Kryeministri Rama të hetohet dhe penalizohet nëse zbulohet se ka i manipuluar shifrat e regjistrimit të popullsisë

Kryeministri Rama të hetohet dhe penalizohet nëse zbulohet se ka i manipuluar shifrat e regjistrimit të popullsisë
Kryeministri Rama të hetohet dhe penalizohet nëse zbulohet se ka i manipuluar shifrat e regjistrimit të popullsisë

Dardan Grapci

  • 02 July 2024 - 22:39

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Nëse është e vërtete që Qeveria Rama ka bërë manipulime me shifrat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, atëherë duhet menjëherë të jep dorëheqje ose opozita duhet të kërkojë që kjo Qeveri të rrezohet pa as një kusht dhe asnjë ditë vonese, dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Për abuzimin e me shirat e popullsisë në Shqipëri, nuk duhet të kërkohet llogari vetëm nga Kryeministri Edi Rama por gjithashtu edhe drejtoresha e INSTAT duhet të hetohet, të largohet nga puna dhe të arrestohet për manipulim të shifrave.

 

Prandaj qytetarët e Shqipërisë duhet të ngritën dhe të protestojnë për këto manipulime, e të mos pajtohen me këto skandale dhe dallavere që ua ka bërë Qeveria Rama. Të gjithë e dimë që rinia shqiptare janë larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë, por nuk është dashur që të bëhen manipulime, sepse në fund janë qytetarët ata të cilët e dinë se sa banorë i ka secila komunë ku jetojnë dhe kjo nuk mundë të shtrembërohet, të ngritët në shifra as të zvogëlohet. Tani publikimi që ka bërë Instituti i Statistikave të Shqipërisë lidhur me të dhënat e Censit 2023, të dhëna këto shqetësues për trenin në rritje të zvogëlimit dhe tkurrje të popullsisë në Shqipëri, gjithsesi se është edhe një tjetër grusht shokues për Qeverinë e tej korruptuar dhe kriminalizuar të udhëhequr nga Edi Rama.

Të dhënat zyrtare të Censit 2023 zbulojnë se në Shqipëri jetojnë 2 milionë e 402 mijë e 113 banorë, respektivisht popullsia tkurret për 500 mijë në krahasim me vitin 2011. Kjo rënie drastike vlerësohet të ketë ndodhur nga qeverisja kriminale e Kryeministrit Rama, ngase numri I qytetarëve shqiptar , shtetasve të larguar nga Shqipëria është tepër i madh, madje i fshehur në statistikat zyrtare të shtetit. Sipas këtyre rezultateve në Shqipëri banojnë 2 milion e 402 mijë e 113 banorë. Dihet kaherë, si e vërtetë publike, që numri i banorëve në Shqipëri ka qenë përherë objekt i debatit politik. Opozita me të drejtë po konstaton se që kur Partia Socialiste mori pushtetin në vitin 2013, nga Shqipëria janë larguar 1 milion banorë ose më shumë. Edhe tani pas regjistrimi të vitit të kaluar, dyshimet për manipulimin e rezultateve të Censit u përforcuan për shkak të vonesës së publikimit të rezultatit. Intervistimi i popullsisë nisi në shtator dhe supozohej të zgjaste vetëm 6 javë.

Por pas mbylljes së procesit u tha se rezultatet do të publikoheshin në datën 19 Qershor. Më vonë, drejtoresha e INSTAT e shtyu akoma më tej shpalljen e rezultateve deri në 28 Qershor. Këto janë vetëm rezultatet e para, pasi INSTAT do të publikojë në Tetor një platformë me të gjitha të dhënat e detajuara në nivel bashkie. Kësisoj vonesa zgjatet për thuajse një vit, pa një arsye të qenësishme, dhe tani dyshimet për një manipulim tepër të madhë janë dyshime të bazuara. Prirjet për të emigruar në Shqipëri janë të larta dhe ndër arsyet kryesore mbeten papunësia, korrupsioni dhe varfëria, të cilat po e rëndojnë nga ditë në ditë shumicën e popullatës në Shqipëri, të udhëhequr nga një rrjet narko mafioz i drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama, rrëzimi i të cilit është shpëtimi i vetëm i Shqipërisë në të gjitha fushat, në fuqizimin e sundimit të ligjit, në rrafshin e zhvillimit ekomomik por edhe atë diplomatik e politik, të integrimit më të shpejtë në BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".