Rrëzimi pa vonesë nga pushteti i Ramës, shpresa e vetme e shpëtimit të shtetit nga zbrazja totale

Rrëzimi pa vonesë nga pushteti i Ramës, shpresa e vetme e shpëtimit të shtetit nga zbrazja totale
Rrëzimi pa vonesë nga pushteti i Ramës, shpresa e vetme e shpëtimit të shtetit nga zbrazja totale

Gani Qarri

  • 02 July 2024 - 07:43

Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri

Publikimi i të dhënave shqetësuese të Censit 2023,që këto ditë, ka bërë Instituti i Statistikave të Shqipërisë për trendin alarmant të zvogëlimit dhe tkurrjes drastike të popullsisë në Shqipëri, është edhe një tjetër grusht shokues për Qeverinë e tej korruptuar dhe të kriminalizuar deri në fyt, të narko dilerit Edvin Kristaq Rama në Shqipëri! Madje të dhënat më të reja zyrtare të Censit 2023 zbulojnë se në Shqipëri, aktualisht jetojnë vetëm 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë, respektivisht popullsia në vend të rritjes dhe shtimit natyror të natalitetit, tkurret për 500 mijë banor më pak, në krahasim me vitin 2011.

-Kjo rënie drastike vlerësohet të ketë ndodhur nga qeverisja kriminale e Kryeministrit Rama, që dëshmon se numri i qytetarëve shqiptar, shtetasve të larguar nga Shqipëria është tepër i madh, por që çuditërisht mbahej i fshehur për opinionin, nga statistikat zyrtare të shtetit. Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri aktualisht banojnë vetëm 2 milion e 402 mijë e 113 banorë, shifër që e përbëjnë qytetet më të mëdha në Shqipëri të cilat janë paksa më të zhvilluara dhe kanë arritur sado pak ta ruajnë substancën të pa dëmtuar, deri në ekstrem.

Një pjesë e mirë e popullsisë, apo më shumë se 32% jetojnë në Tiranë, ose rreth 758 mijë banorë. Qarku i dytë më i madh për nga numri i popullsisë është Fieri me 240 mijë banorë, pastaj vjen Elbasani me rreth 232 mijë banorë, Durrësi me 225 mijë banorë, Korça me 173 mijë etj, kurse qarqet tjera janë skajshmërisht të atakuara. Ndaj dhe rëni ja drastike e numrit të banorëve në Shqipëri ka qenë përherë objekt i debatit politik, për çfarë opozita pretendon se që kur e mori pushtetin në vitin 2013 Partia Socialiste , nga Shqipëria janë larguar mese 1 milion banorë apo edhe më shumë. Kreu i Partisë Demokratike, Dr. Seli Berisha pretendon se shifrat janë manipuluar dhe se në të vërtetë në Shqipëri kanë mbetur të jetojnë vetëm edhe rreth 1 milion e 500 mijë banorë, për çfarë një ditë më parë, Berisha doli me një status ku shprehu qëndrimin se shifrat e Censit janë manipuluar rëndë. Dyshimet për manipulimin e rezultateve të Censit u përforcuan edhe më tepër, mu për shkak të vonesës së gjatë të publikimit të rezultatit, derisa intervistimi i popullsisë nisi në shtator dhe supozohej të zgjaste vetëm 6 javë. Por për arsye të paditura,megjithëse pas mbylljes së procesit, u tha se rezultatet do të publikoheshin më datën 19 Qershor, sikur mos të mjaftonte as kjo, drejtoresha e INSTAT e shtyu edhe më tej shpalljen e rezultateve deri më 28 Qershor.

Kurse edhe këto u tha se janë vetëm rezultatet e para, pasi që nga INSTAT, u deklarua se tek në tetor, do të publikojë një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara në nivel bashkie. Kësisoj vonesa zgjatet për pothuajse një vit, pa asnjë arsye të qenësishme. Dyshimet u shtuan dhe rritën edhe më tepër, kur në Kosovë rezultatet e Censit u publikuan vetëm rreth një muaj pas përfundimit të procesit regjistrues. Vet shifrat alarmante të INSTAT dëshmojnë për mese 500 mijë shqiptar të larguar nga Shqipëria, fakt që edhe përtej debatit politik, nuk mund ta fshehin dot largimin masiv të shqiptarëve në 13 vitet e fundit. Kështu që krahasuar me vitin 2011 nga vendi rezultojnë të jenë larguar rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe nga diferenca e shifrave të INSTAT dallohet se mbi 419 mijë e 831 banorë janë larguar nga vendi. Derisa parë realisht, shifra shkon në mbi 500 mijë banorë më pak, nëse llogaritet edhe nataliteti, apo rritja natyrore, 88 mijë banor, që duhet të kishte pasur numri i shqiptarëve të emigruar jashtë vendit, vetëm në këto vite.

Megjithatë për gjithë këto vite është folur për shpopullimin masiv, por jo edhe për shkaqet se pse shqiptarët largohen nga vendi i tyre, herë si azilkërkues në Francë, Belgjikë e vende tjera dhe herë si refugjatë në Britaninë e Madhe. Prirjet për të emigruar nga Shqipëria, mjerisht janë shumë të larta, kurse arsyet kryesore mbeten papunësia, mosfunksionimi i ligjit, korrupsioni dhe varfëria, të cilat po e rëndojnë edhe më tepër nga ditë në ditë shumicën e popullsisë shqiptare në Shqipëri, të udhëhequr nga një rrjet narko mafioz i kryesuar nga Edvin Kristaq Rama. Kështu që, vetëm rrëzimi i tij është shpresa e vetme, për shpëtimin e Shqipërisë në të gjitha fushat, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit, në rrafshin e zhvillimit ekomomik por edhe në atë diplomatik e politik, si dhe të integrimit më të shpejtë të Shqipërisë në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".