Zajednica serbe nuk kalon në Qeveri

Zajednica serbe nuk kalon në Qeveri
Zajednica serbe nuk kalon në Qeveri

Skender Mulliqi

  • 30 June 2024 - 09:02

Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi

Qëllimi i Vuçiqit, është të formon me çdo kusht “Zajednicën”, e cila do të ishte shtet serb në Kosovë. Rrenat e Vuçiqit po përsëritën si pllaka e gramafonit të prishur që shumë vite, para ndërkombëtarëve dhe në mjetet e informacionit , se serbët në Kosovë po jetojnë si në istikame, e vërteta është se po jetojnë më mirë se shumica shqiptare. Në këtë valle të shovinizmit serbomadh moti janë inkuadruar kryepopët serb. Përfaqësuesit e kishave serbe moti e kanë lënë rrugën e predikimit fetar, sikur Vuçiqi demokracinë

 

Borrell, Lajqak dhe Eskobar po dëshmohen me maje se janë përgjegjësit kryesor dhe të dështuarit e procesit të dialogut të Kosovës me Serbinë. Kapitalizmi si sistem kërkon qasje të re, kërkon njerëz të përgatitur për sfida të demokracisë liberale. Nuk ka mundësi në kapitalizëm të jetohet më nomenklaturën e kohës së komunizmit. Serbia është shteti që pak ose fare nuk ka lëvizur nga koncepti politik i kohës së socializmit apo diktaturës komuniste. Të gjithë politikanët serb, që 35 vite që kur ka filluar lufta në ish-Jugasllavi, kanë mbetur me logjikën autokratike ,nga Millosheviqi deri të Vuçiqi. Të gjithë këta njerëz në krye të shtetit serb u shërbyen më rrena me manipulime , me shovinizmi deri në racizëm të hapur. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nuk e ka hequr logjikën pushtuese ndaj territoreve shqiptare. Qëllimi i Vuçiqit, është të formon me çdo kusht “Zajednicën”, e cila do të ishte shtet serb në Kosovë. Rrenat e Vuçiqit po përsëritën si pllaka e gramafonit të prishur që shumë vite, para ndërkombëtarëve dhe në mjetet e informacionit , se serbët në Kosovë po jetojnë si në istikame, e vërteta është se po jetojnë më mirë se shumica shqiptare. Në këtë valle të shovinizmit serbomadh moti janë inkuadruar kryepopët serb.

Përfaqësuesit e kishave serbe moti e kanë lënë rrugën e predikimit fetar, sikur Vuçiqi demokracinë. Ky njeri më buzë të skuqura dhe të fryra si bytha e pelës, gjithnjë e më shumë është duke humbur kontrollin , së ju kanë errësuar sytë dhe mendja, me logjikën shfarosëse ndaj shqiptarëve. Millosheviqi kishte planin për spastrime etnike dhe vrasje të shqiptarëve, të cilën rrugë po e vazhdon edhe ish shefi i informimit të kësaj kohe, krimineli Aleksandër Vuçiq. E bëmë këtu një digresion, se në Bruksel në rrethin vijues të dialogut Kosovë-Serbi, përfundojë pa ndonjë rezultat konkret. Kurti dhe Vuçiqi nuk u takuan kokë më kokë. Ata patën takime të ndara më Borellin dhe Lajçakun. Ishe ky tentim i vazhdimit të dialogut të takimit të nivelit më të lartë nga shtatori i vitit të kaluar. Qëndrimet në këtë takim ishin diametralisht të ndryshme, për faktin së Vuçiqi, kërkon më ngulm implementimin e Asociacionit duke mos zbatuar aneks marrëveshjen e Ohrit, të cilën gjë edhe në këtë takim e kërkoj kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai në një konferencë për media potencojë gjithashtu që Serbia duhet të pranon këtë aneks duke e firmosur, dhe gjithashtu të ekstradojë organeve të Kosovës, terroristin Radojçiq, i cili siç tha Kurti po përgatitet për ndonjë akt tjetër terrorist në veri të Kosovës. Tjetër. Gadi harrova të përmendë faktin madhor, se Albin Kurti kërkojë që të kemi njohje të Kosovës nga Serbia në qendër, ku Vuçiqi po e refuzon .Pse presidenti serb po sillet me kaq lehtësi dhe elegancë në procesin e dialogut, është fakti se dialogun e drejtuan trio me qëndrime proserbe Lajçak Borell –Esobar.

Asnjë trysni më të voglën nuk pamë qe shumë kohë që po i bëhet Serbisë, të cilës po i servohet karrota , e Kosovës shkopi, dhe atë shumë i fortë duke e dënuar më masa ekonomike gjoja për eskalim të situatës , e situatën në veri po e eskalon rregullisht Serbia, me pretendime territoriale që me luftë të ndajë Kosovën. Këtë linjë për fat të keq e përkrahën edhe tre emisarët special në këtë maratonë të bisedimeve. Nuk duhet thënë askush tre kërkesa, por kushte të cilat i propozojë Kurti në këto takime të ndara në Bruksel, e të cilat zor që do ti pranon Vuçiqi, ku në njërat nga pikat e planit franko-gjerman thuhet se Kosova mos të pengohet nga Serbia të marrë ulësen në OKB ,dhe mos të lobon kundër inkuadrimit në strukturat relevante të BE-së. Presidenti serb nuk po pranon këtë plan në tërësi, për faktin së në fakt e pranon pavarësinë e Kosovës. Vuçiqi nuk po i bëhet asnjë presion, dhe ky po vepron pa drojë se do të ndëshkohet. Procesi i dialogut më duket mua pas këtij takimi të fundit të Brukselit, zor që do të bie në binarë normal. Për dështim të procesit të normalizimit të marrëdhënieve faji ju atribuohet edhe faktorit ndërkombëtar i cili nga frika e luftës të sponsorizuar nga Putini dhe Putini i vogël i Serbisë, po tregohen të pa zot që të kemi një proces të ballansuar, të futur tashmë në qorrsokak. Me sponsorizuesit e terrorizmit shtetëror në Banjskë, me dy protagonistët e saj, Vuçiq dhe Radojçiq , vështirë të mbahet paqja në Ballkan. Ka qenë kërkesa më e fuqishme e Kurtit, për ti treguar BE-së dhe Serbisë, se dialogu nuk ka mundësi të vazhdohet pa marrë fund epilogu i dënimit të terroristëve serb në Banjskë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".