Lexoni edhe:
Qeverisja kriminale e Kryeministrit Rama po e rrezikon seriozisht zbrazjen e shtetit dhe të ardhmen e kombit
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Ende mund të shpresohet se mund të kemi një zgjim, të njerëzit qëllim mirë të BE-së dhe NATO-s , se më në fund do të kuptojnë së çka është duke ndodhur që shumë vite në Serbi dhe me Serbinë. Të kuptojnë hegjemonizmin irracional dhe të pakontrolluar etno-kleriko-nacionalist, i cili, nëse nuk stopohet , do të sjellë dhunë në rajonin ende të trazuar të Ballkanit. -Beogradi zyrtar ende po përgatitë kurthe të reja ndaj Kosovës në bisedimet tashmë të pakuptimta përmes “Zajednicës” famoze për ndarje etnike. Këto kurthe të shovinizmit serbomadh mund të dërgojnë shtetet e Ballkanit në një luftë të re.
-BE-ja e cila edhe po i drejton bisedimet maratonike Kosovë-Serbi, e dinë mirë së Vuçiqi nuk është i interesuar për demokraci dhe paqë në rajon. Të gjithë e dinë së në preambulën kushtetuese , ende Kosova figuron si pjesë përbërëse e Serbisë. Të gjithë e dimë së BE –ja, e futi Kosovën në bisedime pa i vënë asnjë kusht Serbisë, e cila kishte krye gjenocid mbi shqiptarët. Dhe, kjo bëri që Serbia gjatë gjithë kohës të dialogut të zhvillon bisedimet sikur Kosova të ishte Krahinë Serbe, e jo që Kosova që 25 vite , është shtet sovran dhe i pavarur.
Të mendojmë vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, kur fillojë lufta në ish-Jugosllavi, së qka bënë ushtria dhe paramilitarët serb, në krye më Millosheviqin mbi myslimanet në BH dhe mbi shqiptarët në Kosovë. Vetë e filluan luftën për shkatërrimin më dhunë të federatës jugosllave. Të kujtojmë së në Kosovë ndodhën vrasje të tmerrshme të forcave policore ushtarake serbe ndaj civilëve shqiptarë, madje duke vra familje të tëra. Serbia e Millosheviqit bëri masakra në çdo cep të Kosovës. Ne Drenicë vranë 56 anëtarë të familjes të heroit, Adem Jashari. Viktimat kishin 7 deri në 70 vjet, në mesin e tyre burra, gra dhe fëmijë. Në Suharekë u vranë 48 anëtarë të familjes Berisha. Vranë serbo-çetnikët fëmijë të posa lindur,dhe fëmijë të tjerë deri në moshën 9 vjeçare. Pas vrasjes makabre kufomat i kishin bartur dhe gjuajtur në Batajnicë. Me të drejtë dyshohet së fashistët serb kufomat apo edhe të gjallët të bartur më frigoriferë në Serbi iu kishin marrë organet, e që këto veprime antinjerëzore, iu faturuan pa asnjë bazë pjesëtarëve të UÇK-së përmes raportit tendencioz të pro serbit zviceranit, Dick Marti.
Shumë pak është ngritur zëri institucional deri me sot, e kanë kaluar shumë vite pas lufte, që të hetohen serbët më kod gjenetik të prishur për veprimet më makabre ndaj shqiptarëve e veçmas për transplantim organesh .Ishe dashur kjo temë të ngritët në nivelin më të lartë të bisedimeve, nëse do të kemi bisedime të hajrit më ata që bënë gjenocid në krye të pushtetit të sotëm të Serbisë. Ishte turp nga TPI-ja në Hagë që nuk e dënojë Serbinë për urbicid dhe etnocid ndaj myslimaneve në BH dhe shqiptarëve të Kosovës,e që kishin fakte më bollëk .Ndodhën ngjarjet më tragjike të pas Luftës së Dytë Botërore në ish-Jugosllavi. Kjo tragjedi me vrasjen e afër 200 mijë vetave , u qitë në harresë pikërisht nga ato shtete të cilat edhe na kishin ndihmuar të çlirohemi nga Serbia okupatore. Të përkëdhelet kaq shumë një Vuçiq më damkë krimineli të luftës ne BH, dhe terroristi të rastit Banjska, kjo nuk është pritur nga BE-ja . E nëse ndodhe te rehabilitohet shtetit serb, BE-s, por edhe Amerikës do ti kthehet shpejt si bumerang. Putini dhe Vuçiqi më luftën në Ukrainë dhe më tendencën e futjes së zjarrit të luftës në Ballkan, do të krijonin një rend të ri botëror, sipas kutit të tyre.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".