Të gjitha janë deklarime për mashtrim, grupi terrorist i Radojçiqit nuk do të ekstradohet në Kosovë dhe nuk do të dënohet në Serbi

Të gjitha janë deklarime për mashtrim, grupi terrorist i Radojçiqit nuk do të ekstradohet në Kosovë dhe nuk do të dënohet në Serbi
Të gjitha janë deklarime për mashtrim, grupi terrorist i Radojçiqit nuk do të ekstradohet në Kosovë dhe nuk do të dënohet në Serbi

Muhamet Kelmendi

  • 02 July 2024 - 22:45

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Natyrisht se Kosova është kompetente për të vendosur për grupin terrorist të Radojçiqit. Këtë e tregon vendi ku është kryer krimi. Këtë e përcakton ligji dhe kjo kështu është kudo te vendet e ndryshme. Mirëpo, në rastin konkret as BE dhe as SHBA-të nuk po e mbrojnë këtë qëndrim ligjor. Po kërkojnë që shteti serb të merret me rastin e tillë. Shikuar këtej nuk besohet se në gjendjen e tillë do të dorëzohet grupi terrorist i Radojçiqit në Kosovë. Kushti është i pa vlerë politike! Nuk dihet pse u paraqit nga z.Kurti. Kjo, sepse me këtë nuk është as BE dhe as SHBA-të.

 

Juridikisht është dorëzimi i grupit terrorist në Kosovë i drejtë. Politikisht nuk po përkrahet. Nuk ka forcë që ndikon në këtë qëndrim , që grupi terrorist të dorëzohet në Kosovë. -Në kuadër të shqyrtimit të grupit terrorist të Radojçiqit ekzistojnë mendime dhe qëndrime të ndryshme. Ato po shfaqen sipas pozitës dhe animit politik që kanë shtetet ndaj Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Kryesisht konsistojnë tri qëndrime. . Qëndrimi amerikano-evropian i shfaqur nga administrata e Presidentit Bajden dhe nga politikanët e BEsë. Sipas kësaj teorie, kërkohet që shteti serb të hapi procedurën penale kundër grupit terrorist të Radojçiqit. Z.O'Brien tha: " Ne presim dhe besoj se na është premtuar se zotëri Radojçiq do të kaloj nëpër një proces të plotë ligjor në Serbi". SHBA-të, dhe kështu edhe BE kërkojnë që Serbia të ngitë padi kundër grupit të Radojçiqit dhe në Serbi të zhvillohet gjykimi për këtë grup. (fjalët: zoti Radojçiq, që nuk vlerësohet si terrorist, janë të z.O'Brien).

 Qëndrimi i shtetit serb ku terroristin Radojçiq e kanë vlerësuar si "hero" te shtetit serb për "çlirimin" e viseve të pushtuara serbe nga Kosova. Edhe terroristi Radojçiq dhe të rënët në aktin terrorist në Banjskë morën epitetet e "patriotëve dhe të atdhetarëve" serb që ranë për çlirimin e territorit serb, të Kosovës së "pushtuar". Grupi i terroristëve të udhëhequr nga terroristi Radojçiq ka në Serbi karakter "atdhetar" dhe ndaj tyre nuk mbahet shqyrtim kryesor për t'i dënuar, por janë thjeshte "atdhetar" serb. Qëndrimi i Kosovës ku kërkohet kapja dhe dorëzimi në Kosovë i terroristëve serbë të udhëhequr nga terroristi Radojçiq. Ky qëndrim është ligjërisht i drejtë, sepse kompetenca lëndore për veprat e tilla, caktohet sipas vendit të krimit. Mbi këtë bazë caktohet edhe gjykata kompetente për rastet e tilla të veprës penale. Kjo u paraqit në kushtet ndaj shtetit serb. Z. Kurti e paraqiti këtë në Bruksel. Atje kërkoj kapjen dhe dorëzimin e grupit të Radojçiqit në Kosovë. Kjo është ligjore, sepse në Kosovë është kryer vepra dhe në Kosovë është gjykata kompetente për të vendosur. Cila nga qëndrimet do të fitoj? Natyrisht se Kosova është kompetente për të vendosur për grupin terrorist të Radojçiqit. Këtë e tregon vendi ku është kryer krimi. Këtë e përcakton ligji dhe kjo kështu është kudo te vendet e ndryshme. Mirëpo, në rastin konkret as BE dhe as SHBA-të nuk po e mbrojnë këtë qëndrim ligjor. Po kërkojnë që shteti serb të merret me rastin e tillë. Shikuar këtej nuk besohet se në gjendjen e tillë do të dorëzohet grupi terrorist i Radojçiqit në Kosovë.

Kushti është i pa vlerë politike! Nuk dihet pse u paraqit nga z.Kurti. Kjo, sepse me këtë nuk është as BE dhe as SHBA-të. Juridikisht është dorëzimi i grupit terrorist në Kosovë i drejtë. Politikisht nuk po përkrahet. Nuk ka forcë që ndikon në këtë qëndrim , që grupi terrorist të dorëzohet në Kosovë. Po kërkohet shqyrtimi i këtij grupi në Serbi. Ndoshta do të shqyrtohet! Faktet flasin se as qëndrimi amerikan dhe as ai evropian nuk do të respektohen. Serbia mbron çdo aksion anti- Republikës së Kosovës. Ky është qëndrimi i njohur serb. Këtë e ka pikësynim shteti serb. Për këta pushtetar ultra nacionalist dhe serbomëdhenj Kosova "është" Serbi Me këtë as që pritet ndonjë dënim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".