Lexoni edhe:
Orban: Ia paraqitia një propozim për armëpushim Volodymyr Zelenskyt
Shkruan: ANALISTI-Skënder Mulliqi
Edhe ky vit është i humbur kur bëhet fjalë për dialogun. Takimi i fundit në Bruksel ishte takim i fundit për Borell, Lajçak dhe Eskobar. Vendet e tyre do ti zëvendësojë dikush tjetër nga evropianet dhe nga Amerika. Do të kemi edhe komision tjetër nga BE-ja. Sipas të gjitha gjasave dialogu do të vazhdohet pas zgjedhjeve në nëntor në Amerikë. Në Beograd shpresohet së do të fiton Donald Tramp, për të ndryshuar procesin e bisedimeve në favor të Serbisë, për ndarje të Kosovës, ose të shkëmbimeve territoriale siç e kishim në tavolinë këtë temë nga Thaçi e Vuçiqi e ndihmësit e tyre.
Orban: Ia paraqitia një propozim për armëpushim Volodymyr ZelenskytLexoni edhe:
Se a do të kemi një kthim të tillë radikal ,siç pretendon pala serbe, është spekuluese tash. Kjo do të qartësohet pas mbajtjes së zgjedhjeve atje , kur edhe përcaktohet fituesi i garës zgjedhore presidenciale. Unë mendojë megjithatë se zor, që Tramp me ardhjen e serishme në pushtet, do të përcaktohet për ndryshim kufijve në Ballkan, kur dihet se tash kemi një situatë krejt tjetër politike dhe të zhvillimeve në terren, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. -Pas një procesi të gabuar dhe hileqar nga Borell, Lajçak dhe Eskobar , shtrohet pyetja për çka kanë ende të bisedojnë Kosova dhe Serbia? Presidenti serb, Aleksandër Vuçiqi krejt çka është kërkuar nga ai, për zbatim të marrëveshjeve rrallë ndonjë e ka realizuar. Gjithmonë ka gjetur para BE-së arsyetime të rreme e manipulative .Nuk po pranon të zbaton as dy marrëveshjet e fundit të Brukselit dhe të Ohrit, e në anën tjetër po kërkon nga Kosova zbatim të marrëveshjes për Asociacionin të vitit 2013. Dhe, ky është shkaku që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk u takua së fundi më Vuçiqin në takimin trilateral të Brukselit.
Nga shumë arsye Kurti veçojë sulmin e fundit terrorist në Banjskë dhe refuzimin e Beogradit për të ekstraduar Kosovës, terroristin Millan Radojçiq. Rrëfimi për Banjskën është aktualizuar edhe gjatë takimit që ka pasur Vuçiqi, më presidentin francez , Emanuel Makron, i cili që kryesori që mbajti qëndrim kundër inkuadrimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo dhe pika për zbatim të aneks marrëveshjes së Ohrit nga Serbia ishin dy kushtet kryesore për vazhdim të bisedimeve që u paraqiten nga kryeministri, Albin Kurti. Duket që do të vijnë ndërmjetësues të tjerë, sepse humbi rasti i përparimit të procesit më ndërmjetësit e deritashëm për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Bëri mirë Kurti që kërkojë ekstradimin e Radojçiqit, për ti mbetur Serbisë gurë në qafë kjo temë , deri sa të ekstradojnë atë nëse eventualisht bashkëfajtori i tij, presidenti serb vendos për ekstradim, që vështirë të besohet, se në tërësi do ti dilnin në shesh të palarat në rastin terrorist të Banjskës, dhe për faktin tjetër së Serbia ende në preambulën kushtetuese e ka Kosovën pjesë përbërëse të saj. Ka mundësi ekstradimi vetëm nëse Beogradit zyrtar i bëhet presion i madh,e që nuk iu bë deri më tash, e BE-ja kishte mjaftë argumente. Edhe ky vit është i humbur kur bëhet fjalë për dialogun. Takimi i fundit në Bruksel ishte takim i fundit për Borell, Lajçak dhe Eskobar. Vendet e tyre do ti zëvendësojë dikush tjetër nga evropianet dhe nga Amerika.
Do të kemi edhe komision tjetër nga BE-ja. Sipas të gjitha gjasave dialogu do të vazhdohet pas zgjedhjeve në nëntor në Amerikë. Në Beograd shpresohet së do të fiton Donald Tramp, për të ndryshuar procesin e bisedimeve në favor të Serbisë, për ndarje të Kosovës, ose të shkëmbimeve territoriale siç e kishim në tavolinë këtë temë nga Thaçi e Vuçiqi e ndihmësit e tyre. Se a do të kemi një kthim të tillë radikal ,siç pretendon pala serbe, është spekuluese tash. Kjo do të qartësohet pas mbajtjes së zgjedhjeve atje , kur edhe përcaktohet fituesi i garës zgjedhore presidenciale. Unë mendojë megjithatë se zor, që Tramp me ardhjen e serishme në pushtet, do të përcaktohet për ndryshim kufijve në Ballkan, kur dihet se tash kemi një situatë krejt tjetër politike dhe të zhvillimeve në terren, pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë. As Amerika e Trampit është vështirë e besueshme ,që iu bënë favore ideve ruso serbo mëdha në Evropë dhe në Ballkan. Thjeshtë nuk është në interesin e botës perëndimore. Putin dhe Vuçiq pikërisht këtë po e dëshirojnë dhe po e synojnë, ta ndryshojnë rendin aktual botërore në favor të botës ruso-serbosllave. Madje nga shumë ekspertë ushtarakë dhe njerëz të politikës mendohet se Tramp do të jetë i ashpër në politikat zbatuese ekspansioniste të diktatorit , Vladimir Putin në Ukrainë dhe pretendimet e tija që më luftë ta kthen hegjemoninë e humbur të ish-Bashkimit Sovjetik. Në Ballkan Putin fortë dëshiron të hap edhe një front të ri lufte, që ti mundësohet fitorja në Ukrainë dhe vazhdimi i pushtimit të shteteve tjera të ish bllokut të Lindjes. NATO është në sprovë të madhe për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë, të kërcënuar seriozisht nga Putin dhe Vuçiq.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".