Shteti të ngritët në gjendje gatishmërie për mbrojtje, Serbia vetëm po e pretë kohën e duhur për agresion ushtarak ndaj Kosovës

Shteti të ngritët në gjendje gatishmërie për mbrojtje, Serbia vetëm po e pretë kohën e duhur për agresion ushtarak ndaj Kosovës
Shteti të ngritët në gjendje gatishmërie për mbrojtje, Serbia vetëm po e pretë kohën e duhur për agresion ushtarak ndaj Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 30 June 2024 - 08:57

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Me këtë ideologji shkoj krimineli i luftës Vuçiq në Bruksel. Dhe, këtë pretendoj ta arrinte, duke mos e njohur fare shtetin e Kosovës, as de-fakto dhe as de-jure. Qeveria e Kosovës mbështetet në Marrëveshjet e vitit 2023. Po kërkon me këmbëngulje respektimin dhe njohjen de-fakto të Republikës së Kosovës.

 

Marrëveshja e arritur në Bruksel dhe Aneks marrëveshja e Ohrit, të dyja, të vitit 2023, nuk po zbatohen, sepse Serbia nuk e dëshiron zgjidhjen sipas tyre. Serbia e donë ripushtimin e Kosovës ose së paku ndarjen e saj. Këtë e tha në mënyrë shumë të qartë Kryeministri i Serbisë, kur tha : "Ne duam një marrëveshje të kapshme për të dy palët, ku të dytë janë fitues ose të dy palët janë humbëse". Kjo do të thotë ndarje e Kosovës midis shqiptarëve dhe serbëve. Për këtë po iu shërben shumë mirë themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, që nënkupton një ndarje de - jure të Kosovës, pa fituar asgjë për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kështu as Sanxhaku nuk e fiton autonominë. Me këtë ideologji shkoj krimineli i luftës Vuçiq në Bruksel. Dhe, këtë pretendoj ta arrinte, duke mos e njohur fare shtetin e Kosovës, as de-fakto dhe as de-jure. Qeveria e Kosovës mbështetet në Marrëveshjet e vitit 2023. Po kërkon me këmbëngulje respektimin dhe njohjen de-fakto të Republikës së Kosovës. Në Bruksel, pa u takuar në takim trilateral, z Kurti kërkoj: "1. Formalizmin me nënshkrim të Marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit të vitit 2023. 2. Tërheqjen e letrës së Serbisë që ua kishte dërguar në dhjetor shteteve anëtare të BE-së dhe 3. Kapjen e terroristit Radojçiq dhe të grupit të tij e dorëzimin e tyre shtetit të Kosovës".

Parimisht kërkesat janë të drejta, por të parealizueshme. Sidomos kërkesa e tretë e paraqitur, sepse shteti serb nuk donë marrëveshje. Qëndrimet e kundërta tregojnë se nuk ka dialog. Shteti serb nuk e dorëzon kurrë kriminelin Radojçiq dhe bashkëpunëtorët e tij. Për Serbinë ata janë heronj që u angazhuan në çlirimin e "territorit serb të pushtuar". Serbia donë ecjen në këtë mënyrë. Donë të fiton në kohë dhe të pret kohën e përshtatshme për të bërë agresion ndaj Kosovës dhe shteteve tjera ku ka serb në Ballkan. Për këtë nuk ka dialog.Pikësynimi është bota serbe. Këtu është gabim i Kosovës për mos takimin me kriminelin Vuçiq në Bruksel.Pa u takuar nuk shihet drejtpërdrejtë pozita kriminale e Vuçiqit. Duke u takuar i tregon qëndrimet e Kosovës dhe e paraqet ngjarjen terroriste të Banjskës dhe kërkon kapjen e aktorëve terrorist në Banjskë. Me këtë del gjendja në tavolinë para dhe del qartë se Serbia qëndron prapa aktit terrorist në Banjskë. Kjo, për faktin se Serbia nuk i dorëzon. Kosova nuk ka çka humb nga kjo mënyrë e veprimit. Përkundrazi. Me këtë tregohet një pozitë e hapur e Kosovës para BE-së dhe SHBA-ve.

E këtu pa një qëndrim të prerë të BE-së dhe të SHBA-ve nuk ka zgjidhje. Kërkohet veprim i qartë dhe i prerë, në mënyrë që të fiton paqja. Përndryshe, konflikti luftarak është i programuar nga Serbia. Çështja është vetëm te koha dhe kushtet për të vepruar ushtarakisht. Kur ato janë favor fillon agresioni serb. Këtu ka ndikim pozita e NATO-s dhe e SHBA -ve në NATO si dhe lufta në Ukrainë; në Lindje të Afërt dhe ne gjirin Kinez. Nga gjendja e tillë varet agresioni serb në Ballkan. Shteti serb pret kohën që të shkon në luftë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"