Përse nuk të vjen turp Behgjet Pacolli?

Përse nuk të vjen turp Behgjet Pacolli?
Përse nuk të vjen turp Behgjet Pacolli?

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 30 June 2024 - 21:43

 

Shkruan: Reshat Badallaj- Zhuriani, gazetar hulumtues mbi 42 vjet

Njëfarë Behgjet Pacolli po thonë se është një biznismen, bile dikush tjetër më ofendoi shumë rëndë moralisht duke thënë se ky farë Behgjet Pacolli paska qënë edhe President i Kosovës dhe Ministër i Punëve të Jashtëme të Republikës së Kosovës. Larg qoftë e mos e bë i Madhi Zot, se Kosova nuk ka ra në shtratin e vdekjes!Dhe, këtë mikun e shava në rrënjë e në degë DUKE I THËNË SE TË Paktën SE JO PËR FAMILJEN TIME. Unë, kësaj radhe nuk do ndalem shumë të merrem me këtë farë Behgjeti, se nuk ja vlenë të humbi kohë,por po ju tregoj publikisht që të qeshet bota,populli dhe lexuesit e mi me i decenije se si ky farë Behgjet Pacolli kërkon para prej meje si kompensim. Përse more Behgjet bëhesh horë duke më kërkuar para për shpifje? Përse more Behgjet mundohesh te mashtrosh Gjykatën Themelore në Prizren,sistemin e Drejtësisë. Ti nuk e di por deshmia e rrejshme është e dënuar sipas ligjit. Nejse dikush po thotë se ti ke para, por a e dini se paraja nuk është gjithçka, a e din ti se toka nuk sillet vetëm rreth këmbëve të tua. Ç´pandeh ti more Behgjet se mua mund të mbyllësh gojën se ke para.

Po a e din ti se unë as nuk çaj trapin për ty dhe nuk të bëjë hesap as për pesë para!? Nuk jam "zorraxhi", jam burrë i krahinës së Lumës, Republika e Shqipërisë. Nuk kam hëngër çorben e Kalimegdanit e Topçiderit. kam qenë i burgosur politik që kërkoj dënimin prej dhjetë vjetësh deri me vdekje, për atdhetarizëm, jo vetm unë po shumë nga familja. Nuk kam çar trapin as për Carla del Ponten e as për SALUSTRON, kërko google. Kam vendosur të publikoj origjinal nga padia me shpifje që ka bërë ky farë Behgjet Pacolli, gjoja qenka biznismen që paska punuar në Rusi, Kazikistan, paska ndejtur edhe bile me Boris Jelcinin, atë Jozhen, kasapin e shqiptarëve Titon, bile dikush tha se paska ndejtur e takuar edhe me Millosheviqin që vrau, preu me sakicë e hanxhar shqiptarët, paska dhunuar e djegur tokën e Kosovës duke bërë shkrumb e hi. Po e përsërisë dhe ripërsëritur edhe njëherë se nuk ja vlenë të merrem me këtë se kemi Zot dhe dora e mallkimit dhe e Zotit do i ndjek kudo që të shkojnë të gjithë zullumqarët kushdo qofshin,qofsha edhe unë. Mbajeni mend mirë, se ata që kanë bërë zullum as rrasa e varrit nuk do t´ia drejtoj kurrizin. Pra, populli shqiptar kudo që të jeni lexoni origjinal që pa fije turpi edhe pse e ka me duket nje moshe se ç'ka shpifin të pa thënë, bile që asnjë fjalë dhe të mos flasim dy. Ky farë Behgjeti (zonja avokate), ishte e pranishme, kurse unë u mbrojta veten lexo origjinalin. Faktet janë mbi të gjitha,por edhe nga nëna jam nip i Ryshen Breznes dhe nga baba nip i Late Nures, pra nip me themel, e kush kanë qenë këta fol historia. Nuk jam zorraxhi i udbashëve ... Ky është origjinali dhe ate pa ndërhyrje. Por, mbajeni veten kur tet lexon se nuk mund të dallojnë fjalën për vrasjen dhe per vrasje, dhe thonë se kinse unë kam thënë do e padis pter vrasje, pastaj ku mbërrin turpi i shekullit kinse unë kam thetne se ky farë Behgjet Pacolli, apo si e pati emrin të shkoj gjakhup, në faktë unë kam shkruar se :"... burrat e kombit, Jusuf Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka, tye mos shkojnë gjakhupur, por duhet ndjekur rrugën e Kroacisë që e kapi serbein dhe e dënoi me burg të përjetshëm dhe se Dosja Gervalla në Gjermani nuk është mbyllur, sepse krimi kurrë nuk vjetërsohet... P.S. Në edokumentin origjinal qëllimisht janë të nënvizuara me laps që të mos i keqpërdor në emrin tim, një hajn, një mashtrues...Reshat Badallaj-Zhuriani, Zhur, Krahina e Lumës, Republika e Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".