Shteti në gjendje fatale nga sistemi i drejtësisë i kapur nga nëntoka kriminale

Shteti në gjendje fatale nga sistemi i drejtësisë i kapur nga nëntoka kriminale
Shteti në gjendje fatale nga sistemi i drejtësisë i kapur nga nëntoka kriminale

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 02 July 2024 - 07:49

Shkruan: ANALISTI-Reshat Badallaj –Zhuriani

Pra, rrënjët e këtij grupi kriminal nga mbi sipërfaqe të tokës, këta i kanë kanalet e rrënjët e thella dhe shumë të rrezikshme, dhe i gjithë ky zullum nga faqezinjtë, nga banditët e kryebanditët shkoj në kurrizin e popullit më të varfër në Ballkan, ndërkaq, ata kryebanditët që e kishin kapur shtetin deri dje, nuk kishin as brekë për të mbathur, u bënë super milionerë dhe siguruan pasuri jo më pak se 30 breza.

-Shpeshherë kemi shkruar dhe kemi vënë në pah për ta njoftuar opinionin e gjerë shqiptarë kudo që jeton se ky sistem i kalbur i drejtësisë nuk vepron assesi sipas ligjeve dhe sipas Kushtetutës së vendit, por është i kapur nga nëntoka kriminale. Ne si popull jemi dëshmitar të kohës se çfarë e çfarë hajnish, çfarë aferash e skandalesh kanë ndodhur në Republikën e Kosovës dhe lëre që nuk është burgosur askush, por as që ia kanë prishur terezinë. Tërë ky zinxhir i nëntokës kriminale, bashkë me serbianët bënin cirkus nëpër disa vende të Kosovës kinse po ndodh diçka, kinse funksionon policia, prokuroria e gjyqësia. Kjo nuk ka zgjatur shumë, pos nja dy tri ditë dhe pas perdeve janë zgërdhirë taman si ata qentë pas hënës.

Aq ishin të lidhur ngushtë me krim dhe të sigurt që këta hajnat mafio-oligarkësh më të rrezikshmit se klani i "Zemunpoljes", para kamerave televizive në ciruksane, dikush i thoshte kuvend, nga ulësja bërtiste, kinse deputet i thënçin:"Hajna dhe hajni nga mikrofoni thoshte:"SHKONI NE PREKURORI".Pra, merreni me mend kjo bandë mafioze aq të sigurt ishin që nuk i ha kali e zgërdhiheshin dhe aq më keq talleshin me popullin, se kinse populli është thasë me kashtë dhe nuk kupton. Po e zëmë, se nuk janë të vërteta shkrimet, kritikat për këtë kanal mafio oligarkësh të lidhur me krimin e organizuar atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë dhe shumë logjike:Po faktori ndërkombëtar,ambasadat e huaj e shumë sosh, kur thonin luftojeni krimin e organizuar dhe, edhe ata sipas tyre nuk qenkan të vërteta dhe jo serioze.

Pra, rrënjët e këtij grupi kriminal nga mbi sipërfaqe të tokës, këta i kanë kanalet e rrënjët e thella dhe shumë të rrezikshme, dhe i gjithë ky zullum nga faqezinjtë, nga banditët e kryebanditët shkoj në kurrizin e popullit më të varfër në Ballkan, ndërkaq, ata kryebanditët që e kishin kapur shtetin deri dje, nuk kishin as brekë për të mbathur, u bënë super milionerë dhe siguruan pasuri jo më pak se 30 breza. Mendoj se kjo racë e poshtër se nuk i njeh populli, secili mëhallë,fshat, qytet i din këta krye hajnat që e sakatosën Kosovën shumë më zi se klani i Zemunpoljes dhe i Drazh Mihajlit, dhe sot ecin kjo fëlliqësirë me fedellek se kinse nuk i njeh populli i shkretë. Po këtyre dhe kësaj racës së poshtër po jua shkërdhen në rrënjë e në degë i madhi zot, krejt kanë për ti larë në këtë botë sepse dora e mallkimit dhe dora e Zotit do t´i ndjek kudo që të shkojnë. Dhe akoma shkojnë me inate këto grupe mafioze dhe nuk janë në gjendje të dinë se sërish shkojnë në dëm të vendit dhe në dëm të popullit. Kjo racë shumë e poshtër e mos qofshin akoma nuk janë ngopur.

Po, perse pengohet të mos futet dhe të shti rrënjë VETTING-u, a thua kanë frikë se do ju konfiskohet pasuria e vjedhur nga djersa e popullit, ku e kanë hallin kjo racë e ndyrë dhe më e pashtër në tërë Ballkanin!? Sido që të jetë, nuk mund të mos merren seriozisht edhe mendimet e qytetarëve të Republikës së Kosovës se në fund të fundi, këta në letër thonë se çdo qytetar i vendit është i barabartë para ligjit. Të paktën kështu thonë sa për sy e faqe, ndërkaq, prapa kurrizit ta fusin hanxhar e sakicë. Skenarët e kësaj garniture të faqes së zezë sot a nesër do të varrosen sepse nuk ka mbetur asgjë pa u zbardhur. Do të zbardhen edhe të gjitha faqet e kësaj bande të kanaleve të nëntokës kriminale. Për këtë të jeni të bindur. Si ka mundësi një hajvan që deri dje nuk kishte bukë për ta ngopur barkun të bëhet i kamur si Bill Clintoni dhe 65 herë më i pas se ish kancelaria e Gjermanisë z.Angela Merkel që jetonte me një banesë dhe kjo racë shkërdhatash si në Dubai. Do ju vije koha edhe këtyre pa merak fare. Populli e dha mendimin e vet dhe kështu ka për të ndodhur!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".