Lexoni edhe:
Shteti në gjendje fatale nga sistemi i drejtësisë i kapur nga nëntoka kriminale
Shkruan: ANALISTI-Skënder Kapiti
Që kur në pushtet erdhën socialistët me Edi Ramën kryeministër shpopullimi i Shqipërisë u bë epidemi shoqërore, largimi i shqiptarëve nga atdheu i tyre duke ua kaluar edhe afganëve dhe sirianëve të cilët largoheshin prej pasojave të luftës civile. Regjimi korruptiv e anti human i Edi Ramës për nga pasojat ua kaloi edhe regjimeve e të vendeve që janë në luftë civile.
- Të dhënat zyrtare të Censit 2023 zbulojnë se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë, respektivisht popullsia tkurret për 500 mijë në krahasim me vitin 2011. Kjo rënie drastike vlerësohet të ketë ndodhur nga qeverisja kriminale e Kryeministrit Rama, ngase numri i qytetarëve shqiptar , shtetasve të larguar nga Shqipëria është tepër i madh, madje i fshehur në statistikat zyrtare të shtetit. Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri banojnë 2 milion e 402 mijë e 113 banorë. Edhe kjo shifër nuk është e saktë sepse që në vitin 2020 është folur se nga Shqipëria janë larguar mbi 600 mijë shqiptarë, dhe nga ajo kohë gjatë këtyre 4 viteve të tjera numri i të larguarve nga Shqipëria vetëm sa është rritur akoma më shumë. Por ka dyshime të mëdha se rezultati i këtij Censusi nuk është i saktë dhe ka manipulime përderisa edhe rezultati i tij u shpall me një vit vonesë pa asnjë arsye , por me qëllim që ky rezultat të manipulohej.
Shteti në gjendje fatale nga sistemi i drejtësisë i kapur nga nëntoka kriminale Lexoni edhe:
Është folur shumë për shpopullimin dhe për shqetësimin e vendeve të BE-së për dyndjet e shqiptarëve në vendet e tyre, dhe është folur dhe janë faktuar edhe shkaqet se pse shqiptarët largohen jashtë vendit, si refugjatë ekonomikë dhe si azilkërkues. Shqiptarët largohen nga pasiguria ekonomike,juridike, nga korrupsioni, varfëria e papunësia, nga ato se çfarë ua bëjnë jetën të pasigurt dhe të palumtur në Shqipëri. Dhe absurditeti është ky: se ndërsa shqiptarët largohen nga Shqipëria, kryeministri i Shqipërisë bën marrëveshje për të strehuar emigrant dhe refugjatët e huaj nga vendet e Evropës.
Por çudia është se si ka mundësi që kjo gjendje në Shqipëri të vazhdojë dhe ajo tjetra më e çuditshme është fakti se si vazhdon e qeveris ky pushtet dhe madje pretendon se do të vazhdojë akoma edhe më gjatë për dy apo tre mandate te tjera. Opozita nuk duket gjëkundi sa që mund të thuhet se ajo është asfiksuar politikisht. Dhe duke parë gjendjen mjerane ku ka rënë opozita sot mund edhe të thuhet që edhe ajo është manipuluar, kapur, blerë dhe është korruptuar nga pushteti dhe qeveria aktuale.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".