kalon asnjë nismë serioze kundër krimit dhe korrupsionit e në funksion të forcimit të llogaridhënies dhe reformimit e pastrimit të sistemit të drejtësisë. Gjykata Kushtetuese po i bashkëngjitet valles së çakorduar të gjykatave të tjera të rregullta.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"