Jo feja, kombi mbi të gjitha

Jo feja,  kombi  mbi të gjitha
Jo feja,  kombi  mbi të gjitha

Gjon Keka

  • 03 July 2024 - 08:30

Nga Gjon Keka

E kanë gabim ata që mendojn se unë shkruaj e veprojë për ndonjë ideologji fetare,jo aspak, as nuk më intereson asnjë ideologji fetare, dhe as që i sjell dobi shoqërisë dhe kombit tonë ndonjë fe. Unë nuk jam as ma myderiz se myderizi i myslimanëve dhe as ma katolik se papa.

Kosova nuk ka nevojë për ndonjë ideologji fetare ,por ajo ka nevojë tepër shumë për rilindje dardane kombëtare, madje tepër tepër shumë ka nevojë për njerëz të shkencës, dijes e vlerave humane, njerëz që e pasurojnë kombin dhe i shërbejn atij me tërë qenjen e tij, Njerëz që kombin e kanë mbi të gjitha fetë, interesat vetjake dhe partiake, pra njerëz që e duan të mirën e përbashkët të kombit dhe jo atë të partisë ,vetes së tij apo grupit të interesit të tij etj.

Krejt bota e qytetëruar i kanë thënë lamtumirë feve dhe janë kap pas shkencës, e dijes, dhe ja ku kanë arritë në kulmin e shpikjeve e hulumtimeve shkencore dhe arritjeve teknologjike. Prandaj pse ne nuk mendojm me kokën tonë dhe t'i themi lamtumirë idelogjive fetare dhe të kapemi pas zhvillimit, pas kombit tonë ,pas të mirës së kombit tonë dhe ta pasurojmë kombin tonë me shpikje e hulumtime të reja shkencore ,në vend se të shtyhemi se cila është rrruga e vërtetë për në qiell, të punojmë këtu në tokë për të mirën tonë si komb e qiellin t'ia lëmë astronomëve e astrologëve dhe të ardhmes. Të mos i bashkohemi atyre popujve iluzionist e supersticioz që asnjë punë këtu në tokë nuk e ka zgjidh dhe nuk kanë nxjerrë në dritë asgjë e asnjë zhvillim, por vetëm sa kanë ndez zjarre e konflikte, vetëm sa kanë ndarë e trashë urrejtjen brenda vetë shoqërisë dhe popujve te tyre. Si islamizmi ashtu edhe katolicizmi kanë bërë krime dhe ende gjaku i pafajshëm i njerëzve flet edhe sot.Njëra e ka ndërtuar ideologjinë e saj me koka njerëzish ,tjetra me inkuzicione,prandaj nuk kemi nevojë për ideologji fetare për asnjë.

Besimi në Zot le të mbetet diçka krejtësisht pesonale dhe e brendshme, ashtu sikur mosbesimi,kryesorja kombi të jetë mbi të gjitha dhe brezat ta ndërtojnë të ardhmen e tyre mbi dije, shkencës dhe realitetin këtu në tokë. Koha është që ne si popull t'i bashkohemi popujve të shkencës, të zhvillimit të dritës e qytetërimit. Mjaft i kemi shikuar yjet e qiellin, mjaftë i kemi ngritë duart e bythtë përpjet ,tani është koha ta ngrem kokën lartë dhe të ecim drejt të ardhmes në dritë dhe ta bëjmë atdheun dhe kombin tonë komb të dijes, dritës ,shkencës dhe të kulturuar e qytetëruar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".