Lexoni edhe:
Zajednica serbe nuk kalon në Qeveri
Shkruan: Sociologu - Fadil Maloku
Kur them ndikimet e jashtme, aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mos artikulimin e asaj se çka në të vërtetë kërkon nga institucionet gjyqësore kosovare (oportunitet e konformizëm, apo ligjësi e kushtetutshmëri), kur është në pyetje miratimi dhe implementimi i Marrëveshjes për Asociacionin!? Vetëm përkujtojeni, takimin që pati Kryeministri me ndërmjetësuesin Borrelli në Bruksel, ku përgjigjet arrogante të tija lidhur Asociacionin kur e mbaroi fjalimin Kryeministri i Kosovës Kurti, ishin aq jo përfillëse, aq të njëanshme, kur insistonte të “demonstronte” periferizmin e rolit që duhet ta kenë Gjykatat kosovare në raport me Asociacionin!
-Unë thënë të drejtën s’shoh edhe aq ndonjë rrezik të madh në politizimin e institucioneve të (“pavarura”edhe nga brenda edhe nga jashtë) të Kosovës (shkaku se; është një fenomen që i ka përcjell pothuajse të gjitha vendet post socialiste!), sa në partitizimin dhe sidomos në klanizimin e tyre! Ky fenomen i klanizimit, në një shoqëri ende tribale, siç është deri diku kjo e jona e ku më e fuqishme ende mbetet “fjala e gojës”, se sa “germa e ligjit”, edhe si trashëgimi (do thosha edhe si “vlerë shtesë!) e edhe relikt obskurant nga ish sistemi diskriminues dhe aparthejd i vendosur nga Serbia, po bartet ngadalë, por, sigurt edhe në qeverisjen aktuale.
Zajednica serbe nuk kalon në QeveriLexoni edhe:
Sidomos, në përcaktimin e emrave për Bordet e ndryshme. E them kështu edhe për shkakun se edhe vetë isha viktimë kolaterale, e grupit të deputetëve që ishin kompetent në përzgjedhjen e kandidatëve për Bord të RTK-s… Unë duke mos përfaqësuar kauza partiake e klanore, por, ekskluzivisht vetëm interesat që ndërlidheshin me kauzën shtetërore e jo ato të partive, klaneve dhe grupimeve aktuale politike parlamentare, u margjinalizova. Pra, duke aktivizuar “standardin”tashmë të instaluar (lexo; intervenimit te anëtarët e komisionit për të votuar për anëtar Bordi të RTK-s), në sjelljet dhe shikimet e sinkronizuara të ca anëtarëve, “lexova” dhe qartë e kuptova gatishmërinë e tyre për të mbetur edhe më tej “skllevër” partiak! Sepse, si më tha një anëtarë (deputet) i VV “aty do votohet vetëm ushtarakisht dhe vetëm për anëtarët klanorë, të bedelëve, që i ka autorizuar e nominuar partia” / !? Mbeta pa tekst! Por, meqë objekt i analizës sonë nuk janë Bordet, por Gjykatat, si institucione tejet të rëndësishme dhe tejet të nevojshme, për ta ndërtuar frymën dhe atmosferën demokratike në një vend post socialist, pra, duke u nisur nga (Vendimet e mëhershme, mënyra e emërimeve, si edhe përvoja e raportit /lexo; servilitetit social i “prodhuar”nga “konsultat” që përveç stabilitetit të brendshëm… reflektuan edhe interesa rajonale!/) kjo përvojë, kujtojë që Gjykata Kushtetuese dhe pothuajse gjitha Gjykatat tjera, vështirë e kanë të “shkurorëzohen” si nga ndikimet e jashtme (sidomos!), ashtu edhe ato të brendshme partiake e klanore. Kur them ndikimet e jashtme, aludimi im është tek perceptimi i interesave që i ka faktori ndërkombëtar (sidomos ky i Brukselit, që në një mënyrë apo tjetrën, ka defekte të theksuara, sidomos në mos artikulimin e asaj se çka në të vërtetë kërkon nga institucionet gjyqësore kosovare (oportunitet e konformizëm, apo ligjësi e kushtetutshmëri), kur është në pyetje miratimi dhe implementimi i Marrëveshjes për Asociacionin!?
Vetëm përkujtojeni, takimin që pati Kryeministri me ndërmjetësuesin Borrelli në Bruksel, ku përgjigjet arrogante të tija lidhur Asociacionin kur e mbaroi fjalimin Kryeministri i Kosovës Kurti, ishin aq jo përfillëse, aq të njëanshme, kur insistonte të “demonstronte” periferizmin e rolit që duhet ta kenë Gjykatat kosovare në raport me Asociacionin! I njëjti qëndrim, është parë shumë më herët edhe te Lajçak, kur e relativizonte pa fije turpi rolin e Kushtetutës së Kosovës, në rast se pranohet të implementohet Marrëveshja e vitit 2013/15 për Asociacionin. Ndërkaq, faktori amerikan duket shumë më i kthjellët dhe shumë më pragmatik!. Këtu, duket se interesat gjeostrategjike, po i mbizotërojnë të gjitha interesat tjerat! Aludimet e brendshme, gjithsesi adresohen në drejtim të klaneve që kanë (vënë monopol të plotë!) më shumë interesa ekonomike, se sa sosh politike.
Reperkusionet e mundshme, jo vetëm tani politike, nga një vendimmarrje e bazuar në përvojat e mëhershme të këtij institucioni, vetëm sa do e ri dëshmojnë tezën time të kamotshme, se Kosova as; s’ është e pavarur; as sovrane; e as demokratike! Pra, “ngucakeqët” provizor e ngandonjëherë edhe meskin që ne si publik i shohim në jetën publike, s’janë vetë qëllimi! Ato, më shumë po përdoren, mjerisht, vetëm si mjete për të arritur qëllimet (politike!) e tyre klanore, biznesore, etj. Natyrisht, e gjithë kjo “agjendë” e tyre, sjell pasoja të pariparueshme në procesin e shtet ndërtimit, ama edhe të bashkimit të nesërme të paevitueshëm. Kështu që, lirishtë mund të themi se; Gjykatat në Kosovë nuk janë aq të politizuara, sa janë të varura nga politika…,dhe sidomos nga klanet politike, që s’e kanë as edhe një problem të bashkëpunojnë me “kolegët” e tyre nga partitë antipode politike, e me faktorin ndërkombëtar! Bile ka raste, kur më ngjeshur bashkëpunojnë klanet e partive kundërshtare, se sa ato brenda partiake.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".